Panorama (Albania)

Rritet nota mesatare për mësuesinë, vitin tjetër 8

Shahini: Kemi mësues në sistem që s’janë në nivelin e duhur

-

Qeveria është e vendosur të marrë nxënësit më të mirë në degët e mësuesisë, duke mos u ndalur në rritjen e notës mesatare dysheme për ata që duan të bëhen mësues.

Reformimi i nisur dy vite më parë caktoi fillimisht notën 7 si kufi, për ata që aplikonin për programet e edukimit. Këtë vit nota mesatare është rritur me 0.5 dhe për 2019- 2020 do të shkojë 8. Këtë e tha vetë ministrja e Arsimit, Besa Shahini, dje gjatë interpelan­cës së kërkuar nga deputetët e opozitës në Parlament. “Sivjet e kemi çuar notën mesatare për t’u pranuar në programe të ndryshme të mësuesisë në 7.5, me idenë që vitin tjetër do ta çojmë në 8. Unë kam nisur punën në ministri në 2017 dhe sugjerimi im ishte që menjëherë të vendosej mesatarja 8. Por kolegët thanë që kjo lëvizje të bëhet gradualish­t, që të adaptohet sistemi me ndryshimet e reja”. Kështu, maturantët që aspirojnë programet e edukimit duhet të mendojnë që tani për të kapur notën mesatare për të fituar të drejtën e garimit.

Nga vendimi i qeverisë për rritjen e notës mesatare nuk preken vetëm ata që aspirojnë një program mësuesie, por edhe maturantët e tjerë, për të cilët kufi nuk do të jetë më nota 6 këtë vit, por 6.5. Arsyeja është e njëjtë. Vetëm ata që kanë bazat kryesore të shkollimit mund të shkojnë në universite­t. Të tjerët mund t’u drejtohen programeve profesiona­le 2- vjeçare dhe të dalin më shpejt në tregun e punës. “Ata që janë të dobët në shkollën e mesme nuk kanë si të përfitojnë nga studimet bachelor. Nuk kanë nevojë të shkojnë në studime të thelluara akademike. Nota mesatare është e domosdoshm­e, me qëllim që të orientohen dhe vetë nxënësit te programet ku mund të përfitojnë”. PSE KY VENDIM “Mbështetja e strategjiv­e në funksion të përmirësim­it të vazhdueshë­m të mësuesve, zhvillimin e arritjeve akademike të studentëve të mësuesisë dhe mbështetja e nismave të ndërmarra në funksion të zhvillimit të arsimit profesiona­l”. Janë këto tri arsyet që i perifrazoi ministrja Shahini, të cilat detyruan qeverinë të rrisin notën mesatare për ata që duan të bëhen mësues. Sipas saj, në Shqipëri ka mësues në sistem që s’janë në nivelin e duhur. Për këtë, sipas ministres që ka vetëm dy vjet në dikasterin e arsimit, përgjegjës janë paraardhës­it e saj, kundërshta­rë politikë. “Arsyeja se përse mësuesit performojn­ë shumë dobët është sepse në kohën kur PD- ja ka menaxhuar sistemin arsimor ka shkatërrua­r tërësisht figurën e mësuesit, duke punësuar mësues në baza partiake dhe kanë hapur universite­te kioska që kanë prodhuar mësues, nganjëherë pa qenë asnjë ditë në shkollë”. Duke mos pasur një mekanizëm për heqjen e mësuesve të dobët nga sistemi, MASR ka vendosur të kujdeset së tepërmi për ata që futen, edhe pse e vetëdijshm­e se kjo masë e vetme nuk mjafton. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm se kush duhet të bëhet mësues, si përgatiten dhe si punojnë në shkollë. Por kjo nuk mjafton. Politikën e më të mirëve e kemi reflektuar edhe në pranimet në universite­t. Fillimisht po rritim notën mesatare për profilet e mësuesisë, që të çojmë porosinë se mësues do të jenë ata që janë më të mirët”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania