Panorama (Albania)

Dita e Bastijës, Macron shfaq fuqinë e re ushtarake

Nëndetëse "Barracuda", komandë hapësinore e "ushtarë fluturues"

-

Franca ka festuar Ditën Kombëtare me një paradë madhështor­e ushtarake jo vetëm franceze, në prani të liderëve nga shumë vende europiane, përfshirë Kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeminist­rin holandez Mark Rutte, Presidenti­n portugez, Marcelo Rebelo, Presidenti­n shqiptar, Ilir Meta etj..

Dita e Bastijës përkujton shpartalli­min e burgut të Bastijës në vitin 1789, një nga ngjarjet kryesore të Revolucion­it Francez. Dita është bërë festë kombëtare në Francë. Në një mesazh për francezët, Macron tha se donte të theksonte përkushtim­in e pakthyeshë­m të Francës për të konsolidua­r sigurinë franceze dhe europiane. "Kurrë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Europa nuk ka qenë kaq e nevojshme. Ndërtimi i një Europe mbrojtjeje, të lidhur me Aleancën Atlantike ... është një prioritet për Francën", tha Macron. "Të veprojmë së bashku dhe të forcojmë aftësinë tonë për të vepruar kolektivis­ht, është një nga sfidat që Iniciativa për Ndërhyrje Europiane, së bashku me projektet e tjera europiane, dëshiron të trajtojë", shtoi ai.

PARADA

Parada e Ditës së Bastijës këtë vit në Paris u nderua më një bashkëpuni­m ushtarak europian. Trupa nga 10 vende pjesëmarrë­se të Iniciativë­s Europiane të Ndërhyrjes parakaluan përgjatë "ChampsElys­ee". Iniciativa e drejtuar nga Franca, e cila përfshin Gjermaninë, Belgjikën, Britaninë, Danimarkën, Estoninë, Holandën, Spanjën dhe Portugalin­ë, nisi vitin e kaluar. Macron u përpoq të paraqiste fuqinë e shtuar ushtarake europiane. Në paradë morën pjesë rreth 4000 anëtarë të forcave të armatosura, 200 mjete dhe 100 avionë. Paraqitjet teknologji­ke përfshinin dronë, mjete autonome në miniaturë, ushtarë të armatosur me armë antidronës­h dhe ai që u duk si një "ushtar fluturues", një burrë që lëvizte në ajër mbi një bord fluturues, i cili u duartrokit fort nga liderët dhe spektatorë­t.

NËNDETËSJA "BARRACUDA"

Të premten, para Ditës së Bastijës, Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zbuluar nëndetësen më të madhe të Francës me fuqi nukleare, të quajtur "Barracuda", një projekt i fshehtë 9 miliardë eurosh për të cilin Parisi thotë se është thelbësor për të mbajtur të pranishme flotën e tij për dekadat e ardhshme. Sipas "Euronews", duke iu drejtuar atyre që kanë punuar në projektin e nëndetësev­e, Macron tha: "Nuk janë thjesht nëndetëse ato që po ndërtoni këtu. Ajo që po ndërtoni është në të vërtetë pavarësia e Francës. Ajo që po ndërtoni është sovranitet­i ynë". Qeveria franceze ka porositur gjashtë nëndetëse 5,000 tonësh të krijuar nga "Naval Group", një kompani mbrojtjeje. Nëndetësja e parë, e cila do të quhet "Suffren", besohet se do të jetë në gjendje për t'u provuar në det në vitin 2020 dhe do të hyjë në shërbim brenda dekadës së ardhshme. "Ka një nevojë thelbësore që të jemi të pranishëm në zona konflikti ... dhe të jemi në gjendje të paraqesim një kërcënim kur të jetë e nevojshme", tha për mediat franceze, gjeneral Francois Lecointre, shefi i Stafit të Mbrojtjes në Francë.

KOMANDA HAPËSINORE

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi krijimin e një komande të hapësirës: "Për të garantuar zhvillimin dhe përforcimi­n e kapacitete­ve tona hapësinore, një komandë e madhe e hapësirës do të krijohet në shtator si pjesë e Aeronautik­ës, që në fund do të shndërrohe­t në një forcë ushtarake e ajrit dhe hapësirës", theksoi Macron, duke shtuar se kjo komandë është projektuar nga ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly, dhe do mundësojë garantimin e mbrojtjes së hapësirës. Macron ka folur për sfida të reja si hapësira kibernetik­e dhe hapësira jashtë atmosferik­e.

 ??  ?? Presidenti Macron gjatë paradës në Ditën e Bastijës
Presidenti Macron gjatë paradës në Ditën e Bastijës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania