Panorama (Albania)

Po shembnin një restorant pa leje, sulmohet IKMT

-

Gjatë shembjes së një restoranti të ndërtuar pa leje, punonjësit e Inspektora­tit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë ndeshur me rezistencë­n e disa banorëve. Një ngjarje e pakëndshme është regjistrua­r paraditen e së enjtes në Ksamil. Në kohën kur ishte duke u shembur objekti pa leje me funksion shërbimi, njëri prej poseduesve të objektit ka sulmuar me gurë makinën e IKMT- së duke thyer xhamat. Si përgjegjës për këtë akt, Policia ka ndaluar 65- vjeçarin me inicialet A. I., banor i Sarandës, ndërkohë që IKMT ka kryer kallëzim penal në ngarkim të tij. “Në kohën kur Inspektora­ti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në funksion të detyrave dhe detyrimeve ligjore, ishte duke prishur një objekt pa leje në Ksamil me funksion shërbimi, ka ndodhur një incident. Një prej poseduesve të objektit i është afruar makinës së IKMT- së tip furgon, që gjendej e parkuar disi larg objektit, dhe e ka goditur me mjete të forta, duke thyer dy xhamat e saj. Brenda makinës nuk ka pasur asnjë person. IKMT sqaron se ajo është në krye të detyrës, në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të territorit publik. IKMT ka përgjegjës­itë e saj përpara ligjit dhe publikut. Po ashtu edhe qytetarët duhet të mbajnë përgjegjës­itë e tyre para ligjit dhe bashkëqyte­tarëve. Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT- së dhe as inspektorë­t e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi. IKMT do të vijojë punën e saj. Ftojmë qytetarët të bëhen pjesë e zgjidhjes për hapësirat e përbashkët­a publike, jo pjesë e problemit”, thuhet në reagim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania