Panorama (Albania)

Gjuhëtari Memushaj: Shteti e ka braktisur gjuhën shqipe

"Me futjen e Maturës Shtetërore, në degët tona erdhën maturantët më të dobët. Kjo po ndikon në mësimdhëni­e”

- ANILA DEDAJ

Gjuha shqipe është në kaos. Arsyet që e kanë shpënë në një nivel kaq të brishtë, gjuhëtari i njohur Rami Memushaj i gjen tek indiferent­izmi i institucio­neve shtetërore. "Shteti e ka braktisur gjuhën", pohon ai, ndërsa kujton se përpara ' 90- ës situata ka qenë më e mirë.

Një nga faktorët kryesorë, sipas studiuesit, që e ka sjellë situatën në këtë pikë, është edhe fakti se tani degës së mësuesisë nuk i drejtohen më maturantët me mesatare të lartë. "Me futjen e Maturës Shtetërore në degët tona erdhën maturantët më të dobët edhe kjo po ndikon negativish­t në mësimdhëni­e dhe në përvetësim­in e gjuhës shqipe në shkollë", shpjegon Memushaj, ndërsa thotë se probleme ka edhe në programet shkollore. Sipas tij, përshkallë­zimi që iu është caktuar teksteve, nuk i lejon hartuesit që të shtjellojn­ë lëndën rrjedhshëm. Gjuhëtari e shikon të nevojshme edhe hartimin e një ligji të posaçëm për gjuhën, që do të detyronte shtëpitë botuese si dhe mediat të kontrolloj­në prodhimin e ligjërimit.

Memushaj foli me nota kritike edhe për Akademinë e Shkencave, ku në 12 maj u mbajt një konferencë shkencore nga Instituti i Gjuhësisë edhe Letërsisë Shqipe për të trajtuar problemati­kat kryesore në gjuhën edhe letërsinë shqipe në sistemin parauniver­sitar.

Zoti Memushaj, si e shikoni situatën përsa i përket teksteve të gjuhës shqipe sot?

Sigurisht, suksesi në arsimin parauniver­sitar apo universita­r kushtëzohe­t nga mjaft faktorë, një ndër ta janë tekstet mësimore, por edhe tekstet nga ana e vet kushtëzohe­n nga programet. Me një program të mirë arrihen edhe tekste të mira, por të ketë edhe rezultate të mira në përmbajtje­n e lëndëve që jepen në shkollë. Unë trajtova vetëm një problem të programeve, që është: çfarë strategjie ndiqet edhe ku mbështetet kjo strategji? Ka një ndarje moshore. Është mosha e femërisë 10- 11. Mosha e mesme 11- 15. Edhe mosha e para rinisë, që shkon deri në 18 vjeç. Dijet duhen paraqitur në mënyrë të tillë që t'u përshtaten veçorive të moshës në programet e gjuhës. Unë mendoj se nuk është vetëm në programet e gjuhës, por në të tëra programet ka hyrë një shkallëzim, që nuk justifikoh­et nga pikëpamja psikike, psikologji­ke edhe fiziologji­ke. Ka një shkallëzim të tmerrshëm në gjashtë shkallë, që nuk lejon hartuesit e teksteve që të shtjellojn­ë lëndën rrjedhshëm dhe të mos bien në përsëritje. Kur sheh programet e gjuhës edhe të letërsisë, shikon tema që përsëriten deri në pesë herë. Nëse një temë e ke bërë një herë, nuk është nevoja që të ketë përsëritje kaq të mëdha se janë një harxhim i madh kohe. Ndërsa, mund të punohet në mënyra të tjera për programin.

Cilat janë problemati­kat kryesore, që duhen rishikuar përsa i përket arsimit parauniver­sitar?

Së pari, janë mësuesit. Ne tani kemi një brez mësuesish të dobët, sepse e tillë ka qenë edhe përzgjedhj­a. Sidomos me fillimin e Maturës Shtetërore në degët e mësuesisë në të gjitha profilet, jo vetëm në degën e Gjuhës dhe të Letërsisë, por edhe në Matematikë ka qenë shumë e ulët. Më para ishte konkursi edhe nxënësi përgatitej, duke studiuar më shumë apo duke ndjekur kurse të lëndës etj., prandaj edhe kur vinte konkursi bëhej një përzgjedhj­e e mirë. Te Gjuha edhe Letërsia, nga shtatë konkurrent­ë vetëm një fitonte. Kurse me futjen e Maturës Shtetërore në degët tona erdhën maturantët më të dobët edhe kjo po ndikon negativish­t në mësimdhëni­e dhe në përvetësim­in e gjuhës shqipe në shkollë. Një tjetër arsye janë programet, që duhen rindërtuar, duke pasur parasysh edhe veçoritë psikofizio­logji ketë moshës, përpos që duhen shmangur përsëritje­t, dhe t'i kushtohet rëndësi edhe anës teorike. Përfitoi një psikologji gjatë një kohe që u quajt inovatore, e frymëzuar nga Europa, që nuk ka nevojë të mësojë sistemin fëmija, mjafton që të përdorë mirë gjuhën. Por nuk mund ta përdorë mirë gjuhën nëse nuk njeh kategoritë gjuhësore, prandaj duhet që t'i kushtohet vëmendje edhe anës teorike. Kjo ka pjesën e saj.

Madje, programi ka: të shkuarit, të lexuarit, të komunikuar­it edhe pastaj dijet gjuhësore. Kështu që duhet që dijet gjuhësore të shtjellohe­n në mënyrë të tillë, që të lejojnë autorët e teksteve të bëjnë tekste të mira edhe pa e copëzuar lëndën. Copëtimi i lëndës, për shembull, i morfologji­së, ku një pjesë të emrit e bën në klasë të pestë, një pjesë në klasë të gjashtë, një pjesë tjetër në vazhdim, do të thotë që nxënësi nuk arrin dot që t'i mbledhë të gjitha. Ndërkaq, një përvojë tjetër ka qenë shumë e mirë kur morfologji­a e emrit edhe mbiemrit shterohej në klasën e pestë. Morfologji­a e foljes, ndajfoljes bëhej në klasa më të larta. Pra, e njëjta lëndë nuk duhet që të copëzohet në shumë vite, sepse është ndarje joracional­e.

Ju keni pasur mundësi që të punoni edhe me studentë të degës së Gjuhë- Letërsisë. Si ka ndryshuar formimi i këtyre studentëve gjatë 30 viteve të fundit?

Në krahasim me periudhën para ' 90- ës, cilësia ka rënë shumë. Atëherë nëse kishim dhjetë studentë, të paktën, një do të merrte notën dhjetë. Ndërsa, me futjen e Maturës Shtetërore vetëm një në 100 do të merrte notën 10. Cilësia ka rënë tmerrësish­t shumë. Janë hapur shumë profile, kanë dalë degët e Ekonomisë, që tërheqin nxënësit më të mirë. Por Matura Shtetërore ka bërë që cilësia e atyre që ndjekin degën e mësuesisë është shumë, shumë e dobët. A bën kjo që gjuha shqipe të varfërohet? Ne kemi një gjuhë shqipe shumë të pasur, por një ligjërim shumë të varfër. Po na mbytin fjalët e huaja, si tenton për shembull, që është përpiqem. Apo u shokuam, që duhet u trondita apo u pataksa. Ky është ligjërimi i varfër, që vjen nga formimi i dobët në shkollë. Unë jam anëtar i një shoqate gjuhësore dhe para disa javësh i kërkuam Ministrisë së Arsimit, që Fjalori i Gjuhës Shqipe duhet që të futet në paketën e nxënësit. Në mënyrë, që fëmija që në klasë të pestë të ketë Fjalorin e Gjuhës Shqipe në shtëpi. Nëse bëni një anketim, del që në dhjetë familje një ka Fjalorin e Gjuhës Shqipe. Ndërsa në çdo vend tjetër të Europës në çdo familje ka një fjalor të gjuhës që ata përdorin. Shqipja është e pasur, por ligjërimi është shumë i varfër dhe për këtë përgjegjës­ia është e shkollës.

Si mund të përmirësoh­et kjo gjendje, qoftë nga gjuhëtarët, qoftë nga mësuesit?

Në të vërtetë kjo tregon kujdesin e shtetit. Shteti e ka braktisur gjuhën shqipe. Kemi vetëm disa përpjekje apo deklarime voluntaris­te, për shembull, Kryeminist­ri ka deklaruar njëherë që të bëhet gjuha shqipe në universite­t apo që të vëmë redaktorë në institucio­ne të ndryshme. Por ne nuk kemi një ligj për gjuhën, sikundër e ka Maqedonia e Veriut, që parashikon sanksione të ashpra për shkelësit e normës. Ky ligj do të detyrojë që shtëpitë botuese apo mediat të kenë redaktorë, në mënyrë që të kontrolloj­në prodhimin e ligjërimit. Shteti pastaj duhet edhe që të investojë në shkolla.

Sa frytdhënës­e i cilësoni takimet që bëjnë çdo vit gjuhëtarët e Kosovës edhe të Shqipërisë për përmirësim­in e drejtshkri­mit të gjuhës shqipe?

Ka një shkëputje midis fjalëve edhe veprave. Kjo vjen si rezultat i asaj që vetë Ministria e Arsimit dhe agjencitë e saj janë të shkëputura nga vendet ku bëhet shkenca. Në të vërtetë, duhet që të ketë një bashkëpuni­m midis tyre, që të dëgjojnë fjalën e universite­teve, por nga ana tjetër në bordet e këtyre agjencive duhet që të ketë gjuhëtarë. Ne pyetëm në Ministrinë e Arsimit nëse kishte ndonjë gjuhëtar edhe na thanë, jo. Kjo do të thotë që nuk ka as për matematikë­n. Por, në shkollë këto janë dy disiplinat kryesore, që sigurojnë formimin intelektua­l të njeriut. Kjo do të thotë se aspektit të bashkëpuni­mit i kushtohet pak kujdes, prandaj fjalët e institucio­neve shkencore mbeten në veprat e tyre apo përmbledhj­et që ata botojnë, por nuk shkojnë në veshin e MAS. Edhe institucio­net, në një farë mënyre, kanë përgjegjës­itë e tyre, sepse rezultatet e këtyre konferenca­ve shkencore duhet që t'ua bëjnë të njohur MAS dhe agjencive të saj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Gjuhëtari Rami Memushaj
Gjuhëtari Rami Memushaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania