Panorama (Albania)

“KYOTO ANIMATION”

-

“Kyoto Animation” është themeluar në vitin 1981 dhe njihet për filma që janë shitur dhe dubluar në vende të shumta të botës si: “Melankolia e Haruhi Suzumiya”, “Lucky Star”, “K- On!” etj.. Ndërkohë që zjarri është vendosur në studion kryesore të punimeve mbi prodhimin e filmave të animuar, zyrat qendrore të kompanisë janë në Uji Siti, Kyoto, rreth 20 minuta larg nga studiot. shëm pranë ndërtesës dhe më pas i ka vënë flakën asaj. Ai është arrestuar dhe disa media raportojnë se është gjithashtu një nga të lënduarit në këtë ngjarje. Zjarri ka nisur në ndërtesën e “Studio 1” të “Kyoto Animation”, një nga prodhimet më popullore “anime” në Japoni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10: 00 të mëngjesit të së enjtes, me orën lokale, dhe banorët që jetojnë pranë studiove thanë se kanë dëgjuar zhurmën e një shpërthimi dhe kanë parë tym duke dalë nga ndërtesa. Një prej dëshmitarë­ve deklaroi se e ka dëgjuar personin që vuri flakën duke bërtitur “Vdisni”. Ende nuk dihet se pse personi në fjalë i ka vënë zjarrin ndërtesës. Bashkëthem­eluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Hideaki Hatta, u tha reporterëv­e se prej disa vitesh, në këtë kompani shpesh dërgoheshi­n kërcënime me vdekje për të gjithë studion, por nuk arrin ta kuptojë arsyen dhe se nuk mundet ta besojë që situata arriti deri këtu. Pas ngjarjes, fansat e filmave të kësaj kompanie kanë krijuar një hashtag “# prayforkyo­ani” në “Twitter” dhe vazhdojnë të dërgojnë ngushëllim­et e tyre në faqen e kompanisë apo të agjencive të lajmeve ku raportohet ngjarja. Ngjarja është konsiderua­r si një ndër tragjeditë më të mëdha të kohëve të fundit në Japoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania