Panorama (Albania)

Parandaloh­en 2 raste të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi

-

Një shtetas grek dhe 5 shqiptarë janë arrestuar dje nga Policia greke gjatë një operacioni të shtrirë në Kipseli dhe në Patisia të Athinës. Greku i arrestuar është i moshës 37 vjeç, ndërsa 5 shqiptarët janë të moshave nga 27 deri në 44 vjeç. Megjithatë, mediat greke nuk i kanë bërë publikë emrat e tyre. Mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestrua­r 84 kg e 411 gramë marijuanë, 6245 euro, 400 mijë lekë shqiptare, një automjet, një motor, 1 peshore, si dhe 6 celularë. Mediat greke raportonin dje se ky grup ka arritur të fitojë nga trafikimi i drogës rreth 180 mijë euro. Më herët, Policia greke kishte zhvilluar edhe një tjetër operacion në kufirin greko- shqiptar. Në pranga janë vënë një grek dhe një shtetas shqiptar, pasi janë kapur me një sasi prej 102 kg marijuanë, që e kishin fshehur brenda automjetit, me të cilin po udhëtonin. Dy të arrestuarv­e u është gjetur edhe një sasi prej 0.2 gram kokainë, të cilën e mbante shtetasi shqiptar, Kastriot Selmani, 36 vjeç, lindur ne Sarandë e banues në Athinë. Droga, marijuanë, ishte e ndarë në 99 pako, ndërsa e gjithë sasia peshonte 102 kg e 590 gramë. Mediat greke raportuan dje se droga u kap në një automjet në Rajo të Igumenicës, ndërsa mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër dhe po tentonte të hynte në brendësi të tokës helene. Policia ka vënë në pranga shoferin grek 40 vjeç dhe pasagjerin shqiptar 36 vjeç, të cilit iu gjet e fshehur në trup edhe sasia e vogël e kokainës, që ai e tha se e ka për konsum vetjak. Ky i fundit kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe ndaj tij kishte masë ndalimi hyrje në territorin grek. SH. D

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania