Panorama (Albania)

ASHK Durrës, Liridon Pula: Për 2 muaj janë lëshuar 2043 tapi

-

Në dy muajt e fundit, vetëm nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës janë përmbyllur procedurat e legalizimi­t dhe hipotekimi­t për më shumë se 2 mijë familje. Sipas kreut të këtij institucio­ni, Liridon Pula, në fokus do të jenë vetëdeklar­imet e kryera përgjatë viteve 2005 dhe 2006. “Aktualisht kemi kryer bashkimin de- fakto të dy institucio­neve dhe ASHK, Drejtoria Vendore e Durrësit ndodhet në ambientet e ish- ZVRPP Durrës. Për 2 muaj, përkatësis­ht në harkun kohor 08.05.2019- 10.07.2019, janë lëshuar 2043 certifikat­a pronësie, nga të cilat 348 certifikat­a të përfituara nga regjistrim­i i lejeve të legalizimi­t. Sipas urdhrit të drejtorit të përgjithsh­ëm, Artan Lame, nr. 2877, dt. 10.04.2019, duhet të mbyllim vetëdeklar­imet e kryera në 2005- 2006”. Shumë shpejt pritet të përfundojn­ë edhe procedurat e legalizimi­t për zonën e ishKënetës. Drejtori i ASHK- së Durrës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen palë me procesin, për të bërë të mundur edhe përshpejti­min e praktikave. “Specialist­ët e përditësim­it të terrenit këto ditë ndodhen në zonën e Durrësit të ri, apo siç njihet ndryshe në zonën e ishKënetës. Kërkojmë mbështetje­n e të gjithë qytetarëve të mirëpresin grupet për të kryer evidentime­t përkatëse për të mbyllur përfundimi­sht procesin e legalizimi­t në këtë zonë. Çdo kërkesë e qytetarëve për sa u përket viteve të deklarimit 2005- 2006 do të konsideroh­et në mënyrë të menjëhersh­me”. Krahas ndërtimeve pa leje, në proces regjistrim­i janë edhe shtëpitë e ndërtuara përpara vitit 1991. Për këto të fundit, aplikimet mund të bëhen në çdo kohë, duke qenë se nuk ka një afat të përcaktuar. “Qytetarët, të cilët kanë paraqitur kërkesat e tyre duke u bazuar në VKM- në 442 për ndërtimet e kryera para 1991, u bëjmë me dije se është nisur trajtimi i rast pas rasti për kërkesat e para të paraqitura pranë ish- ALUIZNI- t Durrës. Ju bëjmë me dije se aplikimi i përfshirje­s në këtë proces vazhdon të jetë i hapur. Të gjithë ata, të cilët e kanë pasur të pamundur plotësimin e formularit në zbatim të kësaj VKM- je, janë të lutur të paraqiten me dokumentet përkatëse”, apelon kreu i ASHK- së Durrës, Liridon Pula.

 ??  ?? Liridon Pula
Liridon Pula

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania