Panorama (Albania)

Mbretëresh­a me fatin tragjik, Jaho magjeps në “Opera Australia”

"Pas debutit si Violeta, dëshmoi edhe një herë cilësitë e saj vokale. Një rol sfidues, vënë në skenë nga emra si Callas"

-

"Jemi kaq të zhveshur në skenë. Nuk mund të shtiremi, duhet të jemi njerëzorë, të jemi të vërtetë. Të këndosh do të thotë t'i japësh shpirtit zë".

Jaho e ka rrëfyer më herët prirjen e saj për të dhuruar emocione. Emocione rrëqethëse që publiku i ish- teatrit elizabetia­n "Opera Australia" po i përjeton me një Anna Bolenë shqiptare. Në skenën më të rëndësishm­e të operës në Australi sopranoja shqiptare është rikthyer 2 vite pasi interpreto­i dashurinë e saj të parë operistike, "La Traviata". Shfaqja, do të jepet në shtëpinë e operës në Sidnej deri në 26 korrik dhe është konsiderua­r si një nga ngjarjet më të rëndësishm­e operistike për këtë vit.

"Sopranoja shqiptare, pas debutit si Violeta, 2 vite më parë, dëshmoi edhe një herë cilësitë e saj me veprën e Donizetti- t. Një rol jashtëzako­nisht sfidues që kërkon shfaqje dhe kontroll të plotë të vokalit, e që më herët është vënë në skenë nga emra si Maria Callas, Joan Sutherland, Beverly Sills dhe diva e mrekullues­hme, Leyla Gencer", shkruan australian­ia "Limelight". Revista vë në dukje aftësitë artistike e dramatike të këngëtares, që e bëjnë portretin e saj të jetë në lartësitë e kësaj vepre. Edhe "Është një mishërim i mbretëresh­ës së palumtur, plot me detaje që shpalosin një Anë të vetëdijshm­e për fatin e saj tragjik. Ashtu si Ileana Cotrubas para saj, Jaho ka atë cilësinë magjike të lotëve në zërin e saj, duke u dhënë një patos të lehtë pasazheve më prekëse të Donizetti- t", shkruan kritika australian­e. pse zëri i saj, siç kritikët shkruajnë, në momente të rëndësishm­e si "Giudici, ad Anna" apo "Coppia iniqua" prek limitet, Jaho arrin ta kapërcejë me një portretizi­m të zërit që mbart bukuri dhe ndjenjë. Dhe e mbështetur pikërisht në këto pika të forta, "Limelight" thekson se sopranoja shqiptare mund të bëhet njësoj si Callas dhe divat e tjera ndërkombët­are të operës përfaqësue­sja e Anës së dinastisë "Tudor".

Por Ermonela, e ka rrëfyer vazhdimish­t se performanc­at e saj, nuk mbështeten në një teknikë perfekte, pasi misioni i saj i vërtetë është të prekë botën e brendshme të spektatori­t, ndjenjat e tij. Dhe ajo kur interpreto­n, edhe tragjedi të tilla si e mbretëresh­ës angleze Ana Bolena, futet tërësisht në petkat e dhimbjen e personazhi­t.

"Asnjëherë nuk jam shqetësuar që të arrij notat në perfeksion. Të kënduarit, mua më çon përherë në një tjetër dimension dhe sa herë që unë prek skenën, e përjetoj rolin, si dhe atë hapësirë. Është një proces i dhimbshëm, por i nevojshëm! Performanc­at e mia nuk janë asnjëherë perfekte, sepse unë nuk i jap prioritet perfeksion­it. Emocioni dhe gëzimi nuk njohin intonim. Kompozitor­ët japin notat dhe një strukturë të posaçme për të kënduar, por vija finale është padyshim të komunikosh ndjenjat. Nëse unë nuk e prek këtë hapësirë, nuk do të arrij asnjëherë të lidhem me njerëzit dhe publiku do ta ndiejë shtirjen. Edhe pse mund të kesh një zë të bukur me një teknikë mahnitëse, pas 10- 15 minutash, këngëtarit do t'i duhet diçka tjetër, që të përmbushë pritshmëri­të e publikut. Është ndjeshmëri­a ajo që lidh njerëzit. Është e vërtetë, ndoshta në një moment do t'ju bëjë të ndiheni edhe të dobët, por është pikërisht kjo dobësi që do të shënjojë pikën tuaj të fortë, kur ta lini veten të lirë. Tek e fundit është kjo arsyeja pse ne shkojmë në teatër për të arritur katarsin. Mendja ime nuk i ka respektuar kurrë barrierat. Unë i besoj ëndrrës sime, zërit tim, qëllimeve që kam. Çdo gjë tjetër është sipërfaqës­ore", është shprehur sopranoja në një intervistë të mëparshme në "Finalnotem­agazine".

ANNA BOLENA, KJO TRADHTARE BESNIKE

Ana Bolena ishte gruaja e dytë e Henrit VIII ( 15331536), i cili i dashuruar me damën shoqëruese të bashkëshor­tes, ngriti një kurth dashakeqës, që do t'i kushtonte jetën mbretëresh­ës. Duke u përpjekur ta hedhë në krahët e Percy- t, dashurisë së saj të vjetër, para se të njihej me Henrin, ndërsa ajo e refuzon këtë të fundit, mbreti e akuzon për tradhti. Përpjekjet e Percy- t për ta shpëtuar mbretëresh­ën, për shkak të lojës së pistë të mbretit, e fundosin atë edhe më shumë, duke e çuar në një gjendje çmendurie.

NË SKENËN ME 10.9 MILIONË VIZITORË NË VIT

"Sydney Opera House" është shtuar në Listën e Trashëgimi­së Botërore të UNESCO- s. Për të ndërtuar këtë skenë u deshën 14 jetë dhe 10,000 punëtorë. Nëse puna për teatrin nisi në ' 59n, Mbretëresh­a Elizabeta II ( pasardhëse e Anna Bolena) e hapi në 20 tetor të vitit 1973. Kjo skenë vizitohet nga më shumë se 10. 9 milionë çdo vit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania