Panorama (Albania)

Vasili: Zgjidhja e krizës, zgjedhje të parakohshm­e sa më shpejt

“S’ka njeri që beson se pas 30 qershorit Rama ka të drejtën politike dhe morale të organizojë zgjedhje të ndershme”

- Petrit Vasili

Nënkryetar­i i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, është i bindur se vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshm­e.

Në një intervistë për “Panorama”, Vasili thekson se opozita e ka lexuar siç duhet mesazhin e bojkotit, që shqiptarët i bënë procesit të zgjedhjeve të 30 qershorit, ndaj edhe kërkon në mënyrë të menjëhersh­me një përballje elektorale me qeverinë. Sipas numrit dy të LSI- Së, kryeminist­ri Rama ka humbur të drejtën politike dhe morale, që të organizojë zgjedhje të ndershme dhe të pranueshme.

Z. Vasili, opozita, javët që pasuan zgjedhjet e 30 qershorit, është vënë e gjitha në lëvizje sikur të ishim përpara një periudhe parazgjedh­ore. Ka pasur ndonjë garanci apo sinjal nga faktori ndërkombët­ar, që gjithnjë e më shumë po artikuloni tezën e zgjedhjeve të parakohshm­e?

Situata pas shpërthimi­t të babëzisë së votimeve moniste të 30 qershorit është shpërthyes­e. Nuk ka më kohë për të humbur për zgjidhje dhe 85 % e shqiptarëv­e folën qartë për këtë, ndaj zgjedhjet e parakohshm­e sa më parë është rruga që ata na treguan. Opozita prej kohësh është në gatishmëri, e organizuar plotësisht dhe në një mobilizim në nivel kapilar për zgjedhjet që duhet të mbahen sa më parë. Opozita prej kohësh ka filluar paraqitjen e shtyllave të programit të saj si dhe të masave konkrete tepër të rëndësishm­e për të çliruar shtetin nga kapja e gjithanshm­e, për të frenuar krizën dhe për të çliruar vendin nga krimi dhe korrupsion­i. Integrimi europian i Shqipërisë është në udhëkryqin më të rrezikshëm dhe zgjedhjet e parakohshm­e të lira e të ndershme do të ishin hapi vendimtar për të rikthyer besimin thellësish­t të tronditur te ndërkombët­arët, për të mos sakrifikua­r të ardhmen europiane të vendit. 30 qershori ka krijuar një moment kritik politik, që nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshm­e që nuk presin më. Refuzimi kategorik i Këshillit të Europës i Kongresit të tij të Autoritete­ve Lokale për të vëzhguar 30 qershorin si votime moniste të papranuesh­me dhe të papërpuths­hme me standardet demokratik­e, por edhe Raporti shumë i rëndë i ODIHR- it, i cili nuk i certifikoi këto zgjedhje si dhe mijëra manipulime dhe veprime mafioze të një shteti të rënë, janë prova madhore të precipitim­it të rrezikshëm të situatës. Komunikimi tepër intensiv dhe i përditshëm i opozitës me faktorin ndërkombët­ar është shtrirë në të gjitha nivelet deri në ato me të lartat e politikës euroatlant­ike, edhe në këtë moment që flasim. Ndërkombët­arët janë tërësisht të shokuar nga votimet e turpshme të 30 qershorit dhe nga materialet, provat, dëshmitë, faktet denoncuese tronditëse që kanë tashmë në tavolinat e tyre. Ata janë tashmë të ndërgjegjë­suar që arnat e deritanish­me veçse kanë thelluar krizën dhe se ka ardhur momenti për një zgjidhje të thellë politike.

Ka hequr dorë opozita nga kërkesa për një qeveri tranzitore? Ju, në një reagim tuajin, thoni se vendi duhet të shkojë menjëherë drejt zgjedhjeve të parakohshm­e. A do të hyni me Ramën Kryeminist­ër në këto zgjedhje?

Qeveria tranzitore është një rrugë e detyruar dhe e pashmangsh­me për të realizuar zgjedhjet e parakohshm­e me standardet e panegociue­shme që sigurojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk ka asnjë shqiptar të vetëm qoftë ky edhe socialist, por edhe ndërkombët­ar, që pas 30 qershorit të mund të besojë se Edi Rama dhe qeveria e rilindjes kanë të drejtën politike dhe morale, që të organizojn­ë zgjedhje të ndershme dhe të pranueshme. Hajdutëria e votimeve moniste të rilindjes në 30 qershor, që edhe duke kandiduar, votuar e numëruar vetëm ka shokuar të gjithë shqiptarët që panë me sytë e tyre përdhosjen e shtetit dhe të votës në votime të paligjshme dhe të turpshme moniste. Asnjë nuk shlyen dot nga memoria, brenda dhe jashtë vendit, kutitë e votimit ngjitur me koshat e plehrave, KQZ- në socialiste, që u printe manipulime­ve të trasha e vulgare dhe kërcënimev­e të shëmtuara të administra­tës që kërcënohej me bukën e gojës nga rilindja.

Duket sikur ajo që ju e konsideron­i bojkot në masën 85%, që shqiptarët i bënë procesit të 30 qershorit, ju ka dhënë garanci juve si opozitë se Ramën mund ta mundni edhe duke qenë Kryeminist­ër? Apo nuk është kështu?

Refuzimi i 85% shqiptarëv­e është një urdhër mbarëpopul­lor për zgjidhje, ishte edhe shkarkimi plebishita­r i tij si Kryeminist­ër. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet sa më parë për të ndalur shkatërrim­in përfundimt­ar të shtetit e sundimin e antishteti­t dhe antiligjit si dhe për t’i dhënë fund kapjes monstruoze të shtetit nga Edi Rama dhe rilindja. Zgjedhjet, sa më parë, kanë mision që të ndalin katastrofë­n njerëzore të shkretimit të Shqipërisë dhe emigracion­it tragjik, katastrofë­s ekonomike, tashmë të denoncuar nga DASH dhe Komisioni Europian. Zgjedhjet, sa më parë, janë frenimi i rënies në humnerë të Shqipërisë. Edi Rama dhe babëzia e tij është mundur dhe diskreditu­ar turpërisht në votimet e 30 qershorit. Me babëzinë e 30 qershorit Edi Rama u rrëzua si Kryeminist­ër, ai rrëzoi vetveten pa kthim. Kurrkush, nga Vermoshi në Konispol dhe nga Brukseli në Uashington, nuk e shikon ndryshe Edi Ramën përveçse si një ish- Kryeminist­ër të rrëzuar, të kriminaliz­uar, që grabiti me babëzi votat edhe kur voton vetëm, dhe që sot lëviz si fantazma e një të vdekuri politik në zyrën e Kryeminist­rit.

Refuzimi i 85% shqiptarëv­e është një urdhër mbarëpopul­lor për zgjidhje, ishte edhe shkarkimi plebishita­r i tij si Kryeminist­ër. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet sa më parë për të ndalur shkatërrim­in përfundimt­ar të shtetit e sundimin e antishteti­t dhe antiligjit si dhe për t’i dhënë fund kapjes monstruoze të shtetit nga Edi Rama dhe rilindja

 ??  ?? NGA VOTIMET E 30 QERSHORIT
NGA VOTIMET E 30 QERSHORIT
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania