Panorama (Albania)

Rama vizitë në Turqi, takon Erdoganin në pushime

-

Kryeminist­ri Rama është takuar me Presidenti­n turk, Rexhep Tayp Erdogan, në Stamboll. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto me Presidenti­n turk nga rezidenca e tij verore në Marmaris, ku mesa duket ai po kalon pushimet. Por mesa duket kjo nuk e ka penguar Erdoganin që të mirëpresë Kryeminist­rin e Shqipërisë edhe në këtë periudhë. "Në mikpritjen e Presidenti­t Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris", shkruan Rama, ndërsa statusin e shoqëron me një foto nga takimi në rezidencë. Kishte kohë që kreu i qeverisë shqiptare nuk ishte takuar me Presidenti­n turk, edhe pse ata kanë një marrëdhëni­e shumë të afërt mes tyre, madje Rama ka qenë i ftuar nderi dhe në dasmën e vajzës së Erdoganit, në maj 2016. Nuk ka asnjë njoftim për qëllimin e këtij takimi dhe temat e bisedës mes tyre. Premtimi i bërë nga Erdogan për qeverinë shqiptare ishte ngritja e linjës ajrore shqiptare, "Air Albania" dhe ndërtimi i Aeroportit të Vlorës. Tashmë, avionët e "Turkish Air Line" me logon e "Air Albania" kanë nisur fluturimet e tyre me të cilën ka udhëtuar dhe këshilltar­i i Presidenti­t Trump, Rudy Xhuliani, pak ditë më parë me përshtypje­t më të mira. Pritet që të konkretizo­het ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, i cili do ta bënte më efektive dhe linjën e re ajrore "Air Albania" për të operuar në këtë treg me çmime më të ulëta se linjat që operojnë në Aeroportin e Rinasit. Por një tjetër çështje në marrëdhëni­et mes dy vendeve është inaugurimi i Xhamisë së Namasgjasë brenda këtij viti, fillimet e punimeve të së cilës u bënë nga Presidenti Erdogan në 2015- n. Ajo po ndërtohet me financimin e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacioni­t Diyanet ( TDV).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania