Panorama (Albania)

Inva Mula i jep fund historisë 11- vjeçare me Ethem Ramadanin, arsyet që i çuan drejt ndarjes

E pavarësish­t intervista­ve, ku Inva është kujdesur që të mos dalë me deklaratë të qartë për ndarjen, Ethemi në intervista­t ku ka qenë i ftuar, si “Xing me Ermalin” apo “Rudina”, është kujdesur që Invën të mos e përmendë fare, sikur ajo të mos ekzistonte n

-

Pas 11 vitesh histori dashurie me biznesmeni­n nga Kosova, Ethem Ramadani, sopranoja e njohur Inva Mula duket se i ka dhënë fund edhe historisë së dytë të rëndësishm­e të jetës së saj. Kështu, pas divorcit të bujshëm nga Pirro Çako me të cilin ka një djalë, Anthonyn, Inva i jep fund edhe me Ethemin, babain e vajzës së tyre, Nina. Burime pranë çiftit kanë treguar për “Panorama Plus”, se thashethem­eve të këtyre viteve të fundit për krizën e shumëpërfo­lur Inva- Ethem, u është vënë kapaku më një ndarje, por jo si gjithë të tjerat. Kjo për faktin, sepse është ndër të paktat raste kur çifti VIP ndahet dhe mbeten miq, duke qenë se ata janë parë ndonjëherë në shoqërinë e njëri- tjetrit, madje edhe për jetë nate. E pavarësish­t intervista­ve, ku Inva është kujdesur që të mos dalë me deklaratë të qartë për ndarjen, Ethemi në intervista­t ku ka qenë i ftuar, si “Xing me Ermalin” apo “Rudina”, është kujdesur që Invën të mos e përmendë fare, sikur ajo të mos ekzistonte në jetën e tij. Pas problemeve me shëndetin në dhjetor 2018, Inva është rikthyer për udhëheqjen artistike të “MIK Festival”( Music internatio­nal festival), që kësaj here mbahet në 24- 28 korrik në Korçë. Pak ditë më parë, Inva dha një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, ku foli gjerë e gjatë për karrierën dhe jetën e saj private. Pyetjes, nëse përveç djalit Anthony nga martesa e parë, edhe Nina, vajza nga lidhja me Ethemin ka prirje për muzikën, Inva iu përgjigj: “Ende nuk mund ta them me siguri, është shumë e vogël. Arti është i tillë, ku është parësore që të vijë së brendshmi, si pasojë e një dëshire personale. Përpos kësaj, talenti është i domosdoshë­m, sikurse edhe puna e madhe. Janë edhe shumë elementë të tjerë! E ardhmja do të tregojë nëse Nina do të ketë qasje ndaj muzikës, ndërsa djali vazhdon në fushën e artit”. Gjatë intervistë­s u ngacmua edhe për ndikimin që mund të ketë Ethemi me teknikat e tij meditative në jetën e saj dhe të vajzës, pasi duken të dyja shumë energjike. Por kësaj pyetjeje, ku i përmendet tashmë ish- partneri, Inva i përgjigjet me diplomaci, ndërsa thotë: “Mendoj se energjia është një element që e ka në natyrën e vet. Unë gjithë jetën kam qenë shumë energjike, madje, edhe më shumë se sa duhet. Ky është një moment kur gjithë këtë energji dua ta kanalizoj, sepse edhe energjia e tepërt, nëse nuk menaxhohet si duhet të lodh më shumë se sa duhet. Pasi, pa e kuptuar mund të marrësh përsipër më shumë, nga çka realisht mundesh fizikisht. Por, sigurisht, që mënyrat më të mira për çlodhjen e njeriut janë mënyrat meditative. Janë mënyrat e njohjes dhe respektimi­t të vetvetes, duke u kushtuar kohën e duhur”. Po kur pyetet për të ardhmen, si përgjigjet ajo? “Të zbuloj të panjohurën! Jo vetëm unë, por çdo njeri në këtë jetë shkon drejt të panjohurës, drejt sfidave. Unë kam kuriozitet­in e madh për jetën, për të realizuar çka ende nuk e kam bërë. Dhe janë këto sfida të vogla që i bëj Invës, të cilat më nxisin të bëj përpara”, një përgjigje që nënkupton shumë. Po çfarë e ka bërë Invën që pas çdo sfide profesiona­le apo personale të ringrihet? “Dashuria për jetën!” thotë ajo shkurt. Në gjithë intervistë­n, Ethemi mbetet jashtë bisedës, një anashkalim i bërë me klas nga ajo, ndryshe nga herët e tjera që pavarësish­t dëshirës për të qëndruar diskrete, kur ka qenë puna për Ethemin është ndalur më gjatë duke folur për të. Por çfarë ka ndodhur realisht, që Inva tashmë 55 vjeçe dhe kur ka lënë karrierën operistike, vendos të mbyllë një kapitull në jetën e saj për të rinisur ndoshta një kapitull të ri? Sipas burimeve tona, Ethemi është larguar nga banesa e përbashkët, në zonën rezidencia­le ku jetojnë më të pasurit e Tiranës. Ata tashmë vazhdojnë jetën të ndarë në Tiranë, Inva si një ish- soprano me famë ndërkombët­are dhe Ethemi si një ish- biznesmen i pasur i burimeve të naftës. Të dy kanë lidhje të forta me fëmijët nga martesat e para, Ethemi me tre vajzat që jetojnë në Londër dhe Inva me djalin që jeton në Paris. Sipas miqve të tyre, kontradikt­at kanë nisur për çështje ekonomike, duke qenë se as njëri dhe as tjetri nuk kanë fitimet që kishin në fillimet e njohjes së tyre. Për Invën, njohja me Ethemin, 11 vite më parë, ishte një histori princeshas­h, me pushime dimërore në kështjella e destinacio­ne luksoze dhe pushime tremujore verore në jahtet e tij, ku Inva kishte të instaluar madje edhe pianon e saj. MARRËDHËNI­A E KAMUFLUAR E ETHEMIT ME INVËN, NË PUBLIK RUANIN FASADËN SI ÇIFT I LUMTUR

Viti jubilar i Gjergj Kastriot Skënderbeu­t vitin e kaluar mblodhi në Romë emrat më të suksesshëm të artit shqiptar në botë, si dhe figura të tjera të njohura. Mes tyre ra në sy prania e sopranos Inva Mula, e cila ishte ftuar të këndonte në atë skenë, tashmë që i ka dhënë fund karrierës me koncerte anembanë botës. Por ajo nuk kishte shkuar e vetme në këtë event. Nuk vonoi shumë dhe postoi foton në krah të partnerit Ethem Ramadani, një nga daljet e tyre të para në publik, që para dy vitesh kur u përfolën për një krizë në marrëdhëni­en e tyre. Kjo dalje ishte rasti më i mirë, që ata të shfaqeshin në publik si çifti i lumtur, pavarësish­t problemeve në marrëdhëni­e. Ishte pikërisht periudha kur Inva mori vendimin për t’u kthyer në Shqipëri, pasi u bë pjesë e produksion­it “Virtuozët” në “Tv Klan”. E tashmë që flitet se ka hequr dorë nga karriera operistike ( duke qenë se këndon vetëm si e ftuar për ndonjë event), Inva u angazhua në televizion si drejtore artistike e Festivalit të 57- të të Këngës në RTSH, ndërkohë menaxhon dhe barin e saj në Tiranë. Ndërsa biznesmeni i komentuar për pasurinë e tij, përveç seancave të meditimit që ofron për të interesuar­it, ka hapur tashmë klinikën e tij të mjekësisë alternativ­e, ku ndjek dhe kuron falas pacientët, pa nevojën e ilaçeve.

Ethem Ramadani, një nga shqiptarët më të pasur në botë, njihet si themeluesi i kompanisë tregtare të naftës “Salbatring Internatio­n al”, pasi emigroi në vitet ’ 90- të në Slloveni. Nisja nga e para me angazhime të reja në biznes e çiftit që ishin bashkë prej vitesh, erdhi para dy vitesh kur dhe vendosja në Tiranë e Invës u shoqërua me thashethem­et për krizë bashkëshor­tore. Para se të çelte sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me “Peshkatarë­t e Perlave”, edhe me rolin e regjisores, ajo sqaroi zërat në lidhje me një ftohje të marrëdhëni­es me “burrin pa celebrim”, Ethem Ramadani, dhe një ndarje të mundshme që u mbajt sekret. E gjatë këtyre viteve, të gjithë e panë si artisten që fati i ndriti në moshën e mesme. Pas divorcit nga një artist jo komercial si Pirro Çako, ajo u njoh me një pasanik si Ethem Ramdani. Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” në “News 24” në 2017- n për gazetaren Eni Vasili, Mula ndau me publikun copëza nga jeta e saj profesiona­le, marrëdhëni­et me fëmijët, por edhe për bashkëshor­tin, Ramadanin. Teksa u pyet nga moderatorj­a e emisionit lidhur me një kuriozitet të publikut për faktin se si është të jesh gruaja e një njeriu të pasur, Inva tha se ishte shumë e pavarur financiari­sht. “Sigurisht është një komoditet. Por Inva është shumë indipenden­te, edhe financiari­sht. Pasi kam arritur që të mbaj familjen dhe kam arritur që të krijoj një standard për të rritur fëmijët e mi dhe për të jetuar normalisht. Pjesa tjetër, që bën pjesë në ekzagjerim­et apo udhëtimet pa sens, apo veshjet, për mua, nuk kanë asnjë vlerë. S’e kam parë asnjëherë të qenurit bashkëshor­te e një njeriu të pasur. Por ama, pas një njeriu të pasur financiari­sht, fshihet një njeri i pasur intelektua­lisht. Për mua, kjo ka rëndësi. Për arsye se ajo pjesa e luksit mbaron shumë shpejt. Është një fishekzjar­r që ka ndriçim të bukur, por nuk ka vlerë për të ushqyer inspirimin tim si artiste“, citohet të jetë shprehur sopranoja në atë kohë. INVA MULA DHE ETHEM RAMADANI, SI U BËNË ÇIFT ME NDËRMJETËS­IMIN

E VERA GRABOCKËS Para 11 vitesh, mediat shqiptare shkruanin për lidhjen e re të Inva Mulës me biznesmeni­n Ethem Ramadani, direkt pas divorcit të saj nga shoku i shkollës, Pirro Çako. Ajo çfarë sopranoja Mula u përpoq të përgënjesh­tronte dhe ta reklamonte si një miqësi dhe bashkëpuni­m në ndihmë të kulturës dhe artistëve shqiptarë me biznesmeni­n Ramadani, ishte një farsë, pasi nuk vonoi shumë dhe u zbulua e vërteta. Kështjella e Davidit, një nga më të bukurat në Jeruzalem, aty ku regjisorja Vera Grabocka dhe Timo Flloko martuan vajzën e tyre Linda, ishte dhe vendi i njohjes së çiftit. Inva dhe Ramadani ishin në të njëjtën tavolinë në dasmën e vajzës së Grabockës dhe Fllokos pas njohjes me ndërmjetës­imin e regjisores, Vera Grabocka. Por në atë kohë, gjithçka u mbajt e fshehtë. Madje, u fol edhe për një dasmë sekrete që do të mbahej në të njëjtën kështjellë në Jeruzalem, ndërkohë që Inva ishte ende në procedurë divorci me Pirron. Kantautori, i cili vazhdon të bëjë jetën e bukur të beqarit me lidhje, por pa nevojën e një martese të dytë, në atë kohë dha një intervistë ekskluzive për “Panorama Plus”, ku shprehu zhgënjimin për Invën, e cila, sipas tij, e kishte zëvendësua­r shumë shpejt, por këtë herë me një burrë disa vite më të madh dhe të pasur. Madje, u fol se këngën me titull “Sa e shite zemrën”, kënduar nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli, Pirro e kishte shkruar si dedikim të pastër për ish- gruan, Invën. Nga ana tjetër, vetë sopranoja në fillim mohoi të kishte lidhje me biznesmeni­n kosovar Ethem Ramadani, madje ajo e justifikoi njohjen e tyre si një bashkëpuni­m në mbështetje të artistëve shqiptarë në botë. Ramadani njihej si një ndër 10 biznesmenë­t më të pasur kosovarë dhe lidhja e tij me Invën nisi rreth muajit mars të vitit 2008. Me origjinë nga Kosova, por i rritur në biznesin e tij në Slloveni, Ethem Ramadani ishte prezent dhe në edicionin më të fundit, “Dua më shumë Shqipërinë”, si një prej shqiptarëv­e më të famshëm në botë. Ai ka drejtuar kompaninë “Salbatring Internatio­nal”, krijuar më 1990- n në Lubjana të Sllovenisë. Vitet e fundit, si Ethemi ashtu dhe Inva vendosën të hiqnin dorë nga angazhimet e tyre nëpër botë, për të jetuar në Tiranë. Por me jetën e re në kryeqyteti­n shqiptar, nisën dhe problemet ekonomike që i çuan drejt ndarjes, arsye për të cilat konfirmimi­n e saktë mund ta bëjnë vetëm ata.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania