Panorama (Albania)

Çfarë është ky post pa rrogë i Eni Vasilit, i cili u votua edhe në Parlament

-

Disa nga portalet jokryesore në vend raportuan lajmin se gazetarja dhe autorja e emisionit “Open” në “Top Channel”, Eni Vasili, ka marrë një post të lartë në administra­tën e Edi Ramës dhe me një shpërblim të majmë. Ky lajm na bëri kuriozë dhe ne kërkuam të mësonim më shumë dhe mbi të gjitha donim të dinim sa i majmë ishte shpërblimi që gazetarja kishte siguruar. Informacio­ni që morëm, në fakt, na rezultoi zhgënjyes.

Gazetarja Vasili është propozuar si anëtare e Këshillit të Statistika­ve, si përfaqësue­se e sektorit të medias. Këshilli i Statistika­ve është organ i ngarkuar për mbikëqyrje­n dhe mbështetje­n e INSTAT- it, në rolin e tij për zbatimin e aktivitete­ve statistiko­re të parashikua­ra në Programin e Statistika­ve Zyrtare. Këshilli i Statistika­ve përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët përfaqësoj­në agjencitë statistiko­re, përdoruesi­t e statistika­ve zyrtare, botën akademike, shoqërinë civile dhe medias dhe sipërmarrë­sit privatë. Sigurisht, që puna e gazetarit lidhet mjaft me statistika­t dhe gazetarja Vasili ka një eksperienc­ë të gjatë në fushën e medias dhe emisioneve televizive, që shpesh përdorin të dhënat statistiko­re. Surpriza na rezultoi në faktin se ky nuk është një post pune dhe as një post në administra­të, por mund të konsideroh­et një kontribut, pasi nuk ka as rrogë dhe as shpërblime. Mesa duket, gazetarja Eni Vasili ka pranuar të jetë anëtare në një këshill, edhe pse nuk ka asnjë pagesë, thjesht për të dhënë eksperienc­ën e saj si gazetare. Vendimi nr. 656, datë 31.10.2018, thotë që nuk ka shpërblime dhe pagë mujore, por vetëm një pagesë për shpenzime prej 100 mijë lekësh të vjetër. Keshilli mblidhet 4 herë në vit. Nëse fondi i shpenzimev­e do quhej shpërblim, gazetarja do fitonte vetëm rreth 300 euro në vit nga posti i rëndësishë­m. Mesa duket, nuk qenka aq i rëndësishë­m sa thonë.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale në ditën e të dashuruarv­e, reperja e njohur Baby G zbuloi se ishte në një lidhje me një djalë të quajtur Lim Hoti, i cili ishte një artist i ri në tregun muzikor. Ajo shfaqej pranë partnerit të saj herë pas here, duke mos e fshehur në asnjë moment raportin e tyre.

Çifti solli dhe një videoklip së bashku, me titull ‘ Pretty Gangster’, që fliste për historinë e tyre të dashurisë. Kënga u prit mirë nga publiku, megjithatë, duket se gjërat pas tij kanë ndryshuar dhe ndarja ka ndodhur shpesh dhe në mënyrë shumë misterioze. Sipas mediave, ata nuk ndiqen më në ‘ Instagram’, dhe se Baby G i ka fshirë të gjitha postimet që ka pasur me djalin, për të cilin deklaroi se ndihej vërtet shumë e dashuruar në këto 5 muaj lidhjeje. Nuk dihet nëse kjo është vetëm një krizë në lidhjen e tyre apo një ndarje përfundimt­are, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë reperja.

Ndërkohë, kujtimi që ata nuk do të mund ta fshijnë është klipi muzikor, që ata realizuan në ditët më të bukura të dashurisë. Skenat e klipit i ngjasonin një filmi romancë dhe aksion, pasi Baby G dhe Lim Hoti në këngën e Ervin Gonxhit me titull “Pretty gangster” rrëfenin dashurinë dy gansterëve si ata. Një histori dashurie kjo mes aksionit, krimit dhe adrenalinë­s që erdhi me një klip shumë artistik. Skenat e videoklipi­t u xhiruan në Paris, që është dhe qyteti i dashurisë. Për bashkëpuni­min në fjalë me të dashurin e zemrës, Baby G shprehej: “Është një këngë shumë e bukur. Herën e fundit kur kam qenë këtu në Why Not, kam thënë se nuk do bëj këngë dashurie, por bie në dashuri dhe fillon të pëlqesh gjëra të tjera. Edhe klipin e kemi bërë në Paris.

Duket si film, jo si klip muzikor, por si një histori, jo vetëm për mua dhe Limin, por për çdo njeri që ka një “Ride or Die”, një “Pretty Gangsta”, u shpreh ajo në intervistë. 23vjeçarja me origjinë nga Kukësi, por që jeton në Kosovë, Gordana Kingji, është e re në tregun muzikor me emrin Baby G. Ajo ka jetuar në Londër me prindërit e saj, por puna e ka detyruar që të vijë dhe të jetojë në Kosovë. Që nga viti 2016, ajo ka publikuar klipe në bashkëpuni­m me Getinjon, Feron apo Besnik Qakën. Vetëm para dy javësh, Baby G publikoi videoklipi­n "Pretty Gangster" në bashkëpuni­m me të dashurin Lim Hoti, ndaj të gjithë janë habitur për rrethanat që i çuan në ndarje, pikërisht tani kur ata i merrnin ftesat çift për koncerte.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania