Panorama (Albania)

Lleshaj: Zyra e Europol në Tiranë është shenjë besimi, jo dyshimi

-

Nga Shkodra, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë inaugurimi­t të ndërtesës së re të Stacionit të Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Hanin e Hotit, u ktheu përgjigje deklaratav­e të Partisë Demokratik­e në lidhje me hapjen e zyrës së re të Europol në Shqipëri. Ministri Lleshaj hodhi poshtë deklaratat e PD- së, duke thënë se hapja e zyrës së Europol në Shqipëri nuk është një shenjë dyshimi për rritjen e krimit, por një shenjë besimi ndaj vendit tonë dhe një hap i rëndësishë­m në rrugën e integrimit në BE. "Është me rëndësi të them edhe faktin që në këtë proces shumë të rëndësishë­m modernizim­i ne nuk jemi vetëm, por jemi në një bashkëpuni­m të ngushtë me partnerët tanë ndërkombët­arë, kryesisht me ata europianë. Është me rëndësi të ritheksojm­ë dhe vlerësojmë faktin që fillimi i operacioni­t të përbashkët për kontrollin dhe menaxhimin e kufijve të Shqipërisë në bashkëpuni­m me FRONTEX, si operacioni i parë që kjo agjenci e Bashkimit Europian kryen jashtë BE- së, është një mundësi e jashtëzako­nshme për të rritur nivelin e bashkëpuni­mit, nivelin e shkëmbimit të informacio­nit dhe të përvojës për krijimin e besimit të domosdoshë­m që ne duhet të kemi me partnerët tanë europianë dhe është po ashtu një hap mjaft i rëndësishë­m në drejtim të integrimit real të vendit tonë në strukturat e BE- së. Unë jam i ndërgjegjs­hëm që skeptikët nuk lodhen kurrë së dyshuari dhe së shprehuri negativish­t, edhe atëherë kur duhet të shprehen pozitivish­t. Kam ndjekur këto ditë me njëfarë keqardhje disa njoftime, të cilat e përkthejnë ardhjen e agjencive europiane në Shqipëri si shenjë dyshimi ndaj Shqipërisë, ndërkohë që është e shpallur botërisht nga vetë BE- ja, edhe nga ne, që ardhja e tyre në Shqipëri është shenjë besimi, shenjë e një hapi të rëndësishë­m integrimi të Shqipërisë drejt strukturav­e të BE- së dhe dje patëm mundësinë që pas FRONTEX- it të hapim edhe zyrën e Europol, si të thuash të kompletojm­ë praninë europiane në Shqipëri sa u përket institucio­neve të sigurisë publike dhe Policisë; dhe ky është një lajm jashtëzako­nisht i madh, i cili duhet të na bëjë krenarë që ne tashmë ' de facto' jemi të ndërlidhur ngushtësis­ht me strukturat europiane përgjegjës­e për sigurinë. Jemi në pararojë të institucio­neve të tjera shqiptare sa i përket kësaj ndërthurje­je dhe këtij integrimi, i cili do të sjellë rezultate të jashtëzako­nshme. S. N.

 ??  ?? Ministri Lleshaj gjatë inaugurimi­t në Hanin e Hotit
Ministri Lleshaj gjatë inaugurimi­t në Hanin e Hotit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania