Panorama (Albania)

Ishte në “Arrest shtëpie”, plagos me thikë 31- vjeçarin

Arrestohet ish- i dënuari për grabitje e heqje të paligjshme lirie

-

Një ish- i dënuar me precedentë të theksuar kriminalë është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, për një plagosje të ndodhur 4 ditë më parë në zonën e Laprakës.

I arrestuari është Dashamir Musa, 29 vjeç, i cili e kishte të ndaluar daljen nga shtëpia, pasi ishte me masë sigurie nga Gjykata e Tiranës. Megjithatë, masa e arrestit shtëpiak nuk e ka penguar që jo vetëm të dalë, por edhe të kryejë një plagosje. Burime nga Policia e Tiranës thanë se Musa dyshohet të ketë plagosur me thikë 31- vjeçarin Denis Bregu, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Gjergj Legisi", siç thotë Policia, për motive të dobëta. Pas krimit, 29- vjeçari ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe është kapur pas katër ditësh nga shërbimet e Komisariat­it Nr. 3. Dashamir Musa konsideroh­et si person me rrezikshmë­ri të lartë, i dënuar më parë për grabitje, plagosje të rëndë me dashje, kundërshti­m të punonjësve të Policisë dhe së fundmi ishte me masë sigurie "Arrest shtëpie", për heqje të paligjshme të lirisë. "Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë të ngjarjes ku mbeti i plagosur me thikë 31- vjeçari D. B., specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariat­in Nr. 3, falë veprimeve të mirorganiz­uara, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ' Vjedhje', ' Plagosje e rëndë me dashje' dhe ' Kundërshti­m i punonjësit të Policisë'. Ndalimi i tij u bë pasi në rrugën ' Gjergj Legisi', për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. B., 31 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi D. M., në momentin që ka kryer këtë vepër penale ka qenë me masë sigurimi ' Arrest shtëpie' dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit", tha zyrtarisht Policia. PRECEDENTE­T E TE

ARRESTUARI­T Për herë të fundit, Dashamir Musa ishte arrestuar nga Policia e Tiranës më 24 prill të vitit 2015, pasi Prokuroria kishte dërguar urdhrin për ekzekutimi­n e vendimit penal nr. 3193, datë 18.12.2014, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me tre muaj burg për veprën penale "Heqje e paligjshme e lirisë". Ndërsa më herët, rreth 9 vite më parë, ai ishte arrestuar për një grabitje. Atëherë ishte vetëm 18 vjeç, por edhe në atë kohë Policia shprehej se ky person kishte qenë i dyshuar për disa vjedhje të tjera. Dashamir Musa u arrestua para 9 vitesh, pasi ndaj tij ishte bërë një kallëzim për vjedhjen me dhunë të një banese. Burime nga Policia thanë në atë kohë se gjatë verifikime­ve të kryera pas arrestimit të tij rezultoi se adoleshent­i ishte person i shpallur në kërkim edhe për një plagosje të ndodhur në muajin janar të vitit 2010 në zonën e Laprakës. Por së fundmi ishte denoncuar nga shtetasi Gjergji M., të cilit i dyshuari Dashamir Musa i kishte vjedhur me dhunë shtëpinë, pas një përleshjej­e me të. Përleshja kishte ndodhur sepse pronari i shtëpisë kishte zbuluar hajdutin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania