Panorama (Albania)

Nis boshatisja e Teatrit Kombëtar, aktorëve u ndalohet hyrja

Budina: Ky Teatër është dëshmi e shkeljeve të mëdha ligjore që bëhen në këtë vend. Përse duhet ta shkatërroj­në?!

- ANILA DEDAJ

Nuk janë regjisorë e as artistë, vizitorët që shkyçën ditën e djeshme dyert e Teatrit Kombëtar preferojnë të mos tregojnë se kush i sjell.

Shumica janë gra, është bërë tipike tanimë që në "ballinë" të situatave që ngjallin reagime të forta të shohim figurën femërore. E mohojnë se janë duke paketuar e zhvendosur objektet e Teatrit, por artistë e aktivistë të Shoqërisë Civile që kanë mbërritur më herët në agore, sepse të hyjnë brenda godinës as ata dhe as media nuk lejohen, tregojnë se nëse do të ishin vonuar edhe disa minuta, ndoshta sendet e zhvendosur­a do të ishin më të shumta. Një makinë civile duket se ka ndihmuar në procesin e boshatisje­s. Edhe pse disa prej objekteve i shohim të braktisura nxitimthi në oborrin e Teatrit ( artistët kujdesen që të mos bien në duar të gabuara), punonjësit mohojnë vazhdimish­t: "Nuk kemi asnjë urdhër, as nuk kemi paketuar e as kemi zhvendosur". Duken të trembur, ata për fatin e tyre nëse thonë diçka që nuk duhet dhe të tjerët për fatin e Teatrit. Edhe pse akuzat e para i shkojnë Ministrisë së Kulturës, kjo e fundit mohon të ketë gisht. Situata është e ngjashme me atë të heqjes së germave, askush nuk merr përgjegjës­i, askush nuk përgjigjet e mbi të gjitha, përsëri nuk ka një shkresë, një urdhër zyrtar.

Disa nga punonjëset nxitojnë të kyçin dyert, ndërsa brenda vijon "të punohet". "Asgjë nuk po ndodh, po bëjmë disa rregullime të sendeve", thotë njëra prej tyre dhe largohet disi e ndrojtur, jo nga mediat, sa nga artistët që janë aty, jo të panjohur edhe për të. Regjisori Edmond Budina qëndron përballë derës kryesore. Ai sillet miqësisht me ta, përpiqet të kuptojë. "Nuk kanë faj, ashtu i kanë urdhëruar", thotë. Në duar mban dy objekte të rekuizitës. "Këtë e kam përdorur te ' Luiza Miller'...", rrëfen duke treguar një nga objektet. Emocionohe­t. Është një nga shfaqjet, së cilës si shumë të tjerave në këtë godinë i është dedikuar me shpirt. Tregon se e prek, po edhe e revolton mënyra se si po bastiset Teatri, se si po braktisen copëza nga historia e tij, si të mos kishin asnjë vlerë. "Këto i ngrita unë, ishin përtokë. Dy shpata i ka Kastrioti", shton regjisori.

Ndërkaq, askush nuk e lejon të bëjë hapa në brendësi të godinës, ku ka punuar prej më shumë se 2 dekadash, që prej ' 74- ës. Edhe pse u mëshon vlerave historike e kulturore të këtij objekti, natyrshëm del në pah lidhja shpirtëror­e e artistit me Teatrin. Duket gati si një i afërm i shqetësuar, për një të sëmurë lënë në duart e mjekëve rastësorë, që pak duan t'ia dinë për betimin e Hipokratit. Dera e jeshiltë e pengon të shikojë se ç'po ndodh. "Është po e njëjta qëkur për herë të parë nisa të punoja në këtë Teatër. Është pjesë e asaj arkitektur­e të jashtëzako­nshme, që në fakt nuk u ndërtua sipas tekave të Giulio Bertes, por sipas dizenjimit që bëri piktori i famshëm italian, Giorgio de Chirico. Kështu që kjo arkitektur­ë, kjo derë si pjesë e saj ka një vlerë, është e vetme në llojin e vet dhe ne duam ta shkatërroj­më. Këtu hyn në mes kriminalit­eti, interesat e vogla të politikanë­ve dhe mafies shqiptare, pasi ky truall vlen shumë e me të duan të pastrojnë paratë e pista", shprehet Budina për mediat.

Artistëve iu është ndaluar të hyjnë në Teatrin Kombëtar edhe para ngjarjes së djeshme. Ndoshta dikush mund të thoshte se gjendja kritike, fillimisht 99% e parikonstr­uktueshme ( e më pas 90%, shifër më e besueshme), mund të rrezikonte jetën e tyre. Por ajo e punonjësve të ngarkuar "për të bërë rregullime" apo e aktorëve që kanë bërë prova për shfaqje edhe pas vendosjes së drynit, me siguri që nuk vlen më pak. "Desha të bëj një intervistë para pak kohësh dhe nuk më dhanë leje për të xhiruar në skenën ku unë u rrita. Ky teatër është dëshmi e shkeljeve të mëdha ligjore që bëhen në këtë vend. Presidenti e ktheu ligjin special për dy herë radhazi, atëherë përse duhet ta shkatërroj­në?! Më vjen keq edhe për ata socialistë, që në radhë të parë duhet të mendojnë për kulturën", thotë Budina.

Më herët, artistët e pranishëm kanë mundur të vërejnë e fotografoj­në objekte të paketuara dhe ky akt, sipas tyre, rrëfen vetë lakminë e rizgjuar të pushtetarë­ve. Regjisori Kastriot Çipi u bëri dje thirrje bizneseve që të mundësojnë monitorimi­n e kësaj godine për 24 orë, pasi sipas tij, Teatri gjatë këtyre ditëve mund të preket nga ndonjë zjarr rastësor apo incident tjetër.

 ??  ??
 ??  ?? Regjisori dhe aktori, Edmond Budina, dje përballë derës së Teatrit Kombëtar
Regjisori dhe aktori, Edmond Budina, dje përballë derës së Teatrit Kombëtar
 ??  ?? Imazhe nga ambientet e brendshme të Teatrit
Imazhe nga ambientet e brendshme të Teatrit
 ??  ??
 ??  ?? Punonjësit, që paketuan dhe zhvendosën sende nga Teatri Kombëtar
Punonjësit, që paketuan dhe zhvendosën sende nga Teatri Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania