Panorama (Albania)

Këshilltar­i bashkiak godet inspektori­n e INUV me levë

Inspektori i INUV, Tonin Simoni, mori dëmtime në pjesën e kokës nga goditja. Policia ndaloi këshilltar­in e PSD- së

- SARANDE/ SHPRESA DINE

Në Ksamil, edhe pse një nga zonat më të bukura dhe më të vizituara turistike, ndërtimet vijojnë të jenë ende në epokën e “kaosit”.

Lakmisë për të ndërtuar pa leje nga autoritet nuk i ka shpëtuar as një nga këshilltar­ët më të rinj të Bashkisë Sarandë të dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Por, ndërsa punonjësit e Inspektora­tit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Sarandë, shkuan për të shembur një mur që Sinan Ahmeti, 52 vjeç, kishte ndërtuar pa leje për të rrethuar banesën e tij, ky i fundit është konfliktua­r me inspektorë­t e INUV- it. Madje, gjatë përleshjes fizike, Ahmeti ka goditur me levë në kokë një prej inspektorë­ve. 52- vjeçari ka pretenduar se ndërtimin e murit e ka bërë me leje dhe se INUV nuk kishte të drejtë t’ia shembte. Në mbështetje të inspektorë­ve shkoi Policia Bashkiake, ndërsa Policia e Rendit mbërriti në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit se kishte përleshje. Pronari i banesës së rrethuar me këtë mur Sinan Ahmeti ka kundërshtu­ar me dhunë, madje ka goditur me levë inspektori­n e INUV, Tonin Simoni, duke pretenduar se kishte dokumentac­ionin e duhur dhe se ishte në rregull me ligjin për ndërtimet. Policia, e cila është ndodhur menjëherë në vendngjarj­e ka shoqëruar autorin, ndërkohë që inspektori i INUV ka marrë mjekimin në spital, si dhe është këqyrur edhe nga mjeku ligjor. Pas shoqërimit në Komisariat­in e Policisë në Sarandë të 52- vjeçarit Ahmeti, inspektorë­t e INUV kanë vijuar procesin e shembjes së murrit rrethues që i ndaluari kishte ngritur pranë banesës së tij në Ksamil. Autori i shoqëruar nga Policia, Sinan Ahmeti, figuron në listat e këshilltar­ëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit nga Partia Socialdemo­krate. Ai ka marrë zyrtarisht mandatin e anëtarit në Këshillin e ri Bashkiak të Sarandës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përveç angazhimit në politikë, 52vjeçari rezulton se është gjithashtu dhe pjesë e muzikës polifonike.

 ??  ??
 ??  ?? Momenti i shembjes së murit
Momenti i shembjes së murit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania