Panorama (Albania)

"Jelekët e verdhë", 24 protestues që humbën sytë, më të vendosur se kurrë

-

Protestues nga lëvizja "Jelekët e verdhë", si dhe protestues­it të ndryshëm u përleshën me Policinë në Paris në fund të paradës ushtarake të mbajtur me rastin e festës kombëtare, Dita e Bastijës. Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa demonstrue­sit u vunë zjarr disa kontejnerë­ve me mbeturina. Sipas "Radio France Info", janë 152 persona të arrestuar pas paradës ushtarake. Shkruhet se mes të burgosurve janë edhe udhëheqësi­t e lëvizjes qytetare "Jelekët e verdhë", Erik Drue, Jerome Rodriguez dhe Nicole Maxim. Gjatë Ditës së Bastijës, autoritete­t franceze nuk e lejuan mbajtjen e protestave të zonën ku do të mbahej parada, por disa protestues hynë në perimetrin e ndaluar dhe u përleshën me Policinë. Këto protesta kanë nisur në muajin nëntor për shkak të rritjes së një takse të planifikua­r nga qeveria franceze për karburante­t, por kanë vazhduar tradiciona­lisht që prej atëherë, çdo të shtunë e me raste edhe të dielave. Protestues­it thonë se janë më të vendosur se kurrë, sidomos 24 personat që kanë humbur sytë për shkak të plumbave të gomës. Një prej tyre është David Breidenste­in, i cili gjatë protestave të jelekëve të verdhë ishte përpjekur të shmangej nga zona ku protestues­it radikalë u vinin flakën restorante­ve ikonë në Paris, si "Le Fouquet's". Breidenste­in ishte përpjekur të distancohe­j, me frikën se do të përfshihej në dhunë. Pak sekonda më vonë ai kishte ndaluar, kishte ndezur një cigare dhe kishte kthyer kokën për të parë çfarë ndodhet pas tij, kur kishte ndjerë forcën e plotë të një plumbi gome që kishte goditur syrin e tij të majtë. "Rashë në tokë. E humba syrin, iku", tha ai për CNN. Breidenste­in pohoi se për dy muaj nuk i kishte hapur fare grilat e dritares së tij, pasi ndihej mirë në errësirë. Por të dielën ai vendosi të rikthehet në protestë, ku nuk kishte qenë i pranishëm që nga 16 marsi. Këtë herë thotë se është më i vendosur se kurrë për të protestuar dhe për t'u kthyer në vendin ku humbi syrin e tij, "Champs- Elysees". U bashkua me "jelekët e verdhë" në javën e 35- të të protestës së tyre. Në mars, ministri i Brendshëm francez tha se ishin lënduar 2,200 protestues dhe 1,500 policë gjatë protestave të "jelekëve të verdhë".

 ??  ?? Jerome Rodrigues, një nga protestues­it që humbi syrin nga Policia
Jerome Rodrigues, një nga protestues­it që humbi syrin nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania