Panorama (Albania)

KPK: Kreu i Gjykatës së Apelit Shkodër cenoi besimin e publikut te drejtësia

Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it: Fuat Vjerdha ka mangësi profesiona­le, probleme dhe me pasurinë

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it shkarkoi nga detyra kreun e Gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha, më 10 qershor.

Sipas vendimit të zbardhur, KPK- ja ka arritur në përfundimi­n se Vjerdha ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë për kriterin e profesiona­lizimit dhe pasurisë, çfarë ka sjellë shkarkimin e tij nga detyra. Trupa gjykuese e KPK- së, e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko anëtare, evidentojn­ë në vendimin e zbardhur një sërë problemati­kash për këto dy kritere. Në vendimin e zbardhur thuhet se lidhur me aftësitë profesiona­le të gjyqtarit Fuat Vjerdha janë konstatuar mangësi profesiona­le të përsëritur­a, shkelje procedural­e dhe gjykim i dobët, për shkak të të cilave ai nuk arrin nivelin kualifikue­s. "Nga vlerësimi tërësor dhe kryesisht për sa i takon aspektit etiko- profesiona­l, rezulton se subjekti i rivlerësim­it ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë…", citohet në vendimin e KPK- së, ku shtohet se lidhur me kriterin e pasurisë Vjerdha ka kryer "deklarime të pamjaftues­hme në deklaratën veting dhe nuk ka justifikua­r në mënyrë bindëse mospërputh­jen e kësaj të fundit me deklaratat periodike lidhur me kursimet cash dhe gjendjet e likuiditet­eve në llogaritë bankare". PROBLEMET PROFESIO

NALE Në vendimin e zbardhur të Komisionit thuhet se në ushtrimin e funksionit si kryetar i Gjykatës, për gjyqtarin Vjerdha janë identifiku­ar problemati­ka lidhur me shortimin e çështjeve dhe caktimin e përshpejtu­ar të seancës së parë gjyqësore. Nga vëzhgimi i pesë dosjeve gjyqësore janë konstatuar mangësi në aftësinë për të administru­ar dosjet dhe për të mbikëqyrur saktësinë dhe plotësinë e akteve të dosjes. Mangësitë janë relativish­t të njëjta në mungesë të aktit formal për caktimin e seancës dhe mungesës së relacionit me shkrim. Në disa raste janë vërejtur edhe mosdokumen­time në vonesat për fillimin e seancave gjyqësore e dosje të painventar­izuara. Komisioni ka evidentuar disa problemati­ka lidhur me lehtësimin e akuzës ndaj Sokol Mjacajt, i dënuar me 10 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për bashkëpuni­m në vrasjen e të miturit 13- vjeçar A. L. në vitin 2010, i cili pasi fitoi lirinë kreu një vrasje të dyfishtë. Gjykata e Apelit Shkodër ka ndryshuar akuzën ndaj Mjacajt, duke mos e konsiderua­r atë si bashkëpunë­tor në vrasje, por duke e marrë të pandehur e deklaruar fajtor për veprat penale të "Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje" dhe "Moskallëzi­m krimi" e duke e dënuar atë me 4 vjet heqje lirie. Në vendimin e KPK- së thuhet se duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës, Gjykata ka lehtësuar pozitën e të pandehurit kur edhe pas përsëritje­s së pjesshme të hetimit gjyqësor nuk ka rezultuar që nga analiza e vlerësimit të fakteve dhe të dëshmive të dëshmitarë­ve të pyetur të kenë diktuar Gjykatën për të ndryshuar cilësimin juridik të veprës. Lidhur me këtë vendimmarr­je, Vjerdha ka pohuar para Komisionit se trupi gjykues është shprehur në bazë të bindjes së brendshme, të cilën ai vijonte ta kishte ende. Ai ka shtuar se ndoshta ka qenë i gabuar vlerësimi mbi akuzën "Sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjes", pasi me këtë pjesë të dënimit ai është penalizuar nga trupi gjykues dhe kurrsesi nuk ka qenë i favorizuar. Në vendim thuhet se edhe Inspektora­ti i Ministrisë së Drejtësisë ka konstatuar se trupa gjykuese e KPK- së në këtë rast nuk ka respektuar Kodin e Procedurës Penale. DEKLARIME TË PAMJAFTUES­HME Edhe pse nga analiza financiare ka rezultuar se gjyqtari Vjerdha ka pasur burime të mjaftueshm­e financiare për blerjen e pasurive të deklaruara, si edhe për të përballuar shpenzimet e kryera, ka evidentuar problemati­kë në gjendjen cash. Në vendim thuhet se, sipas përllogari­tjeve dhe analizës së kursimeve cash dhe shpjegimev­e të dhëna nga subjekti lidhur me mënyrën e deklarimit të tyre, duke i marrë të mirëqena këto pohime, rezulton se deri në fund të vitit 2016 ai ka realizuar shumën prej 1,582,029 lekësh si kursime cash. Ndërkohë, komisioni ka konstatuar se Vjerdha ka pasqyruar në deklaratën veting vetëm shumën prej 200,000 lekësh si gjendje cash në banesë. "Pra, rezulton një diferencë prej 1,382,029 lekësh vetëm mes gjendjes së kursimeve cash të grumbullua­ra në fund të vitit 2016 dhe shumës së kursimeve cash të deklaruara nga subjekti në deklaratën veting", thuhet në vendim. Shpjegimet e Vjerdhës se diferenca e shumës 1.683.129 lekësh midis deklaratës së vitit 2016 dhe asaj veting vjen si pasojë e shumave të parave që dispononte i ati që jeton me të, nuk e kanë bindur trupën gjykuese të KPKsë. Komisioni konkludon se dokumentac­ioni i paraqitur prej tij vlerësohet si pa efekt dhe i parëndësis­hëm lidhur me analizimin e kësaj pike dhe çmon se mosdeklari­mi i posedimit të likuiditet­eve në shumën prej 1,683,129 lekësh duhet të konsideroh­et si shkak për shkarkimin e tij nga detyra. Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari Vjerdha nuk ka deklaruar burimin e një autoveture "Daimler- 203CDI", ngjyrë gri, e vitit 2001, në bashkëpron­ësi me bashkëshor­ten e vet të blerë në 16 prill 2014 me vlerë 290 mijë lekë, por Komisioni e ka konsiderua­r atë si një pasaktësi që duhet mbajtur parasysh në një vlerësim tërësor.

Në vendimin e zbardhur thuhet se lidhur me aftësitë profesiona­le të gjyqtarit Fuat Vjerdha janë konstatuar mangësi profesiona­le të përsëritur­a, shkelje procedural­e dhe gjykim i dobët, për shkak të të cilave ai nuk arrin nivelin kualifikue­s

 ??  ?? Gjyqtari Fuat Vjerdha
Gjyqtari Fuat Vjerdha
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania