Panorama (Albania)

Plagosje dhe falsifikim lekësh, arrestohet i kërkuari

Gjatë operacioni­t u sekuestrua­n 3 armë dhe municion luftarak

- Gjatë arrestimit

Policia e Tiranës njoftoi dje arrestimin e Arben Seferit, i shpallur në kërkim për plagosjen e katër personave në vitin 2017, ndërsa bashkë me të është vënë në pranga edhe shtetasi Xhevahir Marku.

Sipas Policisë, Seferi është drejtues i një grupi kriminal, për të cilin është duke u hetuar për zbardhjen e disa ngjarjeve. Gjatë operacioni­t për arrestimin e këtyre personave, Policia ka sekuestrua­r edhe 3 armë zjarri e municione të tjera luftarake. "Arrestohen dy shtetas, njëri prej tyre kreu i një grupi të strukturua­r kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale. Sekuestroh­en tri armë zjarri dhe municion luftarak", njoftoi Policia.

ARRESTIMI Duke iu referuar burimeve zyrtare, operacioni për arrestimin e Arben Seferit dhe Xhevahir Markut u zhvillua në lagjen "Demokracia" në qytetin e Mamurrasit, ku në momentin e kapjes dy shtetasve u janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip GLOCK, së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarakë, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë. "Në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative për vendndodhj­en e një presoni të kërkuar, kreu i një grupi të strukturua­r kriminal dhe pas një pune të mirorganiz­uar, nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le, në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, u finalizua me sukses operacioni policor ' VERSACE', si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. S., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe Xh. M., 35 vjeç, banues në Fushë- Mëzez, Tiranë", shkruhej në njoftimin e Policisë.

VENDIMI Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin penal të vitit 2017, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara" mbetur në tentativë në bashkëpuni­m dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake" për Arben Seferin. Këtij të fundit i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të Gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale "Falsifikim­i i kartëmoned­have" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

 ??  ?? Materialet e sekuestrua­ra nga Policia
Materialet e sekuestrua­ra nga Policia
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania