Panorama (Albania)

I dënuar për falsifikim, i bllokohen 4 makina luksi

Bllokohen një "Porsche" dhe një "Mustang", në kërkim 4 të tjera

-

U ekstradua në Itali i akuzuar për falsifikim, i bllokohen katër automjete luksoze.

Ilir Lufaj, 43 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, pak kohë pas ekstradimi­t në vendin fqinj, hetuesit e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë Lezhë në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Kurbinit i kanë vënë nën sekuestro preventive katër makina luksi. Mes tyre janë një makinë tip "Porsche" dhe "Mustang". Përveç bllokimit të këtyre makinave që kanë një vlerë mijëra euro, mësohet se janë dhe katër makina të tjera luksi që janë regjistrua­r në emër të familjarëv­e të Lufajt, por që hetuesit nuk i kanë zbuluar ende se ku ndodhen. Bllokimi i automjetev­e është bërë nisur nga dyshimet se janë blerë duke pastruar para, të cilat janë siguruar nga aktivitete kriminale. Ilir Lufaj akuzohet nga drejtësia italiane se është pjesë e një grupi kriminal, që merrej me grabitje kryesisht në zonën e Mantovës. Pjesë e grupit dyshohet se ka qenë dhe një prej vëllezërve të tij, i cili gjithashtu është arrestuar nga autoritete­t italiane. Për sekuestrim­in e katër automjetev­e, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin ka dhënë vendim më 10 korrik, ndërkohë që punohet për gjetjen dhe sekuestrim­in edhe të katër automjetev­e të tjera luksoze, të regjistrua­ra në emër të familjarëv­e të 43- vjeçarit.

"Specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, zhvilluan operacioni­n policor ' LUKSI', për vendosjen e sekuestros preventive të disa automjetev­e të shtetasit I. L., i ekstraduar në Itali për veprat penale ' Falsifikim i dokumentev­e' dhe ' Grup i strukturua­r kriminal'. Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistrua­r për veprën penale ' Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari­së kriminale'. Bazuar në vendimin e datës 10.07.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, u vendos sekuestro preventive për katër automjete luksoze në pronësi të shtetasit I. L.. Gjithashtu po punohet për gjetjen dhe sekuestrim­in edhe të katër automjetev­e të tjera luksoze, të regjistrua­ra në emra të familjarëv­e të shtetasit I. L.. Policia në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vijon punën për dokumentim­in e plotë të aktiviteti­t të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë", bëhet e ditur zyrtarisht nga Policia.

 ??  ?? Makinat e sekuestrua­ra nga Policia
Makinat e sekuestrua­ra nga Policia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania