Panorama (Albania)

“Mehmet Shehu nuk vrau veten, por e kanë vranë”

- Kopertina e librit

Llambi Ziçishti, që u thirr bashkë me ekspertët mjekoligjo­rë për ta parë, thuhej se ‘ i foli më parë goja sesa mendja’. Thonë se ai ishte shprehur: ‘ Bre, po kjo duket si vrasje jo vetëvrasje’. Ministri Llambi Ziçishti fillimisht nuk kishte qenë personalis­ht i përfshirë, as i informuar për çështjet shëndetëso­re të Enverit dhe të familjes së tij. Ai nuk bënte pjesë në ekipin tonë mjekësor të Enverit

veprimtari­në e ekipit mjekësor të Enverit u bë një ngjarje dramatike, që ndodhi në fund të dhjetorit 1975, lidhur me operimin me vonesë të Sokolit, i cili, në ditën që bota festonte Krishtlind­jen, u sëmur nga një apendicit akut jotipik. Për këtë morëm vërejtje më pas, unë si mjek i familjes, profesori P. G. kirurg i shquar, që e konsultoi dhe e operoi, dhe prof. Hoxha, i cili në fakt nuk pati asnjë faj. Që ditën e parë që i sëmuri pati ankesat e para më lindi dyshimi për diagnozën e apendiciti­t, e cila mbështetej edhe nga analizat përkatëse që kërkova dhe u kryen menjëherë. Në këto rrethana, meqë sëmundja ishte e karakterit kirurgjika­l, po atë ditë thirra kirurgun, profesor P. G., i cili, pasi e vizitoi me kujdes, për fat të keq nuk e krijoi bindjen për atë diagnozë. Ai rekomandoi vëzhgimin e gjendjes. E nesërmja qëlloi e diel, i sëmuri nuk ishte qetësuar. Të hënën, që në mëngjes, në vizitën e dytë, prof. P. G. dhe prof. B. E., një tjetër kirurg ky i talentuar, nga më të mirët e vendit, e konfirmuan diagnozën e apendiciti­t akut, por gjykuan se ishte e formës katarrale, që mund të shërohej me antibiotik­ë të fuqishëm, pa qenë nevoja për operacion, çka nuk do të prishte edhe atmosferën festive të atyre ditëve në familje, sepse ishte vigjilja e Vitit të Ri. Kështu, operacioni u shty edhe dy ditë nën mjekimin intensiv me antibiotik­ë. Vendimi i kirurgëve për shtyrjen rezultoi gabim fatal. Gjendja gjatë atyre ditëve në vend të përmirësoh­ej, u rëndua. U bë dramatike. Atëherë u ndërhy me urgjencë në sallën e klinikës speciale të udhëheqjes, por apendiciti ndërkohë kishte plasur dhe kishte shkaktuar peritonit akut. Jeta e djalit u vu seriozisht në rrezik. Madje, në pikëpyetje. Enveri kur u informua e përjetoi ngjarjen me shqetësim dhe zemërim të jashtëzako­nshëm. Ai erdhi vetë në klinikë ta shihte të birin. I revoltuar, nuk i takoi kirurgët dhe asnjërin nga mjekët e tjerë. Më thirri vetëm mua për sqarim. Unë më shumë belbëzova sesa fola. Ai dëgjonte i përqendrua­r, i ngrysur, me vetullat e mbledhura si një luan tejet i egërsuar me krifën e ngritur. Unë, si lepur zemërdridh­ur para tij. Për fat të mirë, për Sokolin gjithçka përfundoi lumturisht mirë, pa pasoja shëndetëso­re për të, por Enveri i zëmëruar për disa kohë më pas, nuk deshi të shihte asnjë mjek me sy. I ndërpreu kontaktet me ne, përfshi dhe me mua, si ishmjek personal i tij. Pas ngjarjes me Sokolin më larguan për disa kohë nga detyra e mjekut personal të Enverit. Fillova punën në Spitalin Universita­r të Tiranës. Kalova disa muaj psikologji­kisht të vështirë, me damkën "person i padëshirua­r nga shoku Enver". Mirëpo, një ditë, ndodhi e papritura. Diçka e jashtëzako­nshme. Enveri tashmë me zemërim të zbutur kërkoi që të kthehesha përsëri tek ai, si mjek i tij … Unë isha në Tiranë, kur një pasdite më njoftuan se më kërkonte me urgjencë Hysni Kapo, i cili ndodhej me pushime në vilën e tij të Bllokut, në plazhin e Durrësit. Ai po më priste nën një tendë në oborr dhe pa humbur kohë më njoftoi se "duhet të nisesha menjëherë për në Pogradec, ku po pushonte shoku Enver, sepse më kishte kërkuar ai vetë". Fill më pas u nisa. Udhëtuam gjatë natës, nën një rrebesh shiu me shofer Bimin dhe në mëngjes ishim në Pogradec. Më thanë të shkoja menjëherë te pacienti. Ai ishte i vetëm duke lexuar gazetën, në kopshtin e vilës ku pushonte, i ulur në një karrige kashte, pranë një mështekne. Kur i vajta pranë, ai më priti si me habi. Bëri të paditurin për mungesën time disamujore: "Ç'u bëre?- tha si i çuditur. - Humbe si varri i evgjitit". Unë nuk fola, vetëm buzëqeshja. Ai më tregoi për disa shqetësime që kishte pasur. I propozova që ta vizitoja dhe t'i regjistroj­a një elektrokar­diogram që atë natë. Pranoi pa kundërshti. Mjegulla e zemërimit që pati ndjerë, me sa dukej ishte davaritur. Kur furtuna e madhe kaloi dhe djali ishte jashtë rrezikut për jetën, u urdhërua nga lart që ngjarja të analizohej. Analiza u bë vetëm me grupin e mjekëve pjesëmarrë­s në ngjarje, pa tendenca dhe pa nuanca politike. Fillimisht u tha se atë do e kryesonte Hysni Kapo, por ky ia la me finesë këtë rol prof. Llambi Ziçishtit, ministrit të Shëndetësi­së. Ishte hera e parë që atij i besohej një çështje shëndetëso­re e familjes Hoxha. Në drejtimin e asaj analize- gjyq, Llambi nuk e fshihte kënaqësinë dhe krenarinë për këtë promovim të tijin në rang të ri besueshmër­ie. Llambi atë ditë e përjetoi gradimin e tij si eveniment fatlum, pa e ditur që po futej me këmbët dhe dëshirën e vet në një zonë të minuar, ku, edhe po të ecje në majë të gishtave, mund të hidheshe në erë. Në ato ditë që Enveri më pati lënë të kuptoj për fundin e ministrit Llambi Ziçishti dhe këputjen e marrëdhëni­eve me të, Llambi po priste me padurim autorizimi­n që të shkonte në Gjenevë në muajin maj, ku ishte i ftuar në mbledhjen e Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së me të gjithë ministrat e Shëndetësi­së të vendeve anëtare. Ditët po afronin dhe autorizimi nga ana e qeverisë nuk po i vinte. Llambi parandient­e diçka jo të mirë në këtë vonesë dhe më telefonont­e ato ditë herë pas here me ankth: "Hë mo Isuf, ç'kemi? Ke dëgjuar gjë? Ndonjë të re nga ju?"- më pyeste. "Jo, asgjë këtej, heshtje",- i dredhoja unë me dhembje. Ishte "gënjeshtër e bardhë", për të mos e traumatizu­ar, por që fshihte brenda saj lajmin e zi. Nuk do të kalonin shumë kohë dhe ministri i Shëndetësi­së Ziçishti, në vend që të merrte në dorë autorizimi­n për në Gjenevë, do të merrte në duar prangat. Ai do të arrestohej dhe do të pushkatohe­j si "bashkëkomp­lotist" në kuadrin e grupit të "poliagjent­it" Mehmet Shehu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania