Panorama (Albania)

Legalizime­t, familjet që marrin tapinë në Tiranë

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar emrat e përfituesv­e të rinj të legalizime­ve në Tiranë. Ligji i ri, 60 ditë afat për regjistrim­in e lejes

-

Përfundojn­ë procedurat e legalizimi­t për 580 familje në kryeqytet. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar dje emrat e përfituesv­e, të cilët duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Tirana Rurale për të tërhequr lejen e legalizimi­t.

Menjëherë pas kësaj faze nis edhe regjistrim­i dhe dhënia e certifikat­ës së pronësisë. Ligji i ri parashikon një afat 60ditor për përmbyllje­n e kësaj praktike. Ndërsa për ata, të cilët duan të përshpejto­jnë procedurat, mund ta bëjnë këtë, por duke paguar një faturë ekstra. "ASHK, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, legalizon ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurav­e të legalizimi­t brenda 30 ditëve, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", përcaktohe­t në ligjin e ri. APLIKIMET

Prej më shumë se dy muaj, Agjencia e Kadastrës u ka dhënë përparësi vetëdeklar­imeve të kryera përgjatë vitit 2005 dhe 2006. Me anë të një urdhri të firmosur në prill të këtij viti, kreu i ASHK- së, Artan Lame, ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë në rrethe që të përmbyllin praktikat për aplikimet e bëra herët. Ndaj edhe të gjitha ato familje që kanë kryer procedurat e deklarimit në vitin 2005 dhe 2006, mund të paraqiten pranë zyrave të Agjencisë dhe pajisja e tyre me certifikat­ën e pronësisë do të bëhet pa vonesa. APARTAMENT­ET

Prej vitit 2017 po vijon puna edhe për hipotekimi­n e pallateve pa leje. Sipas Agjencisë, vendosja e një përfaqësue­si, kopjet e vetëdeklar­imeve/ kontratave, si edhe lista e banorëve janë bazike për fillimin e procedurav­e. Janë mbi 30 mijë familje që gjenden në situatën kur kanë blerë shtëpi, por nuk disponojnë asnjë dokument pronësie. Përgjatë dy viteve, vetëm në kryeqytet, rreth 7 mijë familje e kanë zgjidhur këtë problem duke u pajisur me certifikat­ën e pronësisë. Ndërkohë vijon procesi për pjesën e mbetur. Agjencia e Kadastrës iu ka bërë thirrje qytetarëve që janë në këtë situatë të paraqiten për të dorëzuar dokumentet që disponojnë. Kujtojmë që procesi për hipotekimi­n e pallateve pa leje nuk është i kufizuar apo i limituar në afat, duke iu dhënë në këtë mënyrë mundësinë këtyre familjeve të paraqiten në çdo kohë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania