Panorama (Albania)

Ishte dënuar me 6 vjet burg për grabitje, ekstradohe­t nga Belgjika

-

TIRANE - Një 41- vjeçar nga Shkodra që ishte shpallur në kërkim prej 9 vitesh u ekstradua dje nga Belgjika, i shoqëruar nga specialist­ët e Interpol Tiranës. Ai është Alket Preka, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për veprën penale "Vjedhje me dhunë" dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake". Shtetasi Alket Preka, në aksin rrugor Zogaj- Shirok ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër. Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri. Si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tiranës me Interpol Brukselin, Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimi­n drejt vendit tonë. Alket Preka rezulton i dënuar edhe më parë në Itali, Belgjikë dhe Shqipëri, për vepra të tjera penale. Në shkurt të vitit 2004, ai u dënua nga drejtësia italiane për një plagosje që e kishte kryer në vitin 2002. Sipas raportimev­e të mediave italiane në atë kohë, Preka, që atëherë ishte 26 vjeç, u gjykua me procedurë të shkurtuar nga Gjykata e Udines, ndonëse prokurori kishte kërkuar 8 vjet burg për rrethana rënduese. Ai akuzohej për plagosjen me kaçavidë të një shtetasi shqiptar mbrëmjen e 12 nëntorit 2002. Nga ana tjetër, avokati i tij kishte këmbëngulu­r se plagosja kishte ndodhur për vetëmbrojt­je. Personi që u plagos, shtetasi Arben S., u dyshua se e kishte sulmuar dhe në këtë kohë Preka kishte marrë një kaçavidë në garazh, duke e goditur atë në sup. Konflikti u dyshua se kishte nisur për një femër, dëshmia e së cilës nuk u mor asnjëherë, pasi u zhvendos së Amerikë. Sipas raportit të Policisë italiane, në kohën e arrestimit të Prekës ai ishte person në kërkim ndërkombët­ar, i dënuar me 10 vjet burg. "Preka në Shqipëri dhe Belgjikë ka qenë protagonis­t i dy ngjarjeve serioze. Në veçanti, në nëntor të vitit 2000, ku bashkë me një qytetar belg, i armatosur me një pistoletë me silenciato­r, sulmoi drejtuesin e një sheshi lojërash. Së bashku me një bashkëpunë­tor, i cili po mbante një thikë, kishte 200 mijë franga belge ( rreth 5 mijë euro) të dorëzuara, kështu që ata e kishin rrahur, plagosur dhe e lidhën të dëmtuarin me një kabllo elektrike".

 ??  ?? Lajmi i publikuar në mediat italiane
Lajmi i publikuar në mediat italiane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania