Panorama (Albania)

Akuza për fletë votimi të falsifikua­ra, anëtari i KQZ: U ndanë para orës 7: 00

- Gazment Bardhi Bledar Skënderi

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi, u është përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, i cili një ditë më parë deklaroi se me urdhër të Kryeminist­rit Edi Rama, votimi në Bashkinë e Vaut të Dejës është bërë në fleta të falsifikua­ra pasi fletët e votimit nuk u zëvendësua­n pas djegies së bazës materiale të KZAZ- së. Skënderi përgënjesh­tron akuzat e numrit dy të PD- së, duke konfirmuar se fletët e votimit u zëvendësua­n nga materialet zgjedhore të prodhuara në Slloveni, ashtu sikurse qe njoftuar pak ditë pas ngjarjes që ndodhi në KZAZ- në e stacionuar në shkollën “Shejnaze Juka” pas sulmit nga militantët e PD- së, të cilët u vunë flakën materialev­e zgjedhore. Skënderi bëri publike edhe dokumentet që e vërtetojnë këtë fakt. Ai deklaron se fletët e votimit janë sjellë në Shqipëri në datë 29 qershor, pra, një ditë para zgjedhjeve, dhe shpërndarj­a e tyre ka përfunduar pas nisjes së procesit të votimit. “Pas djegies së KZAZ- së në dt. 27.06.2019 është kontaktuar direkt me kompaninë sllovene. Fletët e votimit janë prodhuar paraditen e dt. 28.06.2019. Transporti është kryer në dt. 29.06.2019. Fletët e votimit kanë kaluar pikën e kalimit kufitar rreth orës 1- 1: 30 të mëngjesit të dt. 30 qershor. Punonjësit tanë kanë pritur dhe dorëzuar fletët në KZAZ. Shpërndarj­a e gjithë bazës materiale për KQV ka mbaruar para orës 6. Të gjitha Qendrat e Votimit kanë qenë të hapura në orën 7: 00, sipas dispozitav­e të Kodit Zgjedhor”, shkruan Skënderi në “Facebook”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania