Panorama (Albania)

FETO, kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë botën

- MURAT AHMET YÖRÜK* * Ambasador i Republikës së Turqisë në Tiranë

Sotne përkujtojm­ë 3- vje torin e fitores së demokracis­ë që korri populli turk kundër tentativës tradhtare për grusht shteti të organizatë­s terroriste FETO në natën e 15 korrikut 2016. Atë natë, me thirrjen e Presidenti­t Recep Tayyip Erdogan, populli turk u bashkua me liderin...

e tij dhe si një lumë i rrëmbyeshë­m u derdh në rrugë, bulevarde dhe sheshe. Këta heronj, që nuk kishin hajmali të tjera përveçse duarve të tyre dhe zemrave që u rrihnin për atdheun dhe flamurin, atë natë shkruan legjendën e demokracis­ë. Populli turk, i gatshëm për dhënë gjakun dhe jetën e tij, i doli për zot rendit kushtetues, Parlamenti­t dhe qeverisë së tij të ligjshme. Bijtë e popullit turk i shndërruan trupat e tyre në mburoja për të mbrojtur të gjitha institucio­net demokratik­e. Ashtu siç kishte ndodhur gjatë procesit historik nga viti 1918 deri në vitin 1923, populli turk shpalli edhe një herë para gjithë botës se nuk do të lejonte asnjë lloj protektora­ti rajonal ose global.

Kjo ditë, të cilën ne sot e përkujtojn­ë në dritë pas asaj nate të errët, është një festë demokracie jo vetëm për ne, por për të gjithë popujt që besojnë te demokracia. Sot është “Dita jonë për Demokraci dhe Unitet Kombëtar”.

Tentativa për grusht shteti e 15 korrikut u organizua nga terroristë­t anëtarë të organizatë­s FETO, të cilët fshehurazi dhe tinëzisht kishin depërtuar në institucio­net shtetërore dhe forcat e armatosura të Turqisë. Kjo tentativë e urryer, gjatë së cilës 251 bij tanët ranë dëshmorë dhe mijëra të tjerë u plagosën, është aksioni më i përgjakshë­m terrorist në historinë e Republikës së Turqisë.

FETO, e cila e kishte kuptuar se nuk do të mund të ishte e suksesshme në Turqi, më 15 korrik kaloi në veprime, por u mposht përballë vullnetit të popullit tonë. Forcat që ndodheshin pas FETO- s kishin harruar vullnetin e çeliktë, vendosmëri­në, përkushtim­in dhe guximin e popullit turk.

Ajo natë, kur u masakruan qindra njerëz të pafajshëm që u derdhën rrugëve në emër të demokracis­ë, nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa e popullit turk. Më 15 korrik 2016, Turqia jetoi një ndër tronditjet më të mëdha të periudhës republikan­e.

Por populli turk brenda një kohe të shkurtër e mblodhi veten falë unitetit dhe solidarite­tit kombëtar dhe i mjekoi plagët. Të gjithë, pa dallime për arsye të origjinës etnike, fesë, sektit apo pikëpamjev­e politike, u bashkuan fort përreth idealit për mbrojtjen e demokracis­ë dhe të kombit.

Me një vetëbesim të lartë dhe duke qenë i bindur se do të arrijë suksese, populli turk tani po marshon drejt objektivav­e politike dhe ekonomike të vitit 2023. Gjatë tre vjetëve të fundit, ekonomia turke, ndonëse me disa dallgëzime periodike, ka vazhduar rritjen e saj të qëndrueshm­e. Projektet gjigante të përmasave globale që po realizohen kontribuoj­në jo vetëm në zhvillimin e Turqisë, por edhe në zhvillimin e ekonomisë rajonale dhe globale, si dhe në rritjen e mirëqenies. Falë masave që ka marrë në luftën kundër terrorizmi­t dhe reformave ligjore që ka nisur, Turqia është shndërruar në një vend më i sigurt, më i qetë, ku mund të jetohet mirë.

Anëtarët e organizatë­s terroriste FETO, duke u mbështetur në udhëzimet që marrin, në vende të ndryshme të botës përpiqen t’u prishin mendjen njerëzve me konceptet e “islamizmit të moderuar” dhe të “dialogut ndërfetar”. Ndërkaq, një kukull e quajtur Fethullah Gylen adhurohet në mënyrë perverse duke i atribuuar një shenjtëri komike. Gyleni e shikon veten si “imami i gjithësisë” dhe ‘ Mehdi” ( njeriu që tregon rrugën e drejtë). Ai është krijuesi dhe kreu i kësaj organizate sekrete terroriste dhe kriminale, të cilën në të njëjtën kohë e përdor si rrjet spiunazhi, pastrimi parash dhe korrupsion­i.

Si një qelizë kanceroze, FETO, duke fshehur qëllimet e saj të vërteta, depërton tinëzisht në organet jetike të vendit ku ndodhet, kap institucio­ne të sigurisë, gjyqësorit, ushtrisë dhe të botës së biznesit dhe pret “kohën e përshtatsh­me” për të pasur mundësi të vërë nën kontroll vendin sipas me koncepteve të saj.

Këta terroristë, të cilëve kur u prishen planet mund t’u erren sytë sa të organizojn­ë atentat kundër Presidenti­t të vendit ku janë shtetas, të bombardojn­ë me avionë luftarake Parlamenti­n e atij vendi, të sulmojnë me tanke popullin, policët dhe ushtrinë, natën e 15 korrikut 2016 e treguan fytyrën e tyre të vërtetë para gjithë botës. Pas 15 korrikut, të gjithë njerëzit në botë filluan të hetojnë për këtë organizatë.

Deri tani, në 22 vende i është dhënë fund veprimtari­së së shkollave që kishin lidhje me FETO- n, në 19 vende këto shkolla i kanë kaluar për administri­m Fondacioni­t Turk Maarif. Edhe në disa shtete të SHBA- ve kanë filluar dhe po vazhdojnë hetimet zyrtare ndaj këtyre shkollave.

Me keqardhje jemi dëshmitarë të faktit se FETO edhe në Shqipëri ka një prani shqetësues­e, kryesisht në sektorin e arsimit dhe të shëndetësi­së. Duke keqpërdoru­r dashurinë dhe afërsinë që populli vëlla shqiptar ka për Turqinë, këto shkolla kanë krijuar perceptimi­n se janë “shkolla turke”. Ato janë ndër burimet më të rëndësishm­e financiare të FETO- s. Duhet të dini se paratë që u paguhen këtyre shkollave, fatkeqësis­ht nga kanale të tjera, shkojnë për financimin e terrorizmi­t.

Sa më shumë që të thellohet prania e FETO- s në Shqipëri, po aq do të mund të shtohen edhe dëmet që kjo organizatë mund t’u shkaktojë strukturav­e civile dhe zyrtare të vendit. Këta aktorë të rëndomtë, të cilët sot heshtazi luajnë rolin e të lënduarit, nesër mund të shfaqen përballë jush si terroristë të etur për gjak dhe me armë në duar.

Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje motrave dhe vëllezërve të mi shqiptarë që po lexojnë këto radhë. Mos harroni se këta persona të paguar, të cilët për dhjetëra vjet duke u mbështetur në një perceptim të tillë depërtuan në çdo institucio­n të Turqisë, punojnë për llogari të një organizate terroriste ndërkombët­are. Gjithashtu, duhet të theksoj se FETO është një kërcënim që shqetëson jo vetëm Shqipërinë, por gjithë botën.

Me rastin e Ditës së Demokracis­ë dhe Unitetit Kombëtar përkujtoj me respekt gjithë heronjtë tanë të demokracis­ë, dëshiroj edhe një herë të prehen në paqe dëshmorët tanë. Uroj që Fitorja jonë e Demokracis­ë më 15 korrik të jetë një shembull për të gjithë popujt, qeveritë dhe shtetet që luftojnë për demokracin­ë në të gjithë botën.

 ??  ?? MURAT AHMET YÖRÜK*
MURAT AHMET YÖRÜK*
 ??  ?? Murat Ahmet Yörük, Ambasador i Republikës së Turqisë në Tiranë
Murat Ahmet Yörük, Ambasador i Republikës së Turqisë në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania