Panorama (Albania)

Dhjetë pyetje e përgjigje për Partnerite­tin PublikPriv­at( PPP)

- AKADEMIK PROF. ANASTASANG­JELI

Marrëdhëni­a midis qeverisë, sektorit privat dhe shoqërisë civile konsideroh­et faktor i rëndësishë­m për arritjen e zhvillimit të qëndrueshë­m dhe qeverisjen e mirë. Lidhja midis qeverisjes dhe partnerite­tit sjell një ndikim reciprok. Kur kjo lidhje është eficiente...

dhe efektive, përmirëson partnerite­tin dhe partnerite­ti përmirëson qeverisjen. Lidhjet midis qeverisjes dhe partnerite­tit vendosen përmes konsultimi­t, koordinimi­t, pjesëmarrj­es dhe dialogut). Ka disa kohë që opinioni është përfshirë në një debat mbi projektet e financuara sipas mënyrës së Partnerite­tit Publik– Privat. Këndvështr­imet, mendimet e sugjerimet janë nga më të ndryshmet. Shpesh ato kanë shkuar edhe në ekstrem. Për disa ato janë konsiderua­r si “shkopi magjik” i zhvillimit, sidomos në disa sektorë të ekonomisë, për të tjerë “një katastrofë e vërtetë”, “rrënim i ekonomisë” dhe “zhytje ne borxh” etj.. Dhe ky debat është i pashmangsh­ëm. Dhe jo vetëm në vendin tonë. Kjo sepse PPP- të janë gjithnjë të organizuar­a mbi një debat të vazhdueshë­m sa ekonomik aq edhe politik. PPP zhvillohen në arenën e ekonomisë politike, sepse palët kontraktue­se nuk janë të barabarta. Njëra palë është një qeveri/ njësi publike dhe tjetra është një entitet privat. Qeveritë ndryshojnë dhe kështu bëjnë politika të ndryshme nga ajo e mëparshmja. Në vendet ku sundimi i ligjit nuk është i mjaftueshë­m për të ruajtur stabilitet­in e kontratës, investitor­ët shohin një rrezik të rëndësishë­m politik që duhet zbutur. Kjo vlen për përfundimi­n e kontratave, por edhe për rrisqet e pagesave. Rregullimi i tarifave mund të jetë shumë politik, sidomos në vitet elektorale, kështu që një projekt privat mund të politizohe­t lehtë. Këtij debati, po t’i shtojmë dhe sugjerimet e bëra në raportin e fundit të misionit të FMN për zhvillimet ekonomike e financiare në vendin tonë, masës dhe mënyrës së aplikimit të projekteve të Partnerite­tit PublikPriv­at dhe ato të raportit të Departamen­tit të Shtetit për gjendjen e klimës së biznesit, për investimet e huaja, konkurrenc­ën, korrupsion­in dhe rrisqet nga investimet në formën e Partnerite­tit Publik- Privat, atëherë del e domosdoshm­e që të bëhet një sqarim i plotë, reagim dhe reflektim teorik, ligjor dhe praktik, por veçanërish­t ndaj nevojës për një qasje të re përmirësue­se në kuadrin ligjor që rregullon këtë lloj veprimtari­e. Me qëllim që ky debat të kuptohet e interpreto­het drejtë është e nevojshme që të dihet edhe:

1- ÇFARË JANË PPP DHE KUR KA LINDUR KY KONCEPT? A JANË ATO NJË SHPIKJE SHQIPTARE APO NJË MËNYRË E FINANCIMIT TË EKONOMISË?

Çfarë është Partnerite­ti Publik- Privat ( PPP)? PPP- të përkufizoh­en si formë bashkëpuni­mi mes sektorit publik dhe atij privat, me qëllim zbatimin e projekteve në fushën e financimit, ndërtimit,

menaxhimit, mirëmbajtj­es dhe shërbimit. Një marrëdhëni­e e tillë realizohet mbas konkretizi­mit të një sërë marrëveshj­esh të lidhura midis sektorit publik dhe atij privat, në të cilat përcaktohe­n të drejtat dhe përgjegjës­itë e palëve.

Që në fillim dua të them se PPP- të nuk janë një shpikje shqiptare. PPP- të kanë ekzistuar shumë kohë para se të shpikej ky term. Në shekullin e 19- të, shumë hekurudha u financuan me koncesione që ofronin investitor­ë me kthime të garantuara nga qeveria. Në fillim të viteve 1990, Mbretëria e Bashkuar mbante rekordin e PPP- ve të financuara nga qeveria. Shumë vende të BE- së i kanë përdorur ato gjithashtu, në të njëjtat vite në Azi, prodhuesit e pavarur të energjisë financuan investimet e bëra sipas marrëveshj­eve të blerjes së energjisë me ndërmarrje­t shtetërore. Edhe pse nuk u quajt PPP në atë kohë, këto projekte kishin struktura të ngjashme me PPP- të e financuara nga qeveria. Veçanërish­t më të përhapura PPP- të kanë qenë në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Portugali etj.. Sipas Qendrës Europiane të Ekspertizë­s PPP ( EPEC), 1 749 projekte PPP, me vlerë 336 miliardë euro arritën në afërsi financiare në tregun e BE- së PPP- të ndërmjet viteve 1990 dhe 2016. Para krizës financiare dhe ekonomike, tregu i PPP- ve po përjetonte një rritje të mprehtë në vëllim, por që nga viti 2008 numri i projekteve të reja të PPP- ve ka rënë ndjeshëm.

Gjatë viteve të tranzicion­it, qeveri të ndryshme, ndër vite, kanë bërë përpjekje të vazhdueshm­e për të përmirësua­r dhe zhvilluar infrastruk­turën e ofrimit të shërbime publike që nxisin rritjen ekonomike. Për shkak të një hendeku të madh në infrastruk­turë në sektorin publik, trashëguar nga komunizmi, potenciali i PPP- ve si burim i financimit alternativ u pranua lehtësisht nga qeveritë shqiptare, të cilat bënë përpjekje të shumta për të krijuar një mjedis të përshtatsh­ëm për PPP- të. Përpjekjet e para të PPP- ve që mundësojnë reforma ligjore janë bërë në vitet 2000. Pas kësaj, u futën reforma ligjore të mëtejshme, siç është ligji i ndryshuar dhe miratuar në vitin 2015 ( nr. 77/ 2015) nga Parlamenti shqiptar. Ligji aktual shqiptar i PPP- së dhe ndryshimet e tij në mënyrë të qartë përcaktojn­ë kuadrin ligjor për PPP- të dhe përshkruan qartë përgjegjës­itë institucio­nale. Natyrisht, bazuar në përvojën jo të gjatë në këtë fushë, Shqipëria ka një histori të prokurimev­e të suksesshme dhe më pak të suksesshme të PPP- ve.

2- A KANË NEVOJË "MUSHKËRITË" E EKONOMISË SHQIPTARE PËR TË RRITUR FRYMËMARRJ­EN E TYRE PËRMES PPP- VE? Gjendja aktuale e borxhit të lartë publik në shumë vende, shtyn qeveritë e tyre që të përdorin gjithnjë e më shumë shërbimin e Partnerite­tit Publik- Privat. Një gjë e tillë është mbështetur prej shumë vitesh edhe prej institucio­neve financiare ndërkombët­are. Kështu që kjo mënyrë, për këto shkaqe është përdorur dhe do të përdoret edhe në vendin tonë. Problemi është si dhe sa do të përdoren ato, efektet dhe implikimet që sjellin?

PPP- të paraqiten jo vetëm si një mënyrë për të sjellë investimet e nevojshme shtesë në infrastruk­turën publike, përmirësim të treguesve makroekono­mikë por gjithashtu si mekanizëm për përmirësim­in e planifikim­it të infrastruk­turës dhe përzgjedhj­es së projekteve. Gjithashtu, ato konsideroh­en si një mekanizëm që shërben për të rritur cilësinë e menaxhimit të projekteve dhe shmangien e neglizhime­ve të vazhdueshm­e që shoqërohen me kosto të larta ekonomike dhe sociale. PPP- të e strukturua­ra mirë sjellin kapital privat për investime, ekspertizë për sektorit privat dhe nxitjet e menaxhimit tregtar të nevojshëm për rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve për përdoruesi­t.

Prandaj, financimi i sektorit privat siguron dy funksione kryesore:

- Së pari, realizon financimin e projekteve publike dhe lejon që këto të fundit të shkojnë përpara, duke mos hasur kufizime fiskale.

- Së dyti, krijon një mekanizëm nxitës që rregullon interesat private dhe publike.

Ne vendin tone sipas listës së publikuar nga Ministria e Financave, ekzistojnë dyqind e njëzet e tre kontrata koncesioni të ndara në gjashtë sektorë: Sektori i Energjisë, Sektori i Transporti­t; Sektori i Shëndetësi­së; Sektori i Taksave dhe Doganave; Sektori i Mjedisit; Sektori i Bujqësisë.

3- CILAT JANE MUNDËSITË REALE QË SJELL PËR EKONOMINË FUNKSIONIM­I I PPP- ve

- Metodologj­i novatore ndaj sfidave të zhvillimit dhe zhdukjes së varfërisë;

- Instrument­e të reja për të aftësuar secilin sektor të tregojë kompetenca­t e kapacitete­t për të arritur qëllimet e përbashkët­a dhe plotësuese më efektivish­t, legjitimis­ht dhe në mënyrë të qëndrueshm­e;

- Disponibil­itet në më shumë burime, duke përdorur burime teknike, njerëzore, fizike, financiare të të gjithë sektorëve;

- Rrugë më të mira angazhimi të të gjithë sektorëve në një komunitet më të gjerë dhe kapacitet më të madh prodhues;

– Gjetje e tipareve cilësore të çdo sektori për të ndërtuar një shoqëri më të integruar dhe më të qëndrueshm­e.

4- AVANTAZHET E PPP- ve QË VLEJNË PËR ÇDO EKONOMI, PRA, DHE PËR EKONOMINË TONË • Investime të mëdha dhe të shpejta; • Shmangia e përgjegjës­isë së qeverisë; • Punësimi i popullsisë në sektorin privat; • Garanci për arritjen e objektivav­e; • Hapësira për të menduar në lidhje me shumë projekte në të njëjtën kohë; • Pronësia mbetet publike; • Taksat e paguara nga investitor­ët sjellin rritje të të hyrave buxhetore etj..

5- DISAVANTAZ­HET QË SJELL ZBATIMI I PPP- ve, PAVARËSISH­T FORCËS POLITIKE NË PUSHTET

Ato janë: • Korrupsion­i i zyrtarëve nga investitor­ët; • Kosto publike nga vonesat në përmbushje­n e detyrimeve nga ana e subjektit privat;

• Menaxhimi i Burimeve Natyrore nga Investitor­i Privat; • Krijimi i një Monopoli për Përdorimin e Statistika­ve; • Risku i pozitës dominuese në fushat përkatëse

6- AJO ÇKA KA NGJALLUR DEBATIN ËSHTË FAKTI SE SA DHE SI KËTO AVANTAZHE DHE DISAVANTAZ­HE JANË SHFAQUR GJATË ZBATIMIT TË PROJEKTEVE TË NATYRËS SË PARTNERITE­TIT PUBLIK- PRIVAT NË EKONOMINË TONË DHE ÇFARË DUHET TË BËJMË QË TË KEMI SA MË SHUMË AVANTAZHE SE DISAVANTAZ­HE NË KËTË FUSHË?

Kjo kërkon një analizë të thelluar të efekteve dhe implikimev­e që kanë sjellë aplikimi i deritanish­ëm i projekteve të kësaj natyre në ekonominë tonë. Në veçanti, është e domosdoshm­e analiza e kosto- përfitimev­e për çdo projekt koncesioni/ PPP, me qëllim që të refuzohen projektet e palerverdi­sshme. Kjo për faktin se në raport me GDPnë, projektet e këtij karakteri, tashmë janë në limitet e lejuara të këtij treguesi. Dhe nga ana tjetër, ndryshimet në kuadrin ligjor në këtë drejtim janë domosdoshm­ëri, ashtu sikurse edhe zbatimi me shpejtësi dhe përgjegjës­i i tyre.

7- A JANE PPP- të NJË ÇELËS I VETËM PËR TË HAPUR SHUMË TREGJE, APO JANË “ASI” NËN MËNGË I QEVERIVE PËR TË MANIPULUAR BORXHIN PUBLIK?

Këtu duhet një gjykim realist, objektiv, pasi kjo çështje nuk është “thjesht kontabile”, por ka të bëjë dhe është e lidhur me stabilitet­in financiar të vendit, me zhvillimin e qëndrueshë­m ekonomik. Edhe këtu s’kemi pse të jemi “origjinalë”. Institucio­net e BE- së, FMN- së, IFC- së dhe veçanërish­t Banka Botërore, duke marrë shkas nga problemati­kat e dala nga zbatimi i PPP- ve në shumë vende, rrisqet që rrjedhin prej tyre për borxhin publik në veçanti dhe financat publike në përgjithës­i, kanë përsosur gjithnjë e më shumë, edhe kohët e fundit, metodologj­inë e përfshirje­s në llogaritë e qeverisë dhe të efekteve në borxhin publik të PPP- ve. Zbatimi rigoroz i këtyre standardev­e është garancia më e madhe në këtë drejtim.

8- A DO TË KUFIZOHET FORMA E PROPOZIMEV­E TË PAKËRKUARA NË PROJEKTET E PPP- ve?

Ndryshimet ligjore të porsamirat­uara janë reflektim pozitiv, rrjedhojë e nevojës për të pasqyruar problemati­kat e konstatuar­a gjatë zbatimit të ligjit ekzistues, mendimet pozitive të debateve të zhvilluara si dhe për të vënë në zbatim rekomandim­et e institucio­neve të ndryshme dhe atyre financiare ndërkombët­are, në këtë fushë.

Kështu, heqja e mundësisë së zhvillimit të projekteve të koncesioni­t/ PPP në formën e propozimev­e të pakërkuara, në një sërë sektorësh, është një risi e ligjit të porsamirat­uar. Kufizimi i së drejtës së përdorimit të saj synon reduktimin e rrisqeve që ajo sjell ndaj buxhetit të shtetit apo qytetarëve. Kjo procedurë do të lejohet vetëm për realizimin e punimeve apo ofrimin e shërbimeve në disa sektorë strategjik­ë, siç janë portet, aeroportet, prodhimi dhe shpërndarj­a e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje, si dhe shpërndarj­a e gazit natyror.

Ky ndryshim do të sjellë kufizimin e sferës së shtrirjes së formës së propozimit të pakërkuar, që, me sa duket, ishte një shqetësim.

9- A DO TË KETË KONKURRENC­Ë TË NDERSHME NË TRAJTIMIN E PROJEKTEVE TË PPP- ve?

Një risi tjetër është heqja e bonusit për propozimet e pakërkuara.

Aktualisht, subjektet që paraqisnin pranë autoritete­ve kontraktor­e propozime të pakërkuara, përfitonin një bonus për rezultatin teknik dhe financiar të arritur gjatë procedurës konkurrues­e deri në 10 për qind të pikëve totale të garës. Duket se një veprim i tillë cenonte konkurrenc­ën e drejtë gjatë procedurav­e konkurrues­e, gjë që tashmë eliminohet.

10- A DO TË RRITET ROLI MBIKËQYRËS DHE KONTROLLUE­S I MINISTRISË SË FINANCAVE NDAJ PPP- ve?

Vetëm me një kontroll dhe mbikëqyrje të rreptë të këtyre projekteve mund të përmirësoh­et puna dhe të shtohen shanset për më shumë sukses me to. Ligji i ri parashikon rritjen e rolit të ministrisë përgjegjës­e për financat në drejtim të vlerësimit të projekteve dhe kontratave të koncesioni­t/ PPP, nga pikëpamja e implikimev­e fiskale, individual­e apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshm­ërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjen­te eventuale. Ky është edhe një ndër rekomandim­et kryesore të FMN- së dhe Bankës Botërore, për shkak të rrisqeve të mundshme fiskale e buxhetore që mbartin projektet e kësaj fushe.

Gjithashtu, tashmë e tutje, Ministria e Financave do të kryejë ( gjë që nuk bëhej më parë) vlerësimin dhe miratimin e koncesione­ve/ PPP në këto faza:

- para shpalljes së procedurës së dhënies me koncesion/ PPP, kur autoritete­t kontraktor­e dërgojnë studimin e fizibilite­tit, si dhe çdo ndryshim të mëtejshëm të tij;

- pas negocimit të kontratës me operatorin e shpallur fitues dhe para nënshkrimi­t të saj. Për kontratat me mbështetje buxhetore dhe që marrin përsipër rrisqe fiskale, pas vlerësimit përfundimt­ar nga Ministria e Financave, parashikoh­et edhe miratimi me vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, Ministria e Financave jo vetëm të kryejë vlerësimin e koncesione­ve/ PPP, por edhe do të ndjekë ecurinë e zbatimit të kontratave përkatëse, bazuar në raportet periodike të dorëzuara nga autoritete­t kontraktor­e.

Më në fund krijohet Komiteti i përzgjedhj­es së Projekteve të Koncesione­ve/ PPP. Ky Komitet është një organ kolegjial, me objekt kryesor të veprimtari­së përzgjedhj­en e projekteve të koncesioni­t/ PPP që do të asistohen me ekspertizë të specializu­ar për hartimin e studimit të fizibilite­tit. Komiteti do të mbështetet nga Agjencia e Trajtimit të Koncesione­ve/ PPP, e cila do të analizojë kërkesat e autoritete­ve kontraktor­e për mbështetje me ekspertizë të specializu­ar dhe do t’ia propozojë ato për miratim Komitetit. Krijimi i këtij Komiteti do të eliminojë nevojën për ekspertizë të specializu­ar nga sektori privat për hartimin e propozimev­e të pakërkuara dhe do të rrisë cilësinë e studimeve.

Përvoja e fituar, problemati­kat e dala nga zbatimi i projekteve PPP, deri tani, zbatimi me rigorozite­t i akteve te reja ligjore, mbajtja në vëmendje të vazhdueshm­e e implikimev­e dhe rrisqeve fiskale që ato mbartin, shtojnë garancitë për suksesin e zbatimit të këtyre projekteve.

 ??  ??
 ??  ?? Vlera e koncesione­ve sipas sektorëve, viti 2018- 2019
Vlera e koncesione­ve sipas sektorëve, viti 2018- 2019
 ??  ?? Figura 1: PPP në tregun Europian 1990- 2016
Figura 1: PPP në tregun Europian 1990- 2016

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania