Panorama (Albania)

Provimet për punësimin, shtyhet sezoni për mësuesit që licencohen

-

Sezoni i gjatë i testimit të mësuesve që kanë aplikuar për punësim përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” ka shtyrë provimet për mësuesit që kërkojnë të fitojnë licencën. Kjo ka ngjallur zemërimin e këtyre të fundit, të cilët e cilësojnë të padrejtë këtë vendim të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, e cila organizon testimet për ta. Licenca iu jep të drejtën mësuesve që të ushtrojnë profesioni­n për të cilin kanë studiuar në vite, ndaj ndihen të penalizuar, pasi do të duhet të presin së paku edhe një vit shkollor për t’u futur në punë, gjithnjë në rast se iu vjen radha. Çdo vit diplomohen mijëra mësues, për t’u futur më pas në praktikën e detyrueshm­e profesiona­le 1- vjeçare dhe më pas testimi për licencën. Normalisht, provimet e shtetit organizohe­n në dy sezone, i pari përgjatë muajit korrik dhe i dyti në fund nëntori- fillim dhjetori. Por kjo nuk është hera e parë që ndodhin zhvendosje të sezonit të provimeve. Ato kanë nisur nga viti i kaluar, ku shkak u bë numri i madh i mjekëve e infermierë­ve ( gjithashtu profesion i rregulluar me ligj, ashtu si mësuesit), që nuk arritën të testoheshi­n brenda limitit kohor të përllogari­tur. Më pas, zhvendosja e ambienteve të QSHA- së shtyu me disa muaj provimet. Por edhe pse u tha se nga korriku gjithçka do t’i kthehet normalitet­it, nuk ndodhi. “Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimet e shtetit për profesioni­n e rregulluar të mësuesit, të parashikua­r për t’u zhvilluar në muajin korrik 2019, ju bëjmë me dije se provimi i shtetit në mësuesi do të zhvillohet në një periudhë tjetër, për të cilën do të dërgohet njoftimi pranë DRAP- së përkatëse”. QSHA është mjaftuar me këtë njoftim të thatë, në një kohë që kandidatët për mësues mbeten në pritje. Sezoni më i afërt, me gjasë, do të jetë shtatori, kur pritet të mbyllen testimet për mësuesit që garojnë për punë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania