Panorama (Albania)

Tentoi t’ia hidhte Policisë Kufitare, kapet shkodrani

I dënuari për drogë ndryshoi identitet për të shmangur arrestimin

- TIRANE

Ishte në kërkim nga drejtësia italiane, kapet në Rinas 40vjeçari nga Shkodra.

Pasi kishte arritur të ndryshonte identiteti­n, nga Nikel në Domi Vuksani, tentoi që të hynte në territorin e Shqipërisë duke udhëtuar me avion nga Italia. Por, gjatë kontrollit nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpuni­m me Interpol Tirana, u zbulua se 40vjeçari ishte person i shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Shkodrani rezulton se është dënuar nga një gjykatë në Firence me 12 vite burg për akuzat “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”. Pavarësish­t se 40vjeçari vijonte të jetonte në Itali, kishte arritur t’iu shmangte karabinier­ëve duke përdorur një emër të dytë dhe duke ndryshuar pamjen. Por, gjatë kontrollit në Rinas, Nikel Vuksani është “tradhtuar” nga shenjat e gishtërinj­ve. Pas konstatimi­t se bëhej fjalë për të njëjtin person që është dënuar në vendin fqinj, Policia e ka arrestuar 40vjeçarin me qëllim ekstradimi­n për në Itali, ku do të duhet të vuajë dënimin me burg. Vuksani mësohet se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombët­ar prej 5 vitesh, pasi dënimi i Gjykatës në Firence për dënimin e tij me 12 vite burg është dhënë që prej vitit 2014. Por, gjatë kësaj kohe mësohet se ka qëndruar i fshehur po në Itali. Pasi ka qëndruar për shumë vite pa u kthyer në atdhe, shkodrani me ndryshimin e identiteti­t ka shpresuar se nuk do të identifiko­het. Ai ka kaluar me sukses kontrollin në aeroportin italian, por plani i tij ka dështuar para Policisë Kufitare të Rinasit. “Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpuni­m me Interpol Tirana arreston në Rinas një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombët­ar për veprat penale ‘ Organizatë kriminale’ dhe ‘ Trafik i lëndëve narkotike’. Arrestohet në hyrje për në Shqipëri 40- vjeçari, i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpuni­m me Interpol Tirana, pas verifikime­ve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40- vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralit­etet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi­n në Itali të shtetasit shqiptar Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër. Shtetasi Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/ Itali e ka dënuar me 12 vjet burg”, bëhet e ditur nga Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania