Panorama (Albania)

Shkeljet rrugore, mjetet fotografoh­en nga policë civilë

Masat në rrugët lidhëse me zonat br egdetare për të shmangur trafikun, shoferët shkelin Kodin Rrugor

-

Në një kohë që sezoni turistik është në kulmin e tij, duke sjellë edhe trafik të rënduar në rrugët lidhëse me zonat bregdetare, drejtuesit e automjetev­e shpesh bëhen burim aksidentes­h, duke shkelur rregullat e qarkullimi­t rrugor.

Për këtë arsye, Policia Rrugore ka marrë masa për të ndëshkuar, qoftë edhe në lëvizje, të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojn­ë sinjalisti­kën. Duke nxituar për të mos mbetur në trafik, jo vetëm që e bëjnë edhe më të vështirë lëvizjen e automjetev­e, por rrezikojnë edhe jetën e tyre e të të tjerëve. Policia ka menduar një zgjidhje për raste të tilla, duke vendosur efektivë civilë në akset lidhëse me zonat bregdetare, të cilët fotografoj­në shkeljet dhe vendosin gjobat në mungesë, sipas përcaktime­ve të Kodit Rrugor. Kjo është edhe një mënyrë për të shmangur rëndimin edhe më tepër të trafikut, dhe më pas automjeti që është ndëshkuar mund të ndalohet nga patrulla më e afërt, ku do i bëhet e ditur shkelja e kryer, në një zonë kur ka lirshmëri të lëvizjeve të mjeteve. "Sezoni turistik karakteriz­ohet nga një trafik i rënduar, kryesisht në rrugët lidhëse me zonat bregdetare dhe, për rrjedhojë, edhe shkeljet e rregullave të qarkullimi­t rrugor nga drejtues mjetesh që nxitojnë dhe sfidojnë rregullin, pa menduar pasojat e rrezikshme për vete dhe të tjerët, janë më të shumta", tha zyrtarisht Policia. Më tej, sqaroi se me qëllim parandalim­in e ngjarjeve rrugore dhe disiplinim­in e lëvizjes në raport me rregullat e qarkullimi­t, por edhe shmangien e kontrollev­e rutinë dhe jo efikase gjatë sezonit turistik, rrugorët e kryeqyteti­t monitorojn­ë dhe patrullojn­ë rrugët dhe segmentet problemati­ke me agjentë civilë dhe jo vetëm. Ata fokusohen vetëm tek ata përdorues rruge që shkelin rregullat e qarkullimi­t rrugor, duke dokumentua­r shkeljet e tyre me mjetet speciale që Policia Rrugore ka në përdorim. "Manifesto durim në drejtim", u drejtohet Policia shoferëve.

 ??  ?? Shkeljet e fotografua­ra nga policët civilë
Shkeljet e fotografua­ra nga policët civilë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania