Panorama (Albania)

Meta: Gati ta negocioj 13 tetorin për zgjedhje

“Nuk çelen negociatat me qoka ndërkombët­are, por vetëm me standarde”

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti Ilir Meta u shpreh i gatshëm të rishohë datën 13 tetor në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve gjithëpërf­shirëse, që do t’i jepnin fund krizës politike.

Në një prononcim për gazetarët nga Xhafzotaj i Durrësit, kreu i shtetit u kërkoi palëve që kriza të zgjidhet para vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatav­e. “Jam fleksibël, meqenëse mund t’i ketë dalë ters në filxhan 13 tetori, që ta rishikoj këtë datë, por përpara 17- 18 tetorit, në çdo moment do të ishte i mirëpritur. Unë kam kaq kohë që po e pres me shumë durim, por edhe me shpresë për të dhënë një zgjidhje të përgjegjsh­me. Përndryshe, kjo krizë do të vazhdojë të përshkallë­zohet dhe askush nuk duhet të mendojë që do të dalë me kosto zero. Të gjithë e kemi të qartë se nëse përpara kësaj date, pra 17- 18 tetorit, ne nuk do të arrijmë të organizojm­ë zgjedhje gjithëpërf­shirëse vendore dhe njëkohësis­ht të gjejmë një formulë për kapërcimin e kësaj krize, provimi i vjeshtës është i pakalueshë­m”, tha Meta. Kreu i shtetit i cilësoi vendimet e disa gjykatave, të cilat nuk po njohin disa kryetarë bashkish, si në Durrës apo në Vorë, si rrëmujëhan­ë ligjore, për sa kohë 30 qershori, sipas tij, nuk është legjitim. “Çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është një pasqyrim i rrëmujëhan­es ligjore, që, për fat të keq, vazhdon në vendin e në shtetin tonë. Duhet ta kenë të qartë të gjithë qytetarët shqiptarë se nuk ka pasur zgjedhje të qytetarëve shqiptarë, zgjedhje shtetërore, zgjedhje kushtetues­e, zgjedhje ligjore më 30 qershor. Le të thotë kush të dojë e çfarë të dojë, çdo shqiptar e çdo ndërkombët­ar se gomari fluturon! Kështu që të gjitha këto manovra, këto përpjekje e manipulime, të gjithë këto qoka, përfshirë edhe qokat ndërkombët­are, shkojnë kundër standardev­e ndërkombët­are, të cilat Shqipëria është e detyruar t’i plotësojë, sidomos përsa u takon zgjedhjeve të lira e të drejta dhe sundimit të ligjit, që janë një standard i panegociue­shëm për të marrë provimin e vjeshtës”, tha Meta.

ZGJIDHJA

Presidenti u shpreh i gatshëm që të punojë me palët për të tejkaluar krizën politike të përfaqësim­it në institucio­ne dhe në zgjedhje. “Nuk e kalojmë dot këtë provim pa bërë zgjedhje gjithëpërf­shirëse, të standardev­e demokratik­e. Kjo është një gjë që nuk kalohet dot! Nuk arrihet çelja e negociatav­e të anëtarësim­it me qoka ndërkombët­are! Vetëm me standarde ndërkombët­are, me standarde europiane! Ata të cilët na e duan të mirën, na e kanë thënë hapur dhe të paktën unë, Edi Rama dhe Lulzim Basha këtë gjë e dimë shumë mirë! Ata si të dëshirojnë! Dëshirojnë ndonjë zgjidhje? Janë të mirëpritur në Presidencë në çdo moment! Unë do të mbaj gjithmonë qëndrimin më të ndershëm, më të drejtë e më parimor! Duan ta zgjidhin diku tjetër? Ata e dinë që është një adresë serioze ku mund të shkojnë, ta diskutojnë, ta zgjidhin këtë çështje dhe unë po u jap mbështetje­n maksimale. Duan të bëjnë pingpongun e përgjegjës­isë e të fajit? Dakord! 19 tetori do të vijë. Është i pashmangsh­ëm”, tha Meta. I pyetur për takimin me kreun e opozitës, Lulzim Basha, Presidenti tha se nuk i imponohet askujt në vendimet e tij. “Nuk i imponohem askujt në vendimet e tij. Në momentin që shkohet në zgjedhje të ligjshme, është detyra ime të kërkoj që qeveria të japë një garanci, – sepse ajo duhet ta japë gjithmonë garancinë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme, – ashtu sikurse opozita të jetë e përgjegjsh­me për të marrë pjesë në këto procese demokratik­e. Në rast se opozita nuk dëshiron të marrë pjesë në një proces të ligjshëm, opozita, fjala vjen Partia Demokratik­e, LSI- ja, disa parti të tjera, atëherë jam i sigurt që do të inkurajohe­n disa forca të tjera politike, të cilat të paktën të kenë kandidatë në të gjithë Shqipërinë e të regjistroh­en në kohë”, tha Meta.

 ??  ?? NGA VOTIMET E 30 QERSHORIT
NGA VOTIMET E 30 QERSHORIT
 ??  ?? Meta, dje në Durrës
Meta, dje në Durrës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania