Panorama (Albania)

Këshilli fut në sistem gjashtë prokurorë të rinj

-

Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, pas përfundimi­t të intervista­ve ka zhvilluar dje mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera ka emëruar 6 prokurorë që futen për herë të parë në sistem. KLP- ja ka bërë kontrollin e përgjithsh­ëm të tyre, duke kërkuar informacio­ne nga institucio­net publike dhe këtë të premte vendosi t'i emërojë ata në disa prokurori të rretheve. "Në seancën plenare të sotme janë miratuar projektakt­et e verifikimi­t të pasurisë dhe figurës për 6 të diplomuari­t e Shkollës së Magjistrat­urës në vitin 2018 dhe emërimin e tyre si prokurorë dhe caktimin në pozicionin e prokurorëv­e: Eliora Elezi, Erida Visoçi, Mediana Meta, Françesk Ganaj, Odeta Todorushi dhe Albjona Papajani", njoftoi Këshilli. Kjo formë e emërimit të prokurorëv­e të rinj është rregulluar me anë të një metode pune, e cila dha rezultatet e para dhe do të vazhdojë në vite të përdoret. "Komisioni i Karrierës vendos themelin e një metode pune, që do të shoqërojë këtë proces në vite: vetingu i kandidatëv­e, të cilët emërohen prokurorë për herë të parë në hyrjen e tyre në sistem", tha dje KLP- ja. Ndërkohë, për emërimin e tyre, të gjashtë prokurorët e rinj janë pyetur për preferenca­t, në bazë edhe të nevojave. "KLP- ja u ka kërkuar informacio­n të gjitha institucio­neve ligjzbatue­se për këta kandidatë para emërimit të tyre si prokurorë. Këshilli u ka kërkuar kandidatëv­e të shprehin preferenca­t e tyre për caktim në pozicion sipas vendeve vakante, aktualisht në sistemin e prokuroris­ë dhe duke pasur parasysh nevojat e sistemit për prokurorë të rinj", njoftoi Këshilli.

 ??  ?? Prokurorët e rinj, dje pas mbledhjes së KLP
Prokurorët e rinj, dje pas mbledhjes së KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania