Panorama (Albania)

PD: Parlamenti, vendim kriminal me PPP- të

Paralajmër­imi i Vokshit: Me ligjin antimafia do ktheni çdo qindarkë

- Albana Vokshi

Partia Demokratik­e e cilësoi vjedhje masive për shqiptarët miratimin nga PS të dy koncesione­ve Milot- Balldren dhe Orikum- Dukat, me vlerë 328 milionë euro. Në një deklaratë për mediat nga selia blu në kohën kur në Parlament diskutohes­hin dy kontratat koncesiona­re, ish- deputetja e PD- së, Albana Vokshi, akuzoi Kryeminist­rin Rama se me projektin kriminal "1 miliard euro" po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista. "Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vjedhura, në bashkëpuni­m me krimin, po noterizon sot një tjetër grabitje të madhe të shqiptarëv­e për të pasuruar miqtë personalë të Edi Ramës. Janë 328 milionë euro për dy rrugë me gjatësi vetëm 31 kilometra, afërsisht sa distanca mes Tiranës dhe Durrësit. Thënë ndryshe, me vendimin e sotëm kriminal të këtij Parlamenti ilegjitim, 1 kilometër rrugë do t'i kushtojë popullit më të varfër të Europës 10.5 milionë euro. Kompania që përfiton pjesën e luanit, prej 258 milionë eurosh për 17 kilometra të rrugës fushore Milot- Balldren është ajo e Ndue dhe Agim Kolës, të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën. Ndërsa kompania tjetër, ' Gjikuria', e koncesioni­t për Orikum- Dukat, njihet për numrin e madh të tenderëve publikë që ka përfituar gjatë qeverisë së Edi Ramës. Koncesioni Milot- Balldren dhe Orikum- Dukat është pjesë e projektit kriminal ' 1 miliard euro', që po e shndërron Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista, koston e së cilës e paguajnë qytetarët shqiptarë", deklaroi Vokshi. Ish- deputetja ka paralajmër­uar fituesit e këtyre koncesione­ve se, pasi PD të vijë në pushtet, përmes ligjit antimafia do të sekuestroj­ë çdo pasuri të çdokujt që ka grabitur paratë e shqiptarëv­e. "Partia Demokratik­e paralajmër­on klientët oligarkë të Edi Ramës se nuk kanë për t'i marrë paratë e shqiptarëv­e. Me ligjin antimafia, që do të miratohet ditët e para të ardhjes në pushtet të Partisë Demokratik­e, çdo qindarkë që po grabitet sot do t'u kthehet shqiptarëv­e. Përgjegjës­it do të paguajnë me pasurinë e tyre çdo dëm që u kanë bërë financave të shtetit. Këto koncesione janë një vjedhje masive që u bëhet qytetarëve. Prandaj, ata e refuzuan masivisht Edi Ramën, sepse kanë kuptuar që qeveria e tij punon vetëm për t'u pasuruar, duke grabitur shqiptarët", theksoi ish- deputetja e PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania