Panorama (Albania)

Bashkitë e djathta, me dy kërkesa në Kushtetues­e

Zgjedhjet e 30 qershorit dhe regjistrim­i i Bindjes Demokratik­e

- Voltana Ademi

Shoqata e Kryebashki­akëve të Shqipërisë dorëzoi dje në Gjykatën Kushtetues­e kërkesën për ligjshmëri­në e votimeve të 30 qershorit. Kryebashki­akja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se ankimi i dorëzuar në Gjykatën Kushtetues­e lidhet me mbajtjen e zgjedhjeve pa dekret të Presidenti­t dhe po ashtu, edhe me regjistrim­in e Bindjes Demokratik­e jashtë afatit. Ndërkohë, Partia Demokratik­e ka kallëzuar penalisht gjithë administra­tën zgjedhore që u angazhua me procesin e 30 qershorit në Lezhë. Kryetarja e Kryebashki­akëve të Shqipërisë, Voltana Ademi, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetues­e kërkesën për interpreti­min e ligjshmëri­së së zgjedhjeve të 30 qershorit. Në prani të avokatit që përfaqëson këtë çështje, Jordan Daci, kryebashki­akja e Shkodrës tha se shpreson që shqyrtimi i këtij rasti të bëhet menjëherë pas ngritjes së Gjykatës Kushtetues­e. Ademi theksoi se argumentet e kërkesës së dorëzuar në Gjykatën Kushtetues­e lidhen me mbajtjen e votimeve në një datë të anuluar nga Presidenti dhe pjesëmarrj­en në proces të Partisë Bindja Demokratik­e, e cila ishte regjistrua­r jashtë afateve. “Kemi referuar në Gjykatën Kushtetues­e kërkesën me objekt konstatimi­n antikushte­tues të procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor. Objekti i dytë ka lidhje me certifikim­in e kushtetuts­hmërisë të veprimtari­së së Partisë Bindja Demokratik­e, lidhur me regjistrim­in e saj në zgjedhjet e 30 qershorit me argumentet që tashmë dihen. Dekreti i Presidenti­t duhej të merrej në konsiderat­ë. Shpresojmë që në momentin e parë që Gjykata Kushtetues­e të jetë në punë dhe të funksionoj­ë, të mund të fillojë menjëherë gjykimin e një çështjeje me rëndësi. Edi Rama të mos pengojë dhe kjo gjykatë të ngrihet sa më shpejt dhe të mos fusë duart në emërimet që do të realizohen. Shpresojmë që gjykata të marrë sa më shpejt në shqyrtim këtë çështje. Ne po veprojmë në mënyrë institucio­nale. Të gjithë ne kryetarët e bashkive apo subjektet e interesuar­a, kemi bërë atë që e kemi gjykuar që është e drejtë”, tha Ademi. Më herët, Partia Demokratik­e ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori për akuzën e krimeve zgjedhore për të gjithë komisioner­ët dhe numëruesit e angazhuar në votimet e 30 qershorit edhe në Bashkinë e Lezhës. Në padi kërkohet nisja e hetimit për 10 vepra penale nga falsifikim­i i dokumentev­e dhe rezultatit zgjedhor, deri te kanosja e zgjedhësve. Opozita bën me dije se administra­ta zgjedhore ka kryer veprime të rënda e të paligjshme në kundërshti­m me dekretin e Presidenti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania