Panorama (Albania)

Gruaja zbulon hajdutin në shtëpi, arrestohet duke ikur me biçikletë

-

KAVAJE - Një 56- vjeçar që ka tentuar vjedhjen e banesës së një shtetaseje është arrestuar në flagrancë nga Policia gjatë tentativës për t'u larguar. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë dje se specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Kavajës arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ç., 56 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases H. K., banuese në Kavajë, por është konstatuar nga e zonja e banesës, e cila ka njoftuar menjëherë Policinë. Falë reagimit të menjëhersh­ëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë në tentativë për t'u larguar me biçikletë e shtetasit Xh. Ç., pranë banesës në të cilën kishte hyrë për të vjedhur. Disa ditë më parë, Policia e Kavajës arrestoi një tjetër person që po tentonte vjedhjen e një banese dhe rezultoi të ishte autor edhe i vjedhjes së 4 shtëpive të tjera. Në vijim të punës për parandalim­in e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, mbi bazën e informacio­neve të grumbullua­ra për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje banesash në Kavajë, është organizuar puna duke mbajtur nën vëzhgim shtetasin e dyshuar. Si rezultat i punës së mirorganiz­uar nga shërbimet policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. A., 32 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas u kap në oborrin e banesës e shtetasit Z. M., në të cilën kishte hyrë për të vjedhur. Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbullua­ra, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 4 vjedhjeve të tjera të banesave, të ndodhura gjatë muajit shkurt- qershor 2019 në Kavajë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania