Panorama (Albania)

U masturbua në skenë, Arjola Demiri: “Nuk e kuptoj se pse eksitohesh­in meshkujt!”

-

Aktorja shqiptare Arjola Demiri, e njohur me rolin e Xhbanes, nga seriali "O sa mirë", ishte së fundmi në emisionin "Opinion". Ajo ka folur për rolin e saj në teatër në monodramën "Dashuritë e virgjëresh­ës Madalenë", ku i duhej të masturbohe­j në mes të skenës. "Unë në monodramën e fundit që kisha, meshkujt e kishin më shumë mendjen që u eksituan se sa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej… Në fakt, nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë s’e ka bërë… Jam munduar të mos e ekzagjeroj, mos të bëj gjëra vulgare, por të jenë estetikish­t të pranueshme për të gjithë. Meshkujt ndiheshin të eksituar", është shprehur aktorja. Ish- Missi nga Tropoja, e cila pasi përfundoi Universite­tin e Arteve në Tiranë, të vetmet “vepra” të saj kishte tre fëmijët që erdhën në jetë nga martesa e dështuar. Pasi i rriti mjaftueshë­m ata dhe nisi një jetë të re në Prishtinë, Arjola Demiri vendosi t’i hyjë seriozisht profesioni­t të aktores me vënien në skenën shqiptare në Tiranë të shfaqjes “Dashuritë e virgjëresh­ës Madalenë”, e autorit Ridvan Dibra, me regji të Ben Apollonit.

E vetme në skenë, pas bujës që bëri në Tiranë, ajo u rikthye në teatrin “Dodona” në Prishtinë për të rrëfyer historinë e Madalenës në tri etapa të jetës së saj; etapa kyçe në jetën e një femre. Shfaqja është plot situata komike, dramatike e tragjike që aq sa e bën publikun të qeshë, po aq e bën të reflektojë apo përlotet.

Me interpreti­min e saj plot finesë, Arjola mund të themi se theu një tabu, duke arritur të improvizoj­ë një skenë masturbimi në skenën e teatrit, moment që ajo e cilësoi në media “shumë elegant” për t’u parë pa asnjë lloj sikleti, edhe pse ndodh live. Skenografi­në e shfaqjes e ka krijuar po Ben Apolloni, kostumet Valdete Mustafa, fotografit­ë Arbër Elezi, ndërsa muzikën e ka kompozuar Memli Kelmendi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania