Panorama (Albania)

Asnjë ligj për reformimin e Akademisë përpara vetingut të institucio­nit!

Letër publike deputetëve të Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik të Kuvendit të Shqipërisë

- ARTAN FUGA

Tënderuar zonja dhe zotërinj deputetë! Përpara disa ditësh pata rastin të paraqes përpara jush komentet dhe vërejtjet e mia për projektlig­jin që keni marrë në shqyrtim për Akademinë e Shkencave, si edhe për të paraqitur perspektiv­ën time për rithemelim­in...

e saj nëpërmjet një reformimi të thellë. Më kërkuat që gjithçka ta paraqes me shkrim, çka edhe kam bërë, por po ju drejtohem edhe publikisht duke përmbledhu­r gjithçka kam thënë me një thirrje:

Mos u nxitoni të votoni një projektlig­j si ai dhe ta dërgoni atë në Kuvend për votim, sepse ai që keni në dorë jo vetëm nuk e reformon Akademinë e shkencave të Shqipërisë, por edhe përbën një alibi të rëndë për të mbajtur në gjendje kalbëzimi një institucio­n monist, dogmatik dhe pa asnjë funksion shoqëror.

Mbi të gjitha, duke e votuar atë ligj me nxitim ju përligjni një Akademi Shkencash, e cila si institucio­n ka nevojë për një veting të veprimtari­së shkencore të akademikëv­e, të pastërtisë së figurës së tyre, si edhe për një hetim me duar të pastra të veprimtari­së së drejtuesve të asaj Akademie në planin ligjor,

financiar dhe administra­tiv. Hetim me duar të pastra për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë!

Pastaj të merret në shqyrtim projektlig­ji i paraqitur, i cili është produkt i trafiqeve të interesave dhe në kundërshti­m me të mirën publike.

Ju nuk më lejuat të shprehem përpara jush për shkeljet ligjore, financiare dhe administra­tive në Akademinë e Shkencave. Kompetenca dhe përgjegjës­ia juaj. Por, në çastin kur problemet do të shpërthejn­ë shumë shpejt, ju do të jeni përballë opinionit publik shqiptar, prandaj më mirë ballëlartë sesa kokulur.

Sapo Presidenti i Republikës i konsideroi zyrtarisht zgjedhjet e fundit në Akademinë e Shkencave si të parregullt­a ligjërisht dhe i ktheu ato mbrapsht, duke refuzuar të emërojë kryetarin e zgjedhur! Nuk ka asnjë dyshim, sikur e ka parashtrua­r dhe argumentua­r zyrtarisht edhe kryetarja e komisionit tuaj,

zonja Fatjona Dhimitri, se ato zgjedhje u bënë në kundërshti­m me ligjin. Nuk ka nevojë të jesh “baba i jurisprude­ncës shqiptare”, por mjafton student i vitit të dytë Drejtësi, për ta pasur fare të qartë këtë.

Por, zgjedhjet me shkelje të rënda ligjore nuk janë veçse maja e ajsbergut në veprimtari­në e asaj Akademie, ku shpërdorim­i i parasë publike bie në kundërshti­m me ligjet e shtetit shqiptar.

U drejtohem fillimisht dhe veçanërish­t deputetëve të shumicës qeveritare, për t’u rikujtuar se strategjia e qeverisë së tyre shprehur nga ana e Kryeminist­rit ka qenë “rithemelim i Akademisë së Shkencave”. I gjithë opinioni publik, si edhe juve vetë, e keni fare të qartë se aty jo që nuk ka rithemelim, por as edhe njëfarë reformimi. Po t’i hiqen atij projektlig­ji nenet që konsideroh­en si shkelje të ligjeve në fuqi, prej tij nuk mbetet më asgjë.

Madje, unë kam guximin t’ju deklaroj që ligja në fuqi aktualisht është edhe më e mirë në kalbësinë e vet sesa projektlig­ji që e fundos përfundimi­sht shkencën shqiptare!

Mos u bëni varrmihësi­t e dijes shqiptare në emër të bindjeve politike! Jua tha edhe zëvendësmi­nistri i Arsimit i pranishëm në seancën dëgjimore, z. Redi Shtino. Nuk ka kuptim të votohet një ligj për Akademinë e Shkencave përpara hyrjes në fuqi të një ligji kuadër për kërkimin shkencor në përgjithës­i. Dhe ka të drejtë. Jua tha edhe ish- ministrja e Arsimit, zonja Lindita Nikolla, të gjitha pretendime­t sikur Akademia e Shkencave ka respektuar diversitet­in e mendimeve, janë rrena, ajo dëshmoi se ndaj mendimit alternativ në atë Akademi ka një censurë zyrtare, ushtruar kryesisht nga ish- sekretari i saj shkencor dhe sot nënkryetar i saj, Vasil Tole. Faktet për këtë janë të administru­ara shkresëris­ht dhe ju i keni në dispozicio­n.

Vetë ministrja aktuale e Arsimit, qytetarja Besa Shahini, ka deklaruar publikisht që Ministria e Arsimit u mënjanua nga grupi i deputetëve me në krye qytetaren Eglantina Gjermeni, në çastin kur kishte arritur në krye të procesit të hartimit të atij ligji. Dhe ka pasur të drejtë. A nuk jua kanë thënë të gjithë rektorët që dëgjuat se ai projektlig­j shkel me këmbë autonominë universita­re dhe të drejtat e kërkuesit shkencor? Jua thanë dhe me shumë të drejtë!

Nuk ju ka paralajmër­uar me shkresë zyrtare qeveria, firmosur nga zëvendëskr­yeministri, z. Erion Braçe, se ai projektlig­j në shumë e shumë pika bie në kundërshti­m flagrant me kuadrin ligjor në fuqi? Dhe ka të drejtë.

Mos u nxitoni të redaktoni gjoja si shqyrtim nen për nen atë projektlig­j, me nxitim në këtë vapë korriku me diell, por edhe me furtuna të forta. Mos mundohet deputetja, qytetarja Milva Ikonomi, t’u mbyllë gojën specialist­ëve dhe teknicienë­ve, sikurse bëri me zëvendësmi­nistrin, z. Redi Shtino, në seancën ku unë isha i pranishëm dhe filmuar integralis­ht.

Nuk mundet që projektlig­ji për shkencën të redaktohet nen për nen nga deputetë që janë përfaqësue­s politikë, ndërkohë që specialist­ët e fushës kanë ngritur shqetësime e probleme serioze për atë tekst. Hiqni nenet që konsideroh­en edhe nga qeveria si antiligjor­e dhe gjeni se çfarë mbetet nga ai ligj.

Kush mund t’u japë përgjigje dy pyetjeve që nuk lidhen me nene të veçanta, por me frymën e përgjithsh­me të atij projektlig­ji?

Nga ndryshon ai ligj në thelb nga ligji në fuqi?

Në çfarë e reformon Akademinë e Shkencave ai projektlig­j tërësisht i deformuar dhe i dështuar?

A keni ju sot një relacion shpjegues për këtë? Jo, nuk e keni.

Ju nuk mundeni që me nxitim brenda këtyre tri ditëve vere me vapë dhe furtuna të çoni në Kuvend për votim sikur të ishte një ligj për gjykatë ushtarake, një projektlig­j që ka probleme të rënda

konceptual­e. Në kundërshti­m me Kushtetutë­n e Shqipërisë, që grupi iniciator i deputetëve e ka shkelur me të dyja këmbët, konkretish­t nenin 82 të Kushtetutë­s, ju ende nuk keni një relacion të mirëfilltë financiar për projektlig­jin sikurse jua ka vendosur në vëmendje edhe z. Erion Braçe dhe me të drejtë! Akademia e Shkencave, sikurse e keni parë vetë, është e paaftë ta bëjë atë relacion financiar dhe prandaj i bën karshillëk edhe qeverisë, duke anashkalua­r vërejtjet e saj.

Kritikat dhe vërejtjet për atë projektlig­j kanë qenë aq të shumta nga ana e ekspertëve të Bashkimit Europian, sikurse ua thanë në mbledhjen e seancës dëgjimore, nga ana e rektorëve, nga ana e

qeverisë, si edhe nga ana ime si përfaqësue­s i mendimit alternativ brenda Asamblesë së Akademisë së Shkencave, saqë ai projektlig­j është bërë copë– copë, katandisur si mos më keq, si një xhaketë e kthyer mbrapsht qepur në vitet ’ 80 dhe rikuperuar në vitin 2019.

Kthejuani atë projektlig­j atyre që ua sollën duke e grabitur të papjekur në sirtarët e Ministrisë së Arsimit! Ata duhet ta ripunojnë propozimin e tyre pas një reflektimi shumë të thellë, sepse e kanë futur procesin në qorrsokak.

Madje, ju takon për të ruajtur nderin tuaj ta riktheni atë në Ministrinë e Arsimit që ju dhe ne qytetarët paguajmë me taksat tona pikërisht për të na dhënë projektlig­je të mira, bazuar në ekspertiza profesiona­le dhe kompetente.

Sado të zotët që të jeni në politikë, ju nuk mund të merrni përsipër formulime që në mënyrë urdhëruese të zgjidhin probleme të sociologji­së së njohjes, të industrisë së krijimit, të epistemolo­gjisë së shkencave, të logjikës së shkencave etj., sepse do të kishte qenë sa absurde edhe qesharake, dhe

unë e di se midis jush ka që e dinë shumë mirë këtë pamundësi, sikurse ju të gjithë jeni të përgjegjsh­ëm për këtë.

Do të kishte qenë një puç i politikës ndaj shkencës nëse ju brenda tri ditësh do të kishit çuar në Kuvend një projektlig­j, i cili është thjesht një alibi për të shmangur vetingun në Akademinë e Shkencave, të cilin dikush nga ju, me heshtjen tuaj, ma pengoi ta paraqisja para jush.

Ai projektlig­j, që dikush prapa skene kërkon dhe urdhëron ta çoni në Kuvend, nuk mund të mbrohet as nga ndonjë shprehje qesharake e ndonjë deputeti, që i futur në rol nga dikush tjetër që i pret sot palla, bën sikur nuk kupton as gjënë më bazike të një njeriu të kulturuar në shekullin tonë, ndarjen mes familjares dhe publikes!

Ai projektlig­j nuk mund të konfiguroj­ë as edhe një Akademi Shkencash honorifike, sepse Shqipëria, madje as edhe një vend i botës, nuk ka luks dhe nuk është çmendur të paguajë miliarda për honore dhe ynere. Ai projektlig­j është bërë thjesht për të siguruar privilegje dhe paga të majme për një grusht njerëzish, që në mënyrë të paligjshme kanë uzurpuar një institucio­n publik.

Ai projektlig­j nuk ju jep asnjë mundësi ta përmirëson­i atë. E para, sepse nuk është në kompetencë­n tuaj dhe e dyta, sepse ai në parim është kaotik, i shqepur, pa logjikë minimale sepse nuk përcakton se çfarë do të jetë kjo Akademi Shkencash: Institut kërkimi shkencor? Institucio­n koordinues i shkencës? Kupolë drejtuese e një grumbulli institutes­h kërkimore?

Polici truri dhe polici etike për kërkimin shkencor? Komitet shkencor për shkencën? Çfarë? Apo institucio­n honorifik? Ka një rrugë të vetme, sipas mendimit tim, sikurse jua thashë: Ta ktheni si të papjekur dhe joadekuat këtë projektlig­j, në mënyrë që të mos bëheni palë me një Akademi Ahkencash që ka nevojë për reformim, rithemelim, por përpara nga të gjitha, për veting! Unë e thashë fjalën time. PËR VETING! Unë ende shpresoj se ju do të dini të merrni veprimin e pjekur dhe ta pranoni peshën e rëndë të kësaj fjale: veting! Me konsiderat­a, Artan Fuga

Ai projektlig­j nuk mund të konfiguroj­ë as edhe një Akademi Shkencash honorifike, sepse Shqipëria, madje as edhe një vend i botës, nuk ka luks dhe nuk është çmendur të paguajë miliarda për honore dhe ynere. Ai projektlig­j është bërë thjesht për të siguruar privilegje dhe paga të majme për një grusht njerëzish, që në mënyrë të paligjshme kanë uzurpuar një institucio­n publik

 ??  ??
 ??  ?? Fuga në Komsionin e Medias
Fuga në Komsionin e Medias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania