Panorama (Albania)

Kryeprokur­ori i Vlorës, Ardian Ylli, nuk kalon testin e vetingut

-

Workload is estimated at

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it njoftoi dje shkarkimin nga detyra të prokurorit Ardian Ylli, aktualisht drejtues i Prokuroris­ë së Vlorës. Hetimi për Yllin ishte kryer në të tri kriteret, ndërsa probleme u ngritën për pasurinë e prokurorit, i cili gjatë seancës dëgjimore tha se kishte dorëzuar dokumentac­ion dhe rrëzoi pretendime­t e KPK- së. Në fund, prokurori kërkoi konfirmimi­n e tij në detyrë, por duket se shpjegimet dhe provat nuk kanë bindur treshen gjykuese, që vendosi për shkarkimin e tij nga detyra. "Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it njofton se, pas shqyrtimit të dokumentac­ionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 15.07.2019 për subjektin e rivlerësim­it, z. Ardian Ylli , bazuar në ligj vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësim­it, Ardian Ylli, prokuror/ drejtues i Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë", shkruhet në njoftimin e KPK- së. Komisioni në një relacion të gjatë për pasurinë ngriti disa probleme, ndër to edhe një analizë financiare me bilanc negativ për disa vite. "Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI- ja ka dorëzuar një raport me konstatimi­n se deklarimi është në përputhje me ligjin. Ka burime, nuk ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë", tha relatori i çështjes Olsi Komici, i cili shtoi se më tej është bërë një hetim i pavarur për këtë kriter. Ndërkohë, Komisioni bëri të ditur se në dy kriteret e tjera të rivlerësim­it, atë të aftësive profesiona­le dhe pastërtisë së figurës, për prokurorin nuk është konstatuar asnjë problem. Duke iu referuar relacionit, KPK- ja kreu një hetim të thelluar për pasuritë: apartament 108.5 metra katrorë në Durrës, blerë në 1994 për 5 mijë 63 lekë. "Ndaj subjektit është ngarkuar barra e provës për shumat e shpenzuara për rikonstruk­sionin. Por pas shpjegimev­e, Komisioni nuk ka gjetur probleme në deklarimet e prokurorit", tha relatori. Probleme u evidentuan edhe në një shtesë anësore në pallatin ku është apartament­i. "Komisioni ngriti dyshime për vitin kur është bërë kjo shtesë. Sipas prokurorit është bërë në 2007, fiks në vitin që është deklaruar. Në fund të hetimit, KPK- ja nuk gjeti probleme", pohoi relatori. Më tej, ky i fundit vuri në dukje një sërë problemesh të konstatuar­a në një rast për aktiviteti­n e djalit të prokurorit dhe më pas edhe në aktiviteti­n privat të bashkëshor­tes së subjektit.

“BASHKI TË FORTA” - PROCUREMEN­T OF SERVICES NATIONAL TENDER CALL TECHNICAL ASSISTANCE IN MUNICIPAL PERFORMANC­E MONITORING IN THE REGIONS OF LEZHË, KUKËS, DIBËR, ELBASAN, KORCË AND TIRANA

“Bashki të Forta” is a project of the Swiss Agency for Developmen­t and Cooperatio­n, SDC, implemente­d by Helvetas Albania. We are looking for consultanc­y firms able to deliver the following services: Technical assistance to 15- 20 municipali­ties for: improving their budgeting cycle through the use of data on public service delivery; Producing budgetary documents accessible to the public (“citizen budget”) and discussing them with the public

365 effective working days divided among experts over the period 1st of September 2019 to 30 of June 2020. 5th of August 2019.

All applicatio­ns must be submitted at the latest by the For more details on the tendering process download the tender document by opening the link below: http:// bashkitefo­rta. al/ tender/ Tender_ Assistance_ in_ municipal_ performanc­e_ monitoring_ North. docx

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania