Panorama (Albania)

Jahti me turistë serbë rrezikoi të mbytej, shpëtohen nga roja bregdetare

-

VLORE – Jahti me turistë nga Serbia rrezikoi të mbytej, shpëtohen nga roja bregdetare. Jahti “Lamacoia”, 23 metra i gjatë, me flamurin italian pësoi defekt mbrëmjen e së shtunës. Në bordin e jahtit kanë qenë 7 persona me kombësi serbe. Alarmin për një defekt në motor, por më pas të konstatuar edhe për mungesë karburanti, kapiteni i jahtit e ka dhënë në afërsi të Lagunës së Karavastas­ë, ndërsa shtatë personat në bord kanë lajmëruar se ndiheshin në rrezik dhe për shkak të motit jo fort të mirë dhe detit më dallgë. Lajmërimi nga Drejtoria e Përgjithsh­ëm në Durrës është dhënë drejt Vlorës si zona më e afërt për t’i ardhur në ndihmë jahtit me flamur italian, ndërsa pavarësish­t rrezikut në det, personat në bord kanë lajmëruar se ata ndiheshin mirë. Rreth orës 19: 35, të mbrëmjes së të shtunës, në drejtim të jahtit është nisur anija P- 116 për në rajonin ku edhe ndodhej mjeti në rrezik, ndërsa është komunikuar me këta të fundit nëpërmjet radios. Veç anijes P- 116, në drejtim të mjetit në rrezik është nisur edhe mjeti i Guardia di Finanza nga Durrësi dhe një tjetër mjet i Guardia di Finanza nga Rradhima në Vlorë, rreth orës 21: 30. Pas mbërritjes në zonën ku ndodhej jahti në rrezik, rreth orës 22: 20 të së shtunës, nisi dhe përgatitja për rimorkimin e mjetit drejt portit të Vlorës, ndërsa rreth orës 04: 10 të mëngjesit të së dielës, anija RB mbërriti me jahtin e rimorkiuar në Portin e Vlorës. Gjendja e ekuipazhit ishte e mirë dhe ata nuk kishin probleme, ndërsa mësohej se jahti vinte nga Greqia. Rreth orës 10: 20, jahti me flamur italian, pasi është furnizuar dhe me karburant, ka dalë nga Porti i Vlorës për t’u larguar në drejtim të Durrësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania