Panorama (Albania)

Basha nuk ndryshon qëndrim: Zgjedhje të lira pa Edi Ramën

“Qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

“Në Vjenë, me përfaqësue­sit e lartë të OSBE, ndamë shqetësimi­n për krizën dhe qëndrimin e pandryshua­r të opozitës së bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, nuk tërhiqet nga kërkesat e opozitës së bashkuar për largimin e Ramës si Kryeminist­ër dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Në Vjenë, ku ka takuar përfaqësue­s të lartë të OSBE- së, kreu i opozitës shprehet se ka ndarë me ta shqetësimi­n për krizën në vend, si dhe qëndrimin e pandryshua­r të opozitës së bashkuar. “Në Vjenë, me përfaqësue­sit e lartë të OSBE, ndamë shqetësimi­n për krizën dhe qëndrimin e pandryshua­r të opozitës së bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve”, shkruan Basha në “Twitter”. Kjo deklaratë e Bashës vjen si qëndrim i konsolidua­r tashmë i opozitës pas protestës së 8 korrikut dhe zgjedhjeve të 30 qershorit. Në disa dalje, përfaqësue­s të opozitës, përfshirë dhe Lulzim Bashën, në një përpjekje për të krijuar një klimë komunikimi, nuk artikuloi largimin e Kryeminist­rit Rama si kusht për gjetjen e një zgjidhjeje politike të krizës. Madje, kjo deklaratë ishte e qartë dhe në protestën e parë që opozita zhvilloi para Kryeminist­risë një javë, pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, kur kryedemokr­ati kërkoi daljen para drejtësisë të atyre që dolën në përgjimet e dosjes “184” të zgjedhjeve në Dibër. “Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtar­ë, por si përgjegjës. Vetëm kjo e shpëton të ardhmen europiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanë­ve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit. Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë ata që vodhën votat e shqiptarëv­e, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje, do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë. Asnjë marrëveshj­e politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave”, deklaroi kreu i PD- së në protestën e 8 korrikut. Partia Demokratik­e ka nisur përgatitje­t për një sezon të nxehtë politik në vjeshtë. Kreu demokrat, Lulzim Basha, i cili përshëndet­i dekretin e Presidenti­t Meta për datën 13 tetor, ka kërkuar riorganizi­min e partisë në të gjithë strukturën e saj. Ish- deputetët dhe forumet drejtuese kanë marrë porosi të drejtojnë riorganizi­min e PD pasi sipas Bashës, në shtator do të ketë zhvillime të forta politike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania