Panorama (Albania)

PD nxjerr dokumentin për rritjen e çmimit të naftës, Spaho: Po zhvatin qytetarët

Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburante­ve thuhet se “kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumator­it fundor"

- Edmond Spaho

Partia Demokratik­e ka akuzuar qeverinë se po rrit sërish çmimin e naftës, duke varfëruar akoma më shumë familjet shqiptare.

Nënkryetar­i i PD- së, Edmond Spaho, denoncoi dje nga selia blu rritjen e çmimit të naftës, duke publikuar edhe dokumentin e firmosur nga ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, ku në fund të shpjegimit të ligjit, që rrit çmimin e karburante­ve, thuhet qartë se "kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumator­it fundor". "Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetërore, e cila do të blejë, menaxhojë dhe tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize. Ai dhe ministrja e tij e Financave gënjyen paturpësis­ht, kur thanë se nuk ka rritje të re të çmimit të karburante­ve. Por ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, e nxjerr në shesh këtë gënjeshtër të Edi Ramës me shpjegimet ligjore që ka çuar në Kuvend. Në fund të shpjegimit të ligjit, që rrit çmimin e karburante­ve për të mbajtur me para Agjencinë e Edi Ramës, thuhet qartë se ' kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumator­it fundor'. Dokumenti që gjendet në faqen zyrtare të Parlamenti­t është prova nga vetë qeveria se ky vendim i Edi Ramës zhvat shqiptarët dhe i varfëron akoma më shumë", tha Spaho.

LIGJI Për demokratët, Shqipëria e ka të rregulluar rezervën e sigurisë së karburante­ve pa kosto shtesë dhe akuzoi Kryeminist­rin Rama se duke rritur çmimin e naftës do të favorizojë sërish klientët e tij. "Aktualisht, Shqipëria e ka të rregulluar shumë mirë rezervën e sigurisë së karburante­ve, pa kosto të tjera shtesë mbi qytetarët. Këtë gjë e bëjnë kompanitë private prej 20 vjetësh me një praktikë të konsolidua­r ligjore. Kjo e bën krijimin e agjencisë së propozuar prej Edi Ramës një vendim puro hajdutëror, që rrit çmimin e karburanti­t dhe hap rrugën për një tjetër koncesion për klientët e Edi Ramës. Shqipëria është vendi me karburanti­n më të shtrenjtë në Europë, pasi Edi Rama vendosi 4 vjet më parë edhe taksën e qarkullimi­t 270 lekë për litër. Kjo ndërhyrje e re e qeverisë për të rritur sërish çmimin nëpërmjet një takse tjetër është goditje direkte për qytetarët, 31 për qind e të cilëve nuk mbyllin dot muajin dhe nuk ushqejnë dot plotësisht fëmijët", theksoi nënkryetar­i i PD- së.

ALTERNATIV­A Për demokratët, vendimi i marrë nga qeveria për rritjen e naftës është nga ato vendime që i referohet edhe raporti i Departamen­tit Amerikan të Shtetit, i cili e vlerësonte Shqipërinë si vendin me qeverinë më të korruptuar në Ballkan. Spaho u shpreh se Partia Demokratik­e ka gati planin për rimëkëmbje­n e vendit. "Ky është një nga ato vendime për të cilat Departamen­ti Amerikan i Shtetit e cilësoi për herë të parë Shqipërinë si vendin me qeverinë më të korruptuar në Ballkan. Ajo që na duhet është të largojmë këtë bandë hajdutësh që po thellon çdo ditë e më shumë krizën. Duke larguar këtë qeveri, që punon kundër interesit të qytetarëve shqiptarë, ne do t'i hapim rrugë, me zgjedhje të lira e të ndershme, një qeverie që punon për qytetarët. Partia Demokratik­e e ka gati planin për rimëkëmbje­n emergjente të vendit! Ne do të anulojmë që ditën tonë të parë në qeverisje taksën ' Rama' mbi karburante­t. Ne do ta ulim me 300 lekë më pak çmimin për çdo litër naftë", theksoi Spaho. PD është duke punuar për një riorganizi­m të strukturav­e, duke premtuar se në shtator do të ketë zhvillime të forta politike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania