Panorama (Albania)

EKSTRADIMI

-

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg" për shtetasin rus Rasul Mislaev, 34 vjeç, me qëllim ekstradimi. Rusi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechn­i e akuzon për veprën penale "Pjesëmarrj­a në organizatë terroriste". Mislaev kishte hyrë në vendin tonë si emigrant i paligjshëm, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur katër ditë më parë, pas një kohë të gjatë që iu deshën autoritete­ve për identifiki­min e tij. 34- vjeçari thuhet se në qershor të vitit 2013 është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik ( ISIS), duke qenë pjesëmarrë­s aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. Rasul Mislaev, gjatë seancës për rivlerësim­in e masës së sigurisë në Gjykatën e Durrësit, ka mohuar akuzat nga autoritete­t ruse. 34- vjeçari ka deklaruar se në Siri ka qenë për të krijuar një organizatë për t'u ardhur në ndihmë viktimave të luftës dhe jo për të luftuar krah ISIS- it. "Kam krijuar një organizatë për të mbledhur ndihma për viktimat e luftës në Siri, nuk jam terrorist. Mos më dorëzoni në Rusi se më rrezikohet jeta", është shprehur Mislaev. Mirëpo, sipas provave të autoritete­ve ruse Mislaev ka qenë pjesë e grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Ansëar, pjesë e ISIS- it. Rusi ka qëndruar për gati një vit në qendrën e paraburgim­it administra­tiv në Kareç, në Durrës. Ai ka hyrë në territorin e vendit tonë bashkë me emigrantë të tjerë nga vende në konflikt. Ndonëse shpeshherë është marrë në pyetje për identiteti­n e tij, Mislaev nuk ka pranuar asnjëherë të flasë, deri në momentin kur autoritete­t bënë identifiki­min e tij përmes agjencive partnere, nga ku u zbulua se ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Ai rezulton se ka udhëtuar në vitin 2013 nga Rusia në Turqi dhe mandej në Siri, ku në qytetin Kharitan i është bashkuar njësisë së armatosur të organizatë­s terroriste. Mislaev prezantohe­j përpara stafit të Kareçit si "Diego Maradona". Vetë Shqipëria dhe Rusia kanë mes tyre marrëveshj­e për ekstradim të ndërsjellë të personave të kërkuar nga drejtësia. Për rastin e 34- vjeçarit pritet që Ministria e Drejtësisë të kërkojë informacio­n të detajuar mbi veprimtari­në e Rasul Mislaev, në mënyrë që më pas Gjykata e Durrësit të japë dritë jeshile për ekstradimi­n e tij në Rusi, ku do të gjykohet për terrorizëm. stafi dhe punonjësit e Policisë Kufitare ia kishin vendosur emrin X, ndërsa njëkohësis­ht të huaj dhe agjentët e antiterror­it, të bindur se bëhej fjalë për një terrorist, vazhdonin të komunikoni­n me ndërkombët­aret dhe t'u kërkonin shenjat e gishtave. Ajo që e tradhtoi nuk ishte karakteri i tij i çuditshëm apo fakti që qëndronte i mënjanuar nga të tjerët, por e tradhtoi një telefonatë, një telefonatë e cila i çoi autoritete­t shqiptare në një komunikim të vazhdueshë­m me Rusinë, e cila nga ana e saj konfirmoi se ky shtetas ishte me kartelën ' alarm i kuq'.

Kur ai mbërriti në Shqipëri verën e 2018- ës së bashku me një grup emigrantës­h që vinin nga lufta, rusi u shtir si një person që as dëgjonte dhe as fliste. Pas shumë kohësh që u mbajt në vëzhgim, ngriti gjithnjë e më shumë dyshime se në fakt nuk ishte një person që po largohej nga lufta. Ai kishte arritur të mashtronte për identiteti­n e tij edhe emigrantët e tjerë, me të cilët kishte hyrë në territorin e vendit tonë.

 ??  ?? Rusi i arrestuar, Rasul Mislaev
Rusi i arrestuar, Rasul Mislaev
 ??  ??
 ??  ?? Makina e djegur në Fier
Makina e djegur në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania