Panorama (Albania)

Njeriu që fluturon në fshatin e Bocellit, pjesë e “çmendurisë” Dua Lipa dhe i biri

“Spektakël inovativ, që do të marrë simbolikis­ht për dore publikun në brendësi të skenografi­ve të rralla lëvizëse”

-

Ideja e një njeriu të aftë për të fluturuar e ka joshur gjeniun italian që dëshironte të thyente limitet, të tejkalonte mjeshtrit e mëdhenj për ta bërë kujtimin e tij të pavdekshëm.

E nëse Brunellesc­hi asokohe kishte sfiduar lartësitë me Katedralen e Firences, për të shkuar më tej Da Vinci u përqendrua te fluturimi.

Mund të thuhet se ia arriti qëllimit, atij për të mos u harruar. Sot 5 shekuj më vonë, njerëzit e kujtojnë me admirim për gjenialite­tin e tij; për “Xhiokondën”, “Damën me vëth perle”, “Darkën e fundit” dhe vepra të tjera elitare.

Në edicionin e 14- të të “Teatrit të heshtjes”, këngëtari i njohur Andrea Bocelli i bën homazh e si të ftuar specialë përfshin në këtë ngjarje artistike krahas të birit, Matteos, edhe shqiptaren e Kosovës, Dua Lipën.

Në Lajaticio, provincën e Pisas, ku Bocelli u lind dhe u rrit, prej pak ditësh pranë amfiteatri­t sugjestiv në mes të kodrave, vizitorët i pret një skulpturë e shndritshm­e 15 metra e lartë. Një njeri i çeliktë, gati për fluturim, i realizuar nga artisti Daniele Basso, që mbart idenë e lirisë. “Në krahët e lirisë” është titulluar edhe ky edicion, që do të mbahet gjatë 3 mbrëmjeve, nga 25- 27 korrik.

Homazhi ndaj Da Vincit ndihet edhe në posterin promociona­l të “Teatrit të heshtjes”, ku Bocelli fluturon mbi re, falë një kali me krahë ( Të jetë vallë zëri i tij, që sfidon edhe verbërinë duke e bërë të prekë qiellin në hapësira skenike gjigantesk­e?!). “Në krahët e lirisë” shpreh pikërisht vullnetin për të mos u ndalur nga kufizimet, për t’i dhënë vetes mundësinë për të tejkaluar barrierat dhe pse jo, për të besuar në ëndrrën leonardesk­e: edhe njeriu mund të fluturojë.

Gjatë mbrëmjeve koncertale, Bocelli do të arrijë të tilla fluturime sonore në duetet me të birin, me këngën “Fall on me”, që e bëri Matteon të njohur në skenën ndërkombët­are të muzikës pop.

Ndërsa surprizën për praninë e Duas ( 27 korrik), më të cilën do të duetojë dhe prezantojë “If only”, Bocelli e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale:

“Spektakli është menduar si një eksperienc­ë gjithëpërf­shirëse, që do të ripropozoj­ë kompozitor­ët më të mëdhenj të operës, këngët më të dashura dhe ‘ klasikët’ më popullorë. Po ashtu, inovativ do të jetë edhe formati, që do të marrë simbolikis­ht për dore publikun në brendësi të skenografi­ve të rralla lëvizëse”, shprehet Bocelli.

Entuziazmi­n për këtë ngjarje nuk e ka fshehur as Dua, e cila u premton fansave të saj se “do të jetë një mbrëmje magjike”.

 ??  ?? Në vendlindje­n e Bocellit, skulptura nga Daniele Basso
Në vendlindje­n e Bocellit, skulptura nga Daniele Basso
 ??  ?? Këngëtari Andrea Bocelli
Këngëtari Andrea Bocelli
 ??  ?? Këngëtarja Dua Lipa
Këngëtarja Dua Lipa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania