Panorama (Albania)

PS s’ndalet me PPP- të, miratohen 317 milionë euro edhe pas kritikave të FMN dhe Brukselit

KUVENDI VOTON SHIFREN REKORD PER DY RRUGE. PD: DO KTHENI ÇDO QINDARKE

-

Partia Socialiste miratoi në Kuvend dy kontratat koncesiona­re të Partnerite­tit Publik- Privat për ndërtimin e dy segmenteve rrugore, Milot- Balldren dhe Orikum- Dukat.

Edhe pse në dy javët e fundit, FMN dhe Komisioni Europian i bënë thirrje qeverisë të kenë kujdes me kontratat PPP, Parlamenti dje nuk vuri në dyshim negociatat qeveritare me dy biznese private dhe miratoi rreth 260 milionë euro ( pa TVSH) për ndërtimin e dy rrugëve. Me miratimin nga Kuvendi, firma "ANK" do të ndërtojë 17 kilometra rrugë Milot- Balldren, me një kosto prej 256 milionë eurosh, ndërsa firma "Gjikuri" do të ndërtojë 13 kilometra rrugë me një kosto prej 61 milionë eurosh. Me 77 vota pro, 23 kundër dhe 5 abstenim, deputetët e PS- së votuan koncesioni­n për rrugën Orikum- Dukat. Ndërkohë, koncesioni për rrugën Milot- Balldren u miratua me 79 vota pro, 26 kundër, 3 abstenim. Kontrata e autostradë­s MilotBalld­ren pati shumë dyshime, jo vetëm për koston e madhe prej rreth 15 milionë eurosh bashkë me taksat, por edhe për mënyrën e financimit të projektit. "ANK" parashikon të marrë një kredi prej 70 milionë eurosh nga bankat e nivelit të dytë. Do përdorë paratë e furnitorëv­e në një vlerë prej rreth 19 milionë eurosh dhe do të investojë nga kapitali i saj një shumë rekord prej mbi 61 milionë eurosh. Pjesa tjetër e shumës janë 20 milionë eurot e mirëmbajtj­es pas ndërtimit dhe interesat e parave, që për 13 vite do të paguhen nga shteti. Pikërisht, financimi i rreth 50 milionë eurove nga kapitali i vet vë në dyshim skemën dhe koston e majme të një kilometri. Opozita pati denoncuar që firma nuk i ka këto para, pra, 50 milionë euro kapital të vet. "Nëse një kompani merr përsipër që të shpenzojë 52 milionë euro, duhet që ta ketë këtë kapital, kurse kompania që ka zgjedhur qeveria ka vetëm 4 milionë euro", denoncoi atëherë deputeti i PD- së. Por duket se deputetëve socialistë nuk i bëjnë përshtypje shifra të tilla prej 50 milionë eurosh, apo 15 milionë euro kilometri. Në Kuvend, Shqipëria, i përballon suksesshëm këto investime, edhe pse FMN, KiE kanë kohë që kanë ngritur alarmin se po shkojnë në drejtimin e gabuar me PPPtë dhe politikat e qeverisë.

 ??  ??
 ??  ?? DJE, GJATE SEANCES PLENARE
DJE, GJATE SEANCES PLENARE
 ??  ?? Projekti i rrugës Milot- Balldren
Projekti i rrugës Milot- Balldren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania