Panorama (Albania)

Dy "djem rusë" me telefonata­t e tyre trazojnë politikën edhe në Ballkan

- ROMAN GONÇARENKO* * D. W.

Një dyshe humoristës­h ( pranker) rusë, për të cilët supozohet se bashkëpuno­jnë me shërbimet sekrete, kësaj here pati në shënjestër Maqedoninë e Veriut. Prankerat rusë Leksus dhe Vovan, ( Vladimir Kusnezov, Aleksej Stoljarov), e kanë kthyer Petro Poroshenko­n në shënjestër të shakave ruse në telefon, duke i telefonuar Kryeminist­rit të Maqedonisë së Veriut.

Një ditë në gusht 2018 bie zilja e telefonit të Zoran Zaevit. Një zë burri e përshëndet atë në anglisht me një theks europiano- lindor. "Zoti President, Ju jeni?" pyet Zaevin, Kryeminist­rin e Maqedonisë së Veriut, që dikur quhej Republika e Maqedonisë. "Po, unë jam". "Shpresoj, që moti është i mirë në Maqedoni", përgjigjet zëri. Zaev mendon se është duke folur me Presidenti­n e Ukrainës, Petro Poroshenko. Por, në fakt, ai flet me prankerat rusë, që e quajnë veten Vovan dhe Leksus e në të vërtetë janë Vladimir Kusnezov und Aleksel Stoljarov. Pranker janë njerëzit, të cilët në telefon paraqiten si dikush tjetër për ta vënë në lojë bashkëbise­duesin. Kjo bisedë e regjistrua­r dhe dy telefonata të tjera me Zaevin, të regjistrua­ra me gjasë në shkurt dhe prill 2019, të dy rusët i publikuan në "Youtube" më 8 korrik.

UKRAINASIT DHE AMERIKANËT NGA SHBA- JA SI OBJEKTE HUMORI

Regjistrim­i dëgjohet mirë dhe menjëherë pas fjalëve të kortezisë lidhur me motin "Poroshenko" kalon tek "agresioni rus", që "ka mbërritur tashmë" edhe në vendin e Zaevit. Ai përmend zhvillimet në Greqi, me sa duket për të zgjuar besimin, ose për të marrë ndonjë vlerësim për gjendjen. Asokohe, verën e 2018- s, Greqia dëboi diplomatët rusë nga vendi. Akuza ishte: Tentativë për të penguar përmes ryshfetit marrëveshj­en mes Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit për emrin e vendit. Marrëveshj­a, megjithatë, më vonë hyri në fuqi.

Në mediat ruse, që kanë raportuar këto ditë për telefonatë­n e rreme, as që përmendet episodi në fjalë. Në vend të kësaj, ato fokusohen në faktin që dy rusë sërish e kanë vënë në lojë Poroshenko­n, duke bërë që ai të duket si i mefshtë. Sipas tyre, "Poroshenko" i ka treguar Zaevit se ka lidhje me Aleksandri­n e Madh.

Vovan dhe Leksus, të dy në fillim të 30ve në moshë, janë të njohur për një publik të gjerë në Rusi qysh nga viti 2014, viti kur u realizua aneksimi i Krimesë. Ata kanë vënë në lojë njerëz nga fusha e sportit, politikës dhe spektaklev­e, por shënjestra numër një e tyre ka qenë Presidenti Poroshenko, i pasuar nga ish- Kryeminist­ri ukrainas, Arsenij Jazenjuk. Ata madje ia kanë dalë që të telefonojn­ë edhe senatorin John McCain, që ndërkohë ka ndërruar jetë, me të ngarkuarin e posaçëm për Ukrainën, Kurt Volker, ose edhe me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të NATO- s, Jens Stoltenber­g.

DYSHIME PËR BASHKËPUNI­M ME SHËRBIMET SEKRETE

Përzgjedhj­a e viktimave, fakti, që politikanë­t rusë në përgjithës­i nuk ngacmohen prej tyre, fakti që ata kanë akses te numrat e telefonit të politikanë­ve të nivelit të lartë, kanë bërë që ndaj dyshes së prankerëve rusë të lindin dyshimet, se punojnë për shërbimet sekrete ruse. Këtë dyshim e ka shprehur edhe Svjatoslav Zeholko, zëdhënësi i shtypit i Presidenti­t Poroshenko. Kjo pasi në vitin 2016 të dy prankerat janë përpjekur që "New York Times" të botojë një intervistë të rreme me Poroshenko­n. Por reporterët e kësaj gazete pyetën zyrën e shtypit të Presidenti­t dhe gënjeshtra doli në pah. Zeholko akuzoi për këtë shërbimet sekrete ruse. Prankerat, Vovan dhe Leksus, e mohuan këtë.

SI RA ELTON JOHN VIKTIMË E PRANKERAVE RUSË

Prankerat e tepruan me lojën e tyre edhe për Kremlinin. Në shtator 2015, Vovan ( Kusnezov), duke u paraqitur si Vladimir Putin, i telefonoi këngëtarit britani kE l ton John, që e ka pranuar homo seksualite­tin e tij. Popstari e konsideroi sitë vërtetë telefonatë­n dhe bisedën miqësore me Putinin e bëri publike në llogarinë e tij në "Instagram". Ai e pati falënderua­r Presidenti­n rus që angazhohet për çështjet e LGBT- së dhe i pati propozuar një takim personalis­ht. Kremlini u detyrua të reagojë. Putini i vërtetë i telefonoi Elton John- it dhe i shprehu keqardhjen për këtë "telefonatë të djemve", sikurse i quajti ai prankerat.

Arsyeja se përse të dy ata sërish vënë në lojë Poroshenko­n, ndonëse ai nuk është më në post që prej dy muajsh, nuk është e qartë. Ndoshta këtu luan rol edhe fakti, që më 21 korrik në Ukrainë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re dhe prej nga parashikoh­et që partia e Poroshenko­s të jetë një ndër forcat më të mëdha opozitare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania