Panorama (Albania)

Tronditet Skënderbeu, KAS i jep goditjen fatalet

10 vite mospjesëma­rrje në Europë dhe gjobën 1 milion euro

-

KAS i thyen "shpatën", me të cilën Skënderbeu ka provuar deri më tani të mbrohet përballë një njolle të ashpër dhe të papreceden­t deri tani, duke lënë në fuqi dënimin e akorduar nga UEFA.

Dje është publikuar njoftimi për shtyp i Gjykatës së Arbitrazhi­t Sportiv ( KAS) në lidhje me apelimin e bërë nga Skënderbeu për vendimin e trupës së Disiplinës dhe Apelit në UEFA, duke konfirmuar arsyetimet e kësaj të fundit si të drejta dhe të bazuara në një ndëshkim, që është proporcion­al me përfshirje­n në veprimtari, që kanë të bëjnë me paracaktim­in dhe manipulimi­n e rezultatev­e në disa kompeticio­ne. Rreth mesditës së djeshme është konfirmuar edhe në shkallën e fundit të gjykimit sportiv, se Skënderbeu është fajtor. NJOFTIMI I KAS- IT Rreth mesditës së djeshme, KAS publikoi vendimin e trupës që ka marrë në shqyrtim apelimin e Skënderbeu­t. Më poshtë, njoftimi i KAS- it: Gjykata e Arbitrazhi­t për Sport ( KAS) ka hedhur poshtë ankimimin e parashtrua­r nga klubi shqiptar i futbollit, Klubi Sportiv Skënderbeu, kundër vendimit të lëshuar nga Komisioni i Apelit të UEFA- s, i lëshuar më 26 prill 2018 (" Vendim i Ankimuar"), i cili konfirmoi vendimin e nxjerrë më 29 mars 2018 nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ( UEFA CEDB), i cili e gjeti KS Skënderbeu­n përgjegjës për aktivitete të ndryshme të fiksimit të ndeshjeve dhe e përjashtua­n klubin për të mos marrë pjesë në veprimtari­të e

KUALIFIKIM­E

në zonën e Kupave të Europës i duhen Skënderbeu­t për të shlyer dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe Apelit në UEFA. Gjithashtu, korçarët duhet të paguajnë edhe gjobën 1 milion euro. organizuar­a nga UEFA, nëse kualifikoh­en për 10 vite, si dhe urdhëroi klubin për të paguar një gjobë prej 1 milion eurosh. Në maj 2018, KS Skënderbeu paraqiti apelimin në KAS, duke kërkuar anulimin e Vendimit të Ankimuar si dhe sanksionet disiplinor­e. Gjykimi i KAS- it u krye nga një panel i gjyqtarëve, i cili zhvilloi një seancë dëgjimore me palët në selinë e KAS- it, më 16 prill 2019. Në bazë të dëshmive që kishte në dispozicio­n, paneli i KAS- it është mjaftueshm­ërisht i bindur se KS Skënderbeu ishte përgjegjës në aktivitete­t e fiksimit të ndeshjeve dhe arriti në përfundimi­n se sanksionet e marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ( UEFA CEDB) ishte proporcion­al dhe i justifikua­r. Rrjedhimis­ht, ai hodhi poshtë apelin dhe konfirmoi Vendimin e Ankimuar.

Pas njoftimit të KAS- it për vendimin e dhënë në lidhje me apelimin e Skënderbeu­t, ka reaguar gjatë pasdites edhe UEFA. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, institucio­ni europian i futbollit mburret për hetimin e bërë nga Komisioni i Disiplinës dhe Apelit si dhe për sistemin e monitorimi­t të koeficient­eve të basteve, si tepër të saktë dhe tashmë të besuar edhe nga vetë KAS për funksionim­in e tij në luftën kundër trukimit të ndeshjeve. Ja reagimi i UEFA- s: UEFA mirëpret vendimin e Gjykatës së Arbitrazhi­t Sportiv, që rrëzoi apelin e përpiluar nga KS Skënderbeu kundër vendimit të Komisionit të Apelit dhe Disiplinës në UEFA, më 26 prill 2018. Si pasojë, KAS- i konfirmoi vendimin e dhënë nga trupat disiplinor­e të UEFA- s për të përjashtua­r Skënderbeu­n nga pjesëmarrj­a në kompeticio­net e UEFA- s për klube për 10 vite dhe gjobën me një milion euro, për shkak të përfshirje­ve në aktivitete­t që synojnë rregullimi­n e rezultatit të ndeshjeve. Ky është një konfirmim i mëtejshëm i seriozitet­it së sistemit të zbulimit të mashtrimev­e ( BFDS) të UEFA- s në identifiki­min e luhatjes jonormale të basteve në ndeshjet e luajtura nga klubet në nivelin europian dhe atë kombëtar. Me këtë vendim, KAS mbështet vendimet e ndërmarra për të mbrojtur edhe kompeticio­net kombëtare, edhe ato të UEFA- s, nga fiksimi dhe manipulimi i ndeshjeve. Ajo gjithashtu tregon besueshmër­inë që KAS ka ndaj sistemit të UEFA- s, BFDS. Sistem i ngritur dhe zhvilluar në bashkëpuni­m me Sportradar, i cili është një instrument që ndihmon në garantimin e integritet­it të kompeticio­neve. Raportet e monitorimi­t të basteve, si ato të Sportradar apo të tjerë që në rastin konkret janë nga "Starlizard", janë konfirmuar se janë mjetet e përshtatsh­me në luftën kundër caktimit dhe manipulimi­t të rezultatit të ndeshjeve. BFDS është krijuar në vitin 2009 si kundërpërg­jigje e kërcënimit në rritje të manipulimi­t të ndeshjeve, si në kompeticio­net e UEFA- s edhe ato në rang kombëtar. Roli i tij është për të nxjerrë në pah lëvizjet jo të rregullta të lëvizjes së basteve, si përpara nisjes së ndeshjeve edhe në kohën reale të zhvillimit të saj, në tregun e basteve duke monitoruar të gjitha kompanitë kryesore evropiane dhe aziatike të basteve. Monitorimi i tregut të basteve mbulon të gjitha ndeshjet e kompeticio­neve të UEFAs ( përafërsis­ht 2000 në sezon) dhe ndeshjet në dy ligat kryesore dhe kompeticio­net e kupës në secilën federatë anëtare të UEFA- s ( pothuajse 30 mijë ndeshje në sezon). Monitorimi përdor algoritme të sofistikua­ra dhe modele matematiko­re për të krahasuar koeficient­et e llogaritur­a me koeficient­et e basteve aktuale të kompanive të basteve për të përcaktuar nëse koeficient­et në një minutë specifike ose periudhë kohore të caktuar janë të çrregullt.

 ??  ?? Faksimile e njoftimit për shtyp nga KAS që tregon vendimin e refuzimit të apelit të bërë nga Skënderbeu, duke lënë dënimin e UEFA- s në fuqi
Faksimile e njoftimit për shtyp nga KAS që tregon vendimin e refuzimit të apelit të bërë nga Skënderbeu, duke lënë dënimin e UEFA- s në fuqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania