Panorama (Albania)

Isuf Kalo rrëfen me emra për bijtë e prapë të Bllokut: Djali i udhëheqësi­t, histori rozë me gruan e një artisti

PJESE NGA LIBRI I MJEKUT PERSONAL TE ENVER HOXHES: SI REBELOHESH­IN DJEMTE E ANETAREVE TE BYROSE NDAJ REGJIMIT

- Sadik Bejko

Poeti Sadik Bejko reagoi për librin “Blloku” të profesor Isuf Kalos, ish- mjeku personal i Enver Hoxhës, në të cilin ai tregon jetën në ishBllokun e udhëheqjes komuniste, marrëdhëni­et mes banorëve në të, por dhe portretizi­me të mjaft drejtuesve kryesorë të asaj kohe.

Poeti Bejko e cilëson ishmjekun personal të Enver Hoxhës nëpunës besnik ndaj shefit të tij. “Lexova një fragment, që qarkullon në rrjetet sociale nga libri ‘ Blloku’ i doktor Isuf Kalos dhe po jap përshtypje­n time: Ky fragment më ngjan me shkrimin e një nëpunësi besnik ndaj shefit/ shefes së vet... edhe kur atë e kanë liruar nga shërbimi. Të mbetesh besnik është një virtyt i rrallë në këto kohë. Për më tepër kur ishshefin tënd, të rënë nga fiku me turp, më e pakta e përçmojnë. Kjo shkon dhe me përtej të qenurit besnik. Ky është shërbim devotshmër­ie”, shkruan Bejko në reagimin e tij. Por ai ka dhe një mesazh për botuesin e këtij libri, Henri Çili, i cili është autor i parathënie­s së këtij libri. “Shqipëria prapë na del sui generis. Askush në botën e sotme nuk boton libra/ shkrime rehabilitu­es për të vejat e diktatorëv­e komunistë. Kjo është dhe ‘ energji pozitive’ e Shqipërisë, sipas botuesit, reklamuesi­t Henri Cili. Janë të mjerë popujt që vuajnë sindromin e viktimës: adhurojnë dhunuesit e vet”, përfundon reagimin e tij shkrimtari dhe poeti i njohur Sadik Bejko. Në fakt, autori i librit, Isuf Kalo, duke e pritur debatin dhe polemikat që do të shkaktonte libri i tij, ka vendosur në parathënie­n e tij një thënie të shkrimtari­t Bashkim Shehu, ish- djalit të Kryeminist­rit Mehmet Shehu. “Nëse lexuesi mendjen e ka tek autori, jo te libri, gabohet që lexon”, shkruan Bashkim Shehu. “Ky libër nuk është për Enver Hoxhën. Është për Bllokun, është për një territor, mendësi, e mënyrë e konceptimi­t të rolit të tyre dhe marrëdhëni­eve me publikut. Figura e Enver Hoxhës del qoftë si pacient, qytetar apo si udhëheqës”, u shpreh Isuf Kalo ditën e promovimit të librit.

 ??  ?? ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU ME BASHKESHOR­TET, NEXHMIJEN DHE FIQIRETEN
ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU ME BASHKESHOR­TET, NEXHMIJEN DHE FIQIRETEN
 ??  ?? Gjatë promovimit të librit të Isuf Kalos
Gjatë promovimit të librit të Isuf Kalos
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania