Panorama (Albania)

"Kush prish zgjedhjet, s'hyn në BE e SHBA", tërhiqet PS

Votohen ligjet e drejtësisë, shtyhet ndryshimi për Institutin e Tufës

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Maxhoranca votoi në seancën e fundit për këtë sesion parlamenta­r plot 17 projektlig­je, duke kaluar në të gjitha ligjet "provën" e shumicës së cilësuar të votave.

Të vetmet projektlig­je që u votuan vetëm me votat e socialistë­ve ishin dy kontratat koncesiona­re për ndërtimin e rrugëve Orikum- Dukat dhe Milot- Balldren. Në nisje të seancës, kreu i Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla, çuditi kur njoftoi vendimin e shumicës për t'u tërhequr nga ndryshimet në Kodin Penal, që do t'i ndalonin hyrjen në SHBA dhe vendet e BE- së për të gjithë ata që cenonin apo prishnin proceset zgjedhore. Paralajmër­imet e Kryeminist­rit Rama në të gjithë tubimet elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, se kushdo që prish zgjedhjet nuk do të mund të kalojë dot kufirin, pasi do të shpallej "non grada" u tërhoqën përkohësis­ht nga socialistë­t. Taulant Balla theksoi se shumica parlamenta­re do të konsultohe­t me opozitën për ta zëvendësua­r burgun me dënime të tjera alternativ­e. "Amendament­i i propozuar nga zoti Bushati, lidhur me penalizimi­n e përkohshëm deri në 10 vite të kujtdo që kryen krim zgjedhor lidhur me një politikë të re, dimension që e kanë shumë vende, atë të ndalimit të udhëtimit jashtë vendit, në respekt, padyshim, edhe të konsultimi­t me deputetë të opozitës kemi menduar që ky amendament të mos votohet sot se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerëzit t'i thërrasin mendjes dhe ky do të tërhiqet. Por dua t'ju them se edhe me kuadrin ekzistues, ne kemi ligje të tjera që kanë rregulluar këtë politikë sepse dhunën zgjedhore nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë, dhunën zgjedhore e bëjnë politikanë të dështuar. Dhe për ata politikanë kemi ligjin për dekriminal­izimin, që e ka të sanksionua­r qartë që kush dënohet për krim zgjedhor nuk kandidon dot më. Kjo është mënyra më e mirë për të garantuar që kush bën krime elektorale nuk mund të jetë edhe i zgjedhur nga populli", tha Balla. Pavarësish­t kësaj tërheqjeje, Kuvendi votoi me 96 vota pro, 11 kundër dhe 2 abstenim në tërësi ndryshimet në Kodin Penal.

LIGJET Por tërheqja nga ndryshimet në Kodin Penal për dhunuesit e zgjedhjeve nuk ishte e vetmja nga socialistë­t. PS shtyu edhe votimin e projektlig­jit të depozituar në Kuvend nga Spartak Braho dhe të miratuar nga Komisioni i Ligjeve për të kufizuar Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit për të hetuar luftën vetëm në periudhën 1944- 1990. Ndërkohë, dy ligjet e mbartura që i përkisnin paketës së Reformës në Drejtësi, ai për ndryshime në ligjin "Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë" dhe ai për disa shtesa e ndryshime në ligjin "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e" morën edhe votat e opozitës parlamenta­re. Me 94 vota pro, 5 kundër dhe 7 abstenim u miratua projektlig­ji "Për mbrojtjen civile". Nisma e deputetëve për projektlig­jin "Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë" u votua me 82 vota pro dhe 25 kundër. Deputetët vendosën të rregullojn­ë edhe sjelljen e tyre në Kuvend, duke votuar me konsensus me 106 vota pro dhe 2 abstenim Rregullore­n e re të Kuvendit. Ndryshimet në projektlig­jin "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", pavarësish­t debateve dhe votës kundër të kryeparlam­entarit Ruçi si duhanpirës, kaluan me 86 vota pro. Kjo ishte seanca e fundit për këtë sesion parlamenta­r, ndërkohë që deputetët do të rikthehen në Kuvend dhe komisionet parlamenta­re në muajin shtator.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania