Panorama (Albania)

“Aferat e Ramës ndalen me protesta”, Shehaj: Taksë korruptive

- Agron Shehaj

Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Agron Shehaj, u ka bërë thirrje shqiptarëv­e të bashkohen në protestën që do të zhvillohet ditën e sotme kundër rritjes së çmimit të naftës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shehaj kujtoi se Kryeminist­ri Rama, njësoj si me taksën 5 euro të vendosur për koncesioni­n e Rrugës së Kombit do të rrisë çmimin e naftës për t'i ndarë me oligarkët. "Rama nuk ndalet, si në rastin e taksës prej 5 eurosh të koncesioni­t të Rrugës së Kombit, taksa e re mbi naftën që do të paguajnë shqiptarët do të kalojë direkt në xhepat e miqve të Ramës. Skema është e njëjta, qeveria u merr para shqiptarëv­e dhe i ndan me oligarkët për shërbime të panevojshm­e me vlera të pajustifik­uara: 15 mln në vit për koncesioni­n e Rrugës së Kombit, 12 mln në vit për Check up dhe tani 12 mln euro në vit për rezervat që akoma nuk e dimë se kujt do t'i shkojnë", u shpreh Shehaj. Për ish- deputetin demokrat edhe ish- anëtarin e Komisionit të Ekonomisë, aferat e qeverisë Rama mund të ndalen vetëm përmes protestave, ndaj edhe ka apeluar që të gjithë qytetarët të bashkohen në vendimin për të fikur automjetet mesditën e sotme në shenjë proteste ndaj ligjit të qeverisë. "Aferat korruptive të kësaj qeverie ndalohen vetëm me protesta, si në rastin e Teatrit dhe të Unazës së Madhe. Prandaj i ftoj të gjithë t'i bashkohen thirrjes për protestë kundër taksave mbi naftën. Në kushtet e kapjes totale të ekonomisë nga Rama dhe miqtë e tij, protesta qytetare është mënyra e vetme për ta ndalur", theksoi Shehaj. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale nga aktivistë të shoqërisë civile është kërkuar që të gjithë qytetarët të fikin automjetet ditën e sotme në rrethrrotu­llime dhe kryqëzime, nga ora 12: 00- 15: 00. "Ditën e hënën, datë 15 korrik. Të gjithë drejtuesit e automjetev­e të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotu­llime dhe kryqëzime, prej orës 12: 00- 15: 00, në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë për litër. # nafta150le­kë", thuhet në mesazhin e protestës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania