Lerda: Lojtarët u shtrydhën, vendosa unë për Trashin dhe jo klubi
Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, foli për mikrofonin e "RTSH" pas eliminimit prej Karabakut dhe më tej klubi i kuq ka postuar një reagim të shkurtër të trajnerit për dy përballjet me skuadrën azere.
Pak i zhgënjyer?
Kur humb, nuk mund të jesh i kënaqur.
Çfarë nuk funksionoi?
E vështirë ta thuash, ka shumë diferenca. Ata kanë cilësi. Janë ekipe me buxhet të ndryshëm. Luftuam deri në fund, patëm një mundësi shumë të mirë. E kishim mundësinë më të mirë në 180 minuta. Nëse nuk bën ato gola, bëhet e vështirë. Në të dyja ndeshjet, kemi humbur 4- 5 raste. Mund të shënonim një gol me pak fat, por me diferenca të mëdha në fushë. Komplimente djemve, pasi janë shtrydhur. E kanë mbajtur lojën të hapur deri në fund. Ndeshja ishte e varur në fije të perit deri në fund
Golat e pësuar?
Kemi mbrojtur me rregull, për thuajse 2 ndeshje, por është e natyrshme ndonjëherë kur pëson.
Trashi, është lënë jashtë prej jush apo zgjedhje e klubit?
Është një zgjedhje teknike, zgjedhjet i bëj unë. Nuk ndërhyn klubi.
SAJTI ZYRTAR I PARTIZANIT
Ndërsa në sajtin zyrtar të klubit të Partizanit, është postuar një reagim i shkurtër i trajnerit për eliminim nga Karabak. Ndeshja e kthimit... "Karabak arriti që të shënonte dy gola, ndërsa ne nuk arritëm. Ky është futbolli. Ne patëm 2- 3 mundësi shënimi, nuk arritëm që t'i konkretizonim. Sidomos, rasti i pastër kur ndeshja ishte 1- 0. Kishim momente të mira dhe përgjatë minutave të fundit por nuk shënuam.
Në të dyja takimet, Partizani ka aplikuar një lojë në mbrojtje...
Gjithçka varet nga kundërshtari që kemi përballë. Nëse luajmë përballë një skuadre që ka një buxhet financiar shumë herë më të madh, taktika më e mirë është kjo. Nëse luan ndaj një kundërshtari të nivelit tënd, taktikat ndryshojnë. Ekipit të Karabakut i uroj suksese në vazhdim. Është një skuadër me shumë kualitet dhe me një përdorim mjaft të shkëlqyer të topit.