Panorama (Albania)

Investim në “Misto Mame”, Veliaj: Punojmë përgjatë gjithë verës

-

Edhe pse është piku i verës dhe shumica e punonjësve marrin zakonisht pushimet, Bashkia e Tiranës nuk ndalet me investime e punime në çdo kapilar rruge. Fatin kësaj radhe e kishte zona e “Misto Mames”, në afërsi të ishKombina­tit, ku një bllok banimi është transformu­ar tërësisht. Bëhet fjalë për hapësirën që kufizohet nga rruga “Konferenca e Pezës” – “3 Dëshmorët” dhe rruga “Ali Jegeni”. Teksa inspektont­e punimet, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, përfitoi nga rasti të japë një lajm të mirë për banorët e zonës ngjitur me “Misto Mamen”. “Po përgatisim kopshtin dhe çerdhen e re në Kombinat, pastaj do të fillojmë shkollën e re tek zona e ‘ Astirit’. Nuk ka asnjë dyshim që do të bëhet autostrada e ‘ Astirit’ dhe nuk ka asnjë dyshim që ajo autostradë do t’i nxjerrë të gjithë fitues. Disa do t’i nxjerrë fitues duke u shpronësua­r dhe duke i marrë paratë kesh në dorë, disa do t’i nxjerrë fitues duke qenë në kufi të asaj prone ku do të ketë zhvillime dhe secili do të marrë përqindjen e tij të zhvillimit”. Veliaj shtoi se puna do të vijojë gjatë gjithë verës, në mënyrë që qytetarët kur të kthehen nga pushimet të gjejnë një infrastruk­turë më të mirë. “Ka fushatë, s’ka fushatë, mbaruam zgjedhjet në datën 30 qershor dhe nga 1 korriku e deri më sot do vazhdojmë kështu përditë, edhe gjatë pushimeve të verës, për të rikuperuar kohën e shirave, por sigurisht për të shfrytëzua­r faktin që banorët janë me pushime”. Kryebashki­aku vlerësoi bashkëpuni­min e komuniteti­t për të lëshuar hapësirë nga prona e tyre për ndërtimin e trotuareve dhe bëri thirrje që ky shembull të ndiqet edhe në projekte të tjera, të cilat janë shtrirë në gjithë kryeqyteti­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania